web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po falimentojmë, nuk kemi mbështetje”/ Basha takohet me bizneset në Tiranë

25 Maj 2020, 13:02, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me disa biznese në zonën mes Brrylit dhe Xhamllikut në Tiranë, duke konstatuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike.
Pronarët e tyre shprehen se pagesa shumë e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

?Jemi keq. Shumë keq, shumë shumë keq. S?kemi marrë as pagë lufte. Kam paguar të gjitha taksat, siguracionet, të gjitha. Çfarë mund të bëj me një kioskë kaq të vogël që e kaluan me TVSH?! Nuk kam marrë asnjë mbështetje. Xhiro është shumë e ulët, 60 -70% ulje.?- tha pronari i një dyqani të vogël.

?Mora një mbështetje, e cila nuk më del as për qeranë, 260 mijë lekëshin. Kisha punëtoren, detyrova ta heq sepse nuk e përballoj dot. Tani jam vetëm unë, nga mëngjesi deri në darkë. Do të shikoni vetë gjithë rrugës sesa e trishtë është situata, kanë mbyllur qepenin.- tha pronarja e një dyqani veshjesh.

?E kam dyqanin me qera, 200 mijë lekë. Shpenzimet e muajit më shkojnë 300 e ca mijë lekë bashkë me dritat, taksat, që vijnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për tre muaj mora vetëm 400 mijë lekë nga qeveria. Kam 40 vjet në këtë profesion, por ka ardhur kohë shumë e keqe. Njerëzit nuk kanë më fuqi?, i tha kryetarit Basha një këpucar.

Basha theksoi se ?duhet t?i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t?ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka?.
Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit.
?Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t?i ndryshojmë, nuk do t?i lëmë kështu në mëshirë të fatit?- u shpreh Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga