web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Udhëtoi e infektuar nga Tirana në Sarandë/ Dalin rezultatet e kontakteve të ukrainases

30 Maj 2020, 08:28, Sociale CNA

Dalin rezultatet e kontakteve të afërta të shtetases ukrainase e infektuar me koronavirus e cila qendoi 5 ditë në Sarandë.

Mësohet se rezultatet e kontakteve të afërta të saj, kanë dalë negative.
Negativ ka rezultuar po ashtu edhe bashkëshorti i saj shqiptar. Kujtojmë se ukrainasja theu masat dhe karantinën e detyruar prej 14 ditësh pasi ishte konfirmuar disa ditë më parë me COVID në Tiranë.

Nga një zonë e kuqe si Tirana ajo ka udhëtuar drejt Sarandës.
Saranda nuk ka në listën e ministrisë asnjë të infektuar, pasi ukrainasja është nisur drejt Tiranës./CNA.al





Lajmet e fundit nga