web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debatet për Reformën Zgjedhore/ PD sfidon mazhorancën 

1 Qershor 2020, 13:13, Politikë CNA

Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, tha në rubrikën ?Opinion?, në Neës24, se nuk ka asnjë kusht apo kërkesë të re nga opozita për Reformën Zgjedhore.

Sipas Kasos, opozita i ka bërë të qarta propozimet dhe qëndrimet e saj që në fillim të procesit dhe tani është mazhoranca që po tërhiqet.

?Reforma Zgjedhore është pika kyçe në kushtet e BE për integrimin, që kërkonte dhe dakordësinë e opozitës. Nuk kemi asnjë dyshim, që edhe kur të dakordësohet reforma, mazhoranca me në krye Edi Rama do tentojë të shtyjë në dorë zgjedhjet. Ne jemi ulur që të bëjmë një reformë të përbashkët dhe ta bëjmë shpejt.
Predispozita jonë ka qenë, të gjitha parakushtet nga ana jonë kanë qenë. Gjithçka ishte e konkluduar, në tryezë prje muajsh janë të gjitha paketat e zgjidhjeve. Kemi shkuar me zgjidhje maksimaliste dhe zgjidhje të tjera kompromisi. Ajo që ka qenë është fakti që ata që janë kapur me zë e figurë duke vjedhur votat janë tërhequr në momentet e fundit nga konsensusi. Janë tërhequr, pasi e kanë provokuar disa herë tryezën e dialogut. Ishte një consensus që një ditë jepej nga mazhoranca dhe ditën tjetër tërhiqej.?-tha Kaso.

Më tej ai sfidoi publikisht mazhorancën, ndërsa theksoi se ka zero kushte të reja nga opozita.

?I sfidoj publikisht të vijnë këtu e të na sqarojnë çfarë kuptojnë me propozime të reja. Sqaroj se ka zero kushtet të reja nga opozita në tryezë. Problematikat që ka ngritur opozita kanë qenë aty që në fillim. Për sa i përket parimeve, kërkesave, opozita s?ka çeduar asnjëherë dhe ka bërë zero kërkesa të reja në treyzën e dialogut. Për të hir të konsensusit kemi dhënë dakordësi për një sërë paketash të lidhura me njëra-tjetrën. Për identifikimin biometrik mazhoranca dha dakorëdësi dhe u tërhoq në fund. Opozita nuk kërkon garanci të tjera, gjëra për veten e vet, por gjërat që Kodi Zgjedhor i ofron, të mos çedojnë.?-u shpreh Kaso.





Lajmet e fundit nga