web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Virusi qarkullon midis nesh”/ Pipero: Është koha më e mirë për tu ekspozuar

25 Maj 2020, 19:19, Lifestyle CNA

?Virusi vazhdon të qarkullojë midis nesh?. Kështu deklaroi mjeku Pëllumb Pipero pak minuta më parë, teksa po fliste për situatën shëndetësore.

Pipero tha se virusi aktualisht po qarkullon me parametra të tjerë dhe është në rënie. Pavarësisht kësaj, infeksionisti theksoi në emisionin ?360 gradë? se ?në këtë periudhë është koha më e mirë për tu ekspozuar?.

?Virusi vazhdon të qarkullojë midis nesh me parametra të tjerë, por ende është një virus me shumë të panjohura. Kur them që është, dua të them se qarkullon, por nuk ka as fuqinë që ka pasur më parë, as virulencën (agresivitetin).

Treguesit e ecurisë së epidemisë dëshmojnë fare qartë që janë të gjithë në rënie. Ne kemi më pak të sëmurë, më pak të shtruar në spital, më pak viktima ose aspak prej disa kohësh. Këta janë indikatorë që më bëjnë mua të besoj se këtij virusi i ka rënë virulenca?, nënvizoi mjeku./ CNA.al





Lajmet e fundit nga