Deklarata e prokurorit të Antimafias/ Ish-ministri i Ramës jep alarmin
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Opozita ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Reformën Zgjedhore, i cili një ditë më parë tha se për kufizimin vetëm tek rekomandimet e OSBE/ODIHR-it me sa duket do të sjellin shtyrje të mëtejshme.
Opozita ka dalë kundër qëndrimeve të ramës, pasi sipas tyre ai ka si qëllim të shkatërrojë konsensusin për reformën Zgjedhore.
E-mailet e shkëmbyera mbrëmë nga anëtarët e Këshillit Politik paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur shqetësimin i pari me një e-mail për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të.
?Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE ? ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit?- thuhet në komunikimin elektronik.
Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10:30. Megjithatë, nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë.
?Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një përmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.?- thuhet në e-mailin e dërguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik, duke shprehur keqardhjen që rifillimi i punës me vullnetin për zgjidhje provokohet rëndë dhe shkatërrohet gjithshka me qëllim të mirëpërcaktuar nga kryeministri.
Nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri apo nga deputetja Rudina Hajdari nuk ka pasur asnjë reagim. I vetmi reagim ka qenë ai i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.
?Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.? ? shprehet Bylykbashi.
?Këto qëndrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.
Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qëndrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit?- shkruan Oerd Bylykbashi.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Në monologun e mbrëmjes së djeshme, gazetari Mustafa Nano ës...
Gazetari Artan Hoxha i ka kërkuar llogari në mënyrë të drejt...
Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje...
Industria turistike dhe ekspertët po kërkojnë me ngul hapjen...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur mbrëmjen e sotm...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Ministrja e Kulturës Elva Margariti, ka treguar sot shifrën ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ylli Manjani ka treguar p...
Analisti Dritan Shanoka reaguar lidhur me deklaratat e kryem...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratës së kryemi...
Kryetari i opozitës ka zbritur vetë në terren i pajisur me m...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kryemini...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një inter...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i është përgjigju...
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur për çështjen e nxeht...
Sot në mbrëmje ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka bërë daljen...
Bashkia e Tiranës ka dhënë dy tendera me garë formale për mi...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka dhënë intervistën ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reagu...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...