web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kruja “merr frymë”/ Prej tre ditësh asnjë rast pozitiv me koronavirus

26 Maj 2020, 08:18, Lifestyle CNA

Kruja po merr frymë, pasi prej tre ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus.

Izolimi dhe masat e distancimit social duket se tashmë kanë sjellë sukses në Krujë ku për të tretën ditë radhazi në një ndër vatrat më të mëdha të koronavirusit në vend nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Sipas Abc News në 24 orët e fundit janë bërë 22 teste, nga të cilët nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv.

Nga të dhënat e deritanishme nga Instituti i Shëndetit Publik, Kruja është një ndër qyteti i tretë pas Tiranës dhe Durrësit që ka numrin më të lartë të të infektuarve.
Kujtojmë se deri më tani në Krujë janë 27 raste aktive me Covid 19./CNA.al





Lajmet e fundit nga