web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi në fazën e fundit të pandemisë”/ Pipero: Pas 1 qershorit të hiqet karantinimi

25 Maj 2020, 13:54, Lifestyle CNA

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se të dhënat e fundit epidemiologjike dhe klinike tashmë tregojnë se COVID-19 thuajse ka hyrë në fazën e fundit.

Pipero sqaroi se qytetarët duhet të shmangin grumbullimet, ndërsa shtoi se sa më shpejt të mundësohet frekuentimi i plazheve, apo pishinave shumë më mirë do të ishte për vendin.

?Të paktën për këtë sezon ne jemi në fazën e fundit të pandemisë. Numri i rasteve pozitive asimptomaik, (pa shenja klinike) është gjithnjë e në ulje. Indikatorët klinik dhe epidemiologjik dëshmojnë që epidemia është e qëndrueshme?, u shpreh ai.

Meku infeksionsit theksoi se pas datës 1 qershor me shumë mundësi karantinimi në shumë vende të rajonit mund të hiqet, gjë e cila sipas tij mund të ndodhë edhe në vendin tonë.

?Indikatorët epidemiologjik dhe klinik mundësojnë hapjen e kufijve tokësor apo shtimin e zonave të gjelbërta, por kjo nuk do të thotë të ftojmë turistët dhe t?i mbajmë në karantinë. Unë do të këshilloja të gjithë resortet, baret, restorantet të respektojnë protokollet, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes.

Në këtë fazë të hapjes qytetarët duhet të shmangin grumbullimet. Edhe pse ekspozimi mundëson përfitimin e imunitetit. Dalja ndihmon jo vetëm në aspektin psikologjik, por edhe në atë shëndetësor. Unë personalisht nuk shqetësohem nga rastet që kemi aktualisht, por do të thoja që të vazhdojmë të hapemi gradualisht. Ekspozimi në këtë periudhë të epidemisë mundëson fitimin e imunitetit?, u shpreh ai, në një intervistë për ?ABC News?./CNA.al





Lajmet e fundit nga