“Varfëri kudo”/Basha në Kombinat: Ky realitet i neveritshëm duhet të ndryshojë
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në zonën e Kombinatit ku...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar në lidhje me debatet për Reformën Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediar, Komiteti Shqiptar i Helsinkit thekson se përfaqësuesit e këtij Këshilli në radhët e mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare, nëpërmjet dialogut dhe konsensusit konstruktiv, do të arrijnë në rezultate konkrete që do të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve që kërkohen në përputhje me aktet ndërkombëtare.
?Siç dihet, ushtrimi i së drejtës për të zgjedhur dhe për t?u zgjedhur përbën një të drejtë themelore të sanksionuar në Kushtetutë dhe në aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë. Kjo është edhe arsyeja që Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në përmbushje të misionit të tij, është angazhuar vazhdimisht në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore, prej vitit 1996. Monitorimi i zgjedhjeve ka qenë gjithashtu objekt i veprimtarisë së organizatave të tjera jofitimprurëse të njohura në vendin tonë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka ndjekur me anë të medias, ecurinë e disa prej zhvillimeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. KShH shpreson se përfaqësuesit e këtij Këshilli në radhët e mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare, nëpërmjet dialogut dhe konsensusit konstruktiv, do të arrijnë në rezultate konkrete që do të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve që kërkohen në përputhje me aktet ndërkombëtare, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
KShH, edhe më herët ka vlerësuar se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në zgjedhjet e fundit vendore nuk u përmbush.?-thuhet në deklaratë.
KShH ka shprehur gjithashtu shqetësimin se pavarësisht nevojës për dialog dhe konsensus të gjerë midis forcave të ndryshme politike, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk duhet të jenë monopol i partive politike. KShH ka bërë thirrje për të shmangur konsultimin formal dhe për të dëgjuar efektivisht mendimin e grupeve të interesit, ekspertëve, si dhe organizatave dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
?Deri në fund të shkurtit të këtij viti, KShH dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile, janë njohur me draftet e dërguara nga ekspertët teknikë të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, për të cilat kemi parashtruar verbalisht dhe me shkrim disa sugjerime, në përputhje me kohën dhe afatet e konsultimit publik, të cilat kanë qenë relativisht të ngushta.
KShH konstaton me keqardhje se me krijimin e Këshillit Politik, pavarësisht rëndësisë që ky Këshill mbart në drejtim të dialogut dhe konsensusit sa më të gjerë politik, u shmang çdo konsultim me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit. Në fakt u veprua në mënyrë të mbyllur, me përjashtim të deklaratave verbale të bëra në media, nga përfaqësues të këtij Këshilli.
Në parim, pjesëmarrja në procese vendimmarrëse do të thotë mundësi për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, median, biznesin, universitetet dhe palët e tjera të interesuara për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe ligjeve, nga të cilat ata preken në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Pjesëmarrja e qytetarëve nëpërmjet konsultimit publik pasqyron nivelin e demokratizimit të një vendi.
Një sërë organizmash ndërkombëtarë sikurse janë Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës apo Bashkimi Evropian, i kanë dhënë rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së publikut në proceset vendimmarrëse, nëpërmjet hartimit të dokumenteve përkatës, të cilat jo vetëm që paraqesin parimet e përgjithshme rregullatore, por ngrenë edhe instrumente të cilat bëjnë të detyrueshme respektimin e këtyre parimeve.
KShH vëren se praktika e ndjekur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë një praktikë e drejtë, pavarësisht nga qëllimet e mira që Reforma Zgjedhore të përfundonte sa më shpejt. Gjithëpërfshirja dhe konsultimi, si parime të rëndësishme në një demokraci funksionale, janë të domosdoshme dhe përbëjnë shtyllë të rëndësishme për një reformë zgjedhore të plotë, të gjithëanshme dhe në përputhje me standartet.?-përfundon deklarata.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot në zonën e Kombinatit ku...
Sot u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së ...
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, anëtar në Këshillin Politi...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se parashikimet e Ba...
Ambasadorët e akredituar në Shqipëri, duket se janë vënë në ...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman, ...
Ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkon një marrëveshje në Kësh...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha ia ka marë “dorën”...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me...
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin ...
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka uruar të gjithë fëmijë...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar lidhur me Reformën Z...
Opinioni publik, tashmë është i qartë se Reforma Zgjedhore, ...
Dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare janë leksioni më i m...
Gazetari Çim Peka së fundi në rolin e “Nostradamusit”, ka bë...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulkuri shk...
Ditën e djeshme u mbyll pa sukses takimi i fundit i Këshilli...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka folur sot në lid...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...