web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri Kombëtar/ Paralajmëron Budina: Nga nesër do ketë surpriza

25 Maj 2020, 16:04, Politikë CNA

Regjisori Rubert Budina paralajmëroi se nga nesër do të ketë surpriza dhe do të bëhen denoncime të forta për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Artisti tha se bashkë me qytetarët do të ngrejnë në këmbë institucionin e protestës, për t?i kërkuar llogari çdo lloj pushteti që do të vijë.

Sipas tij, nuk është vetëm çështja e Teatrit Kombëtar, por shembja e demokracisë.

?Nga nesër do të kemi supriza me të gjitha denoncimet që do të bëjmë, së bashku do t?i ndjekim një nga një. Po punojmë në të gjitha frontet për t?ju bërë të qartë shqiptarëve se në çfarë situate të frikshme ndodhen sot. Ndodhemi mbi palët politike dhe duam të bashkojmë njerëzit rreth kësaj aleance të madhe artistësh e qytetarësh që realisht nëse ngrihemi të gjithë dhe ngrejmë në këmbë institucionin e protestës. Nesër çdo lloj pushteti që vjen do t?i kërkojmë llogari.

Nuk është vetëm çështja e Teatrit Kombëtar, është përtej tij, shembja e demokracisë. Njerëzit e kanë kapur dhe kuptuar këtë mesazh. Është një besim që ne kemi për detyrë të ngjallim tek njerëzit. Ne nuk jemi ajo masa e madhe popullore që sjellim në një ditë demokracinë, por jemi qiri që ndezim shpresën për demokracinë?, nënvizoi Budina.

Nga protesta në Kukës, ai theksoi se sapo të mbledhin protestat do të marrin marshim gjigand në Tiranë.

?Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t?i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë. Demokracia fitohet në shesh. Nuk ëshë politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari?, deklaroi regjisori./ CNA.al





Lajmet e fundit nga