web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatrin e shembi Rama/ Pse kaq shumë akuza edhe ndaj Bashës?

18 Maj 2020, 08:21, Politikë CNA

Dje në një operacion policor u rrethua Teatri Kombëtar. U larguan mbështetësit që ndodheshin brenda dhe disa prej tyre u prangosën.

Më pas protestës tentoi t?i bashkohej edhe Kryemadhi, në orët e para të mëngjesit, e cila edhe kjo u shoqërua drejt komisariatit. Pas largimit të artistëve apo dhe mbështetësve nga politika, Teatri u shkatërrua. Disa goditje të para shemben menjëherë fasadën.

Gjatë ditës pati tension, protesta dhe përplasje. Shumica e shqiptarëve dje kishin një shije të hidhur. Kishin një lëmsh brenda tyre që donte të dilte jashtë, të shpërthenin kundër Edi Ramës, kundër qeverisë që po tregonte arrogancën me një shkatërrim të panevojshëm, duke përdorur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Një shkatërrim i panevojshëm, i cili mund të ruhej si një ikonë, mund të bëhej një muze.

Një objekt që mund t?i shërbente memories kombëtare të Teatrit e kështu tek Bulevardi i ri, mund të ksihim një tjetër Teatër të ri, apo tek Piramida, e gjetkë.

Por, gjithësesi përtej alternativave teatri u shemb. Urrejtja popullore ndaj Edi Ramës, ishte e paimagjinueshme.

Por, një ?vullkan? kaq i madh ishte ngritur dje edhe ndaj kryetarit të Republikës së re, Lulzim Basha, por edhe ndaj kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

I pari kishte deklaruar se nëse do të shembej Teatri, flaka do t?i vinte në Surrel. E njëjta retorikë e përmendur edhe gjatë protestave vitin e kaluar. Ndërsa Kryemadhi, 48 orë më parë kishte thënë se duhej të kalonin mbi trupin e saj dhe të Lulzim Bashës për të shkatërruar Teatrin.

Nuk ndodhi asgjë. Nuk pati as flakë në Surrel dhe as trupat e Monës dhe të Lulit nuk u preken. Ata ishin në gjumë. Edi Rama shkoi dhe e shkatërroi Teatrin.

Të dy bashkë nuk mund të çonin atje 500 vetë, në një natë kur të dy e dinin se Teatri do të shembej.

Prandaj dhe qytetarët kanë reaguar shumë ashpër, sepse ata premtuan se do ta ruanin Teatrin, por në fakt ai u shemb. Sepse Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shihen si ortakë të Edi Ramës. Si bashkëpunëtorë të tij.

Është e disata herë, që Basha premton dhe zhgënjen. Humb kauza, megjithëse këtë herë në krye të saj ishin artisët dhe intelektualë. Qytetarë të thjeshtë të Tiranës dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët Luli nuk do të mund t?i mbante kurrë nën kontroll. Por, nuk i mbështeti. I la atje tek teatri. Nuk çoi atje askënd. Mendoi se me dy persona do të mund ta mbante Teatrin në këmbë.

NJë urrejtje e madhe edhe për kreun e Republikës së re dhe për shpërthimin e fortë qytetar, dje ndaj tij.

Shumë zëra dje thoshin se nuk duhej ti bëhej opozitë-opozitës. Në fakt përgjigja e shumë njerëzve ishte e menjëhershme. Nuk po i bëhej opozitë opozitës. Por, po i bëhej opozitë qeverisë, asaj qeverie me të cilën Lulzim Basha kishte bërë marrëveshje, dhe u kujtua pas tre vitesh të kërkonte falje për Teatrin, për të përfituar. Por, është po ky Lulzim Bashë, i cili prej një viti braktisi protestat, edhe pse shqiptarëve iu tha se Edi Rama ishte rrëzuar.

Është po ky Lulzim Bashë që nuk hyri në zgjedhje. Zgjedhjet lokale të cilat i dhanë një mazhorancë të plotë Edi Ramës dhe Veliajt për të votuar në Këshillin Bashkiak me 3/5, shembjen e Teatrit. Për të shkuar më tej tek Lulzim Basha që krehu flokët me brilantinë, veshi kostumin dhe ecte mbi rrënojat e tërmetit apo gjatë pandemisë së Covid-19, duke shpallur veten kryeministër dhe duke thënë se nuk do të bërtiste më dhe se nuk do të kishte më protesta. Por, ai do të ishte një kryeministër ndryshe.

E çfarë tha dje, e çfarë tha pardje, e nuk e kujtoi. I harroi të gjitha.

Edhe atë me zjarr, edhe atë që çirrej, edhe atë që buzëqeshte.

Dje ishte një tjetër. Prandaj dhe shqiptarët, ashtu si dhe Ramën sulmonin ashpër edhe Lulzim Bashën.

Ndoshta jo sa kryeministrin, sepse ai është përgjegjësi i shembjes së Teatrit, por në një ngjarje të tillë reagimi qytetar të jetë jo vetëm kundër atij që e ka shkaktuar këtë akt, sepse ka 20 vite që lufton kundër atij Teatri, por edhe opozitës, e cila përfaqësohet nga Basha dhe Kryemadhi, tregon se besueshmëria e tyre në opinionin publik, është një zero me bisht dhe se ata janë bashkëpunëtorë të kryeministrit.

Jo sepse kështu i etiketojnë gazetarët, por sepse kështu mendojnë shumica e shqiptarëve që dje e treguan me reagimin e tyre dhe do ta tregojnë edhe sot në protestë, kur ta çojnë në fund Lulin dhe Monën./ CNA.al





Lajmet e fundit nga