web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goxhaj zbulon si u vra kauza e Teatrit dhe talljen e opozitës/ “Protesta e sotme si ceremoni mortore”

18 Maj 2020, 19:48, Politikë CNA

Avokati Altin Goxhaj deklaron se protesta e sotme e thirrur ishte si një ceremoni mortore e kauzës më të fundit të vrarë natën në errësirë bashkarisht nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha.

Në një analizë, Goxhaj thotë se protesta ishte epilog i maratonës së orteqeve të kontrolluara që organizoi opozita që i dha në dorë Ramës 61 bashki, duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet.

Sipas tij, t?i thuash një populli që po lëngon në rrënim dhe skllavëri hajdeni vrituni për tullat e shembura të Teatrit është tallja më e madhe që ndonjë opozitë mund të ketë bërë.

Avokati thotë se Basha po vret kauzën e artistëve dhe aktivistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, ndërsa sot pretendon se kreu homazhet e duhura duke i ulur sipas rëndësisë “familjarët” dhe “të afërmit” e “Kauzës së Vrarë të Teatrit” përballë varrezës së gurëve.

Ai thekson se Teatri nuk ra në 17 maj të 2020-ës, por në 17 Maj 2017 dhe në 30 Qershor 2019 kur u lidh marrëveshja Rama-Basha dhe u bojkotuan zgjedhjet vendore.

Analiza e plotë e Goxhajt:

Protesta e sotshme e thirrur dje nga Selia e SHQYP ishte si një ceremoni mortore e kauzës më të fundit të vrarë natën në errësirë bashkarisht nga çifti makbethian Rama-Lyli! Epilog i Maratonës së Orteqeve të Kontrolluara që organizoi Opozita Kuislinge një vit më parë derisa ja doli me sukses të varroste 61 demokraci vendore bashkë me EDvErin sipas porosive të Soros në Mars 2019 në Paris!

Dje kur Protesta kulmoi në 10:00 dhe njerëzit shpërthyen në urrejte dhe mllef dhe qytetarët po shtoheshin, erdhi urdhëri nga Agjencia Funerale e Ceremonive Mortore të Kauzave të Vrara në SHQYP që të bëhej thirrje me megafon që të mos lëvizej nga gurët e Teatrit që të mos i nxirrnin robtë gurët Kryeministrisë! Dhe ju e kuptoni shumë mirë që një popull që po lëngon në rrënim dhe skllavëri tu thuash hajdeni vrituni për tullat e shembura të Teatrit kur atyre po u shembet shtëpia, pasuria, e tashmja, e ardhmja, shpresa është tallja më e madhe që ndonjë Opozitë mund t’u ketë bërë robve në Planet! Sps ky Çift “OpozitëKuislinge & Rilindje” është një Virus Unik i marrë nga Komunizmi dhe i modifikuar në laboratorët e Soros dhe nuk është si Coronavirusi sepse Virusi Soros shfaros gjithë kombin, e zhduk nga faqja e dheut!

Kemi 3 muaj që insistojmë se njerëzit duhet ta refuzojnë Diktaturën e-Sanitare të Soros dhe duhet të dalin në rrugë dhe të protestojnë dhe ka 10 ditë që nuk pushojnë më protestat kudo! por si gjthm vjen Lyl Zjarrfikësi dhe i fik duke marrë vendime SHQYPi për të mos u shkul nga gërmadhat e Teatrit vetëm e vetëm që të mos shkohej te Kryeministria sdms dje kur në 10:00 shpërtheu revolta dhe rebelimi!

Varreza Private e Agjencisë Funerale të Rilindjes me seli në SHQYP është biznesi më i suksesshëm i Opozitës dhe për çdo kufomë të Rilindjes drejtori Lyl Sorosi merr pjesën e vet si nga Vrasësi dhe nga familjarët dhe të afërmit e kauzave të vrara pabesisht dhe përbashkërisht derisa të mos ketë mbet këmbë njeriu shqiptari gjallë në këtë vend!

Edhe sot njësoj si Agjencitë Funerale, me seriozitetin profesional dhe dramatik që i karakterizon u kryen homazhet e duhura duke i ulur sipas rëndësisë “familjarët” dhe “të afërmit” e “Kauzës së Vrarë të Teatrit” përballë varrezës së gurëve ku u varros edhe kauza më e fundit si dhjetra dhe qindra kauza te tjera në 7 vjet!

Lyli me të vetët u rrek të na thoshte se po ra teatri ra demokracia (pra po të mos binte teatri do ishim demokraci) ndërsa e vërteta është se kur bie Demokracia dhe instalohet Diktatura bien me teatër, me prona, pasuri e gjë dhe gjithshka dhe njerëzit përfundojnë si skllevër! Por Lyli i Soros kishte për detyrë të re nga Padroni Soros i Shqipërisë që drejtohet nga Satrapi i tij EDvEri, që përgjatë Mashtrimit të Madh të Coronavirusit të shërbente si virus i mpirjes së gjithë shqiptarëve duke e lënë Buldozerin e Rilindjes të kalonte “de jure” mbi shpinën e Lylit por “de facto” dërrmoi shpinën e gjithë shqiptarëve!

Teatri nuk ra në 17 maj 2020 por në 17 Maj 2017 dhe në 30 Qershor 2019 kur Lyli varrosi si Agjenci Funerale 61 demokraci vendore duke ua lënë vendin Komiteteve Ekzekutive Socialiste ku njëri prej tyre thjesht zbatoi detyrën për të cilin e rilindën në Bashkinë Tiranë: varrosjen e kauzës më të fundit, atë të Teatrit! Ashtu siç ka mbushur varrezën opozitare me arkivolet e pavarësisë së gjykatave, apo të karrikeve parlamentare!

Kujtoni se LylVirusi Kuisling u mpiu trutë dynjasë (derisa i zgjuam Ne Qytetarët e Lirë të rrjeteve sociale) duke i mpirë pjesë pjesë trupin e Popullit Shqiptar që të mos ndjehej kur futeshin thikat e vrasjes perfekte nga Rilindja Ortake e Agjencisë Funerale në SHQYP të Vrasjes së Kauzave opozitare, qytetare, lokale dhe kombëtare:

Duke heshtur për kthimin e Kodit Penal në Kod Kriminal AntiKushtetues Rama-Meta me konsensus kuisling opozitar (që të fut në burg nga 1 muaj deri në 8 vjet pse dole nga shtëpia pse bleve bukë, dhe me të cilin po dënohen të gjithë qytetarët protestues në çdo cep të Shqipërisë)

Duke heshtur për vendosjen e gjobave antikushtetuese dhe fasha orare nga telekomanda e Surrelit ku po të mos kishim reagu ne për antikushtetushmërinë e tyre dhe mungesën e publikimit në Fletoren Zyrtare, Rama do të vazhdonte ti vente dhe jo të detyrohej ti amnistonte se s’kish gjykatë të pranojë një gjobë të pabotuar në Fletoren Zyrtare se është e vetmja referencë në gjykatë!

Duke heshtur për ndalimin e protestave (gjobë fikse 50 milionë lekë për çdo organizator që zgjedh Rilindja) që kur të rrahin as të mos qash,

Duke heshtur për derogimin e Shqipërisë (pa proçedurë nga Këshilli i Mnistrave) nga Konventa e të Drejtave të Njeriut (ku tashmë edhe në Gjykatën e Strasburgut është emëru përfaqësuesi i Soros për Shqipërinë nën heshtjen e delegacionit të PD në Asamblenë Parlamentare të CoE)

Duke heshtur për çdo thikë që vrau përfundimisht Lirinë dhe Demokracinë në Shqipëri dhe duke bo retorika qesharake duke lujt si gocat e vogla shpiash duke bo si Kryeministër që po ndan para dhe ndihma të cilat si ka në dorë e nuk tha një gjys fjale 3 muaj për demokracinë që e kishte në dorë sepse kishte një popull të tërë të frustruar!

Ndaj edhe sot, për turpin mendor të të gjithë naivëve dhe pafytyrësinë e maskarenjve që e kuptojnë biznesin e funeraleve por shpresojnë të nxjerrin ndonjë drekë falas në drekat e funeraleve, edhe sot njësoj si dje, të gjithë ulën kokën si delet duke mos lëviz nga gardhi i varrezës së teatrit për të mos shkuar për tu përballur te Kryeministria për ti bindur edhe shpirtrat e fundit të revoltuar mbarë Shqipërisë, se nuk keni asnjë shpresë dhe Rama do i vrasë të gjithë që Drejtori-Ortak i Agjencisë Funerale të SHQYP të ketë punë për ti varros të gjithë!

Sipas teoricienit kinez të Artit të Luftës “Sum Tzu”:

MOS LUFTO KURRË ME NJË ARMIK PËRBALLË NËSE MBRAPA KE NJË TRADHËTAR ME THIKË GATI PËR TË TA NGUL!

HIQ NJË HERË QAFE TRADHËTARIN PASTAJ MERRU ME ARMIKUN PËRBALLË!

Por duket kjo puna e të futmes nga pas ka fillu t’u pëlqejë robve se tashmë nuk është hera e 3të as e 33të por e 333të dhe uo bo robve ves kjo punë!

Ndaj, kam një fjalë për të gjithë ata që po më lexojnë:

Hiqni dorë nga vesi i të ngrënmes nga pas nga Lyli! Boll! Nuk u ngopët?!

Na duhet një Opozitë krejt e re! Le të rri Lyli me brigadat e varrmihësve, guzhinierëve, kamarierëve, shoferëve të Agjencisë Funerale të Kauzave të Vrara në SHQYP në Ortakëri me Rilindjen Vrasëse.

Duhet të organizohemi për të shpëtuar veten ndryshe bëni gati valixhet! Rrezik rrezik Teatri i ri për Teatër këtë herë është bojkoti i zgjedhjeve në 2021 që të bindeni se duhet të ikni (kush ka mbet ende)!

Po pse duhet të ikim ne kur gjithë Shqipëria dhe shqiptarëve u ka ardh në majë të hundës?

Pse të mos bëhemi bashkë kundër grushtit të klyshëve të Soros?

O tani o kurrë (kurrë sepse s’do ketë mbet më kush po nuk shpëtuam tani)!

Ndaj dhe s’kemi alternativë tjetër përveç se të nisim organizimin qytetar politik në një Koalicion të Madh Qytetar Për Shqipërinë!/ CNA.al





Lajmet e fundit nga