Çështja e aeroportit të Vlorës/ Gjykata e Tiranës "ngrin" situatën
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur të ngrijë si...
Edmond Stojku, mjek dhe deputet opozitar i parlamentit, ka bërë një shkrim ku adreson atë që ai e quan kërcënim të madh që i kanoset vendit tonë.
Stojku thotë se prej disa kohësh ndihet i zënë nga sindroma Kasandra, sidroma e priftëreshës qsë Apollos që kishte dhunti për të parashikuar të ardhmen, por ishte e mallkuar që askush mos e besonte.
Deputeti deklaron se nga fillimi i Covid 19, ka shprehur haptas disa qëndrime llogjike, shkencore që sipas tij janë provuar si të vërteta, por që pretendon se nuk u është dhënë shumë rëndësi.
Ai thekson se këto parashikime do t’i shkruajë përsëri për arsye sepse kemi ende një paralajmërim që e cilëso si thembra e Akilit të Shqipërise dhe që nevojitet të reflektohet mbi të.
“Thelbi i këtyre parashikimeve ka qenë, se në Shqipëri përveç pandemisë së njohur Covid 19, jemi goditur dhe nga 3 ?viruse? të tjerë, që do ti rikujtoj më poshtë, përpara se të dalim tek(4) thembra e Akilit:
1- Psikovirusi:
Avantazhi im në identifikimin e psikovirusit ka qenë backgroundi im si mjek, qytetar, familjar, dhe person publik! Javët e para që erdhi Covid -19 në Shqipëri dhe karantinimi sollën një valë frike dhe paniku konstant. Psikovirusi, ndodh kur frika kolektive merr një jetë, të vetën si fillim, dhe kalon nga njëri tek tjetri,në reaksion zinxhir, duke shaktuar nivele jo normale stresi. Kjo ka efekte negative në sistemin imunitar duke shkaktuar, një shumatore sëmundjesh, më tepër psikologjike!
Që ditët e para të karantinimit kam dalë në media, dhe në ditët më të pasigurta, kur ?eskpertët? parashikonin vdekjen e mbi 200 shqipëtarëve në javët e ardhshme, dhe kjo ishte linja kryesore e mendimit asokohe, deklaroja se situata nuk do të kishte fatkeqësi të këtyre proporcioneve. E bëja këtë pasi si mjek, administrator shëndetësor i kualifikuar,pse jo dhe si politikan, i gjykoja masat e mara efektive, dhe në kohë. Më vjen keq kur shoh se diskutohet nëse duhet të thuhet bravo ose jo për këto masa, dhe në gjykimin tim bravo-ja i takon në rradhë të parë mjekëve si heronjtë kryesor, të gjithë shqipëtarëve që zbatuan masat, duke treguar qytetari përtej atyre të disa shteteve të mëdha europiane, dhe sigurisht Qeverisë.
Pavarësisht se qarkullon si tabu, që një opozitar të përgëzoj Qeverinë, edhe në rastet kur bëhen gjërat e duhura….(për ata që nuk mendojnë kështu, të kërkojnë në google cfarë do të thotë Opozitë, ndërsa për ata që mendojnë se po tregohem i butë me Qeverinë, le të lexojnë deri në fund shkrimin.)”, shkruan ai.
Deputeti vijon më tej duke thënë se: “Psikovirusi i cili pavarësisht paralajmërimeve të mia, zuri vend në mendjet e njerzve, i dha jetë ?Virusit? numër dy:
2 ? Infodemia:
Gjithashtu edhe për këtë jam shprehur vazhdimisht që njerëzit të kenë kujdes në filtrimin e dezinformimit maksimal social! Një ide e keqe dhe e frikshme (Psikovirusi), kërkon një mënyrë eficente për tu përhapur masivisht, dhe Infodemia ja mundësoj këtë. Media të ndryshme, më të theksuara këtu rrjetet sociale, ku çdo kush me një smartphone mund të kthehej në një gazetar, derdhën në rrjet, një lumë me teori konspirative, skenare horror e shumë të tjera, duke hequr vëmendjen nga thembra Akilit, e cila në mendimin tim mbetet kërcënimi më i madh dhe i vërtetë që na kanoset.
Kam paralajmëruar vazhdimisht se kjo bën keq për psikologjinë dhe se largon vëmendjen nga tema që duhej të ishte kryesorja, në vëmendjen kolektive, Qeverisë, Biznesit, Institucionet e Pavarura, dhe sidomos atë Politike. Dyshja Piskovirus dhe Infodemi, i dhanë jetë së fundmi dhe ?virusit? të tretë:
3 ? Politikovirusi:
Siç Covid 19 erdhi nga lakuriqi i natës, politikovirusi erdhi nga një Opozitë Lakuriq. Lakuriq nga idetë, vlerat dhe strategjitë, qasja mediatiko-politike, etj. Kjo opozitë alkimiste befason me truket e saj me të cilat mund të kthej Virusin në Politik…. Kjo është sërish diçka që e kam shprehur që përpara se një muaj, kur në parlementin shqiptar thashë se opozita jashtëparlamentare ishte palë me virusin. (më gjeni një opozitë në botë me këtë qasje, në këtë kohë) Tani që numri i të infektuarëve nga Covid 19, duket se po ulet, një garë e re në sferën politike, i natyrës e lagu se lagu( dhelpra bishtin) ka marrë dhenë.
Shembuj të temave ?e lagu se lagu?:
1 ? Ka nisur virusi në datën, muajin,vitin, kur është thënë, apo jo?
2 ? Masat, ishin të duhura apo jo?
3 ? Mos është numri i të vdekurve shumë i ulët…!!!!!!
( Eshtë e vertetë, po diskutohet dhe kjo!) Jam dakort që diskutimi i sa më shumë tezave në mënyrë kritike është frytdhënëse, por ne kemi ekspertët kompetent të fushës që e bëjnë këtë. Apo dhe ata politizohennnn….
Të vetmet gjëra që politika sot duhet të dikskutoj në kontekstin e virusit, janë p.sh… Aspekti i mbrojtjes shëndetit publik, duke përqafuar parimin latin ?Praestat cautela quam medela? domethënë që parandalimi është më i mirë se kurimi i duhur… Vaksinimi nëse prodhohet vaksina,distancimi fizik, dizinfektimi, dhe gjetja e një balance elegante midis lirisë dhe sigurisë së qytetarëve. Siç përmenda edhe në fillim, arsyeja e këtij shkrimi është sepse kam bërë edhe një paralajmërim tjetër, në ditët e para të pandemisë, në media, dhe në parlament, i cili duket sa ka shkuar në veshë të shurdhët”.
Stojku thekson se për të bërë këtë parashikim i ka mjaftuar të lexojë indikatorët ekonomikë. Ai paralajmëron se një “krizë ekonomike globale duket e pashmangshme”.
“Ekonomitë më të mëdhaja kanë hyrë në recesion deri -14%??!! Ekspertët flasin për recesion, dhe se do të jetë më i thellë se depresioni i madh i vitit 1929. Efektet e kësaj dallge në ngritje që ende nuk është përplasur, patjeter do godasin edhe Shqipërinë. Por fatkeqsisht nuk shoh ?ekspertët? që parashikonin vdekjet nga Covid 19, të bëjnë parashikime mbi këtë krizë, efektet e së cilës pa nisur mirë, po ndihen fort sot në Shqipëri. A e dini të dashur miq, se në Amerikë për cdo 1% rritje të papunësisë ka 37.000 vdekje?! Shkaqet e vdekjeve janë vetëvrasjet, stresi (psikovirusi), rritja e krimeve, abuzimi me lëndë narkotike, etj. Shkaqet janë shumë por të gjitha të ndërlidhura fort me atë 1% rritje në papunësi. Po ne në Shqipëri pse nuk kemi një statistikë të tillë?
Mos vallë pasi kjo shifër do të na jeptë panoramën e plotë se sa nga vrasjet, krimet në familje, abuzimet me lëndë narkotike, e kane origjinën nga varfëria, e cila do të rritet muajt e ardhshëm. 1% papunësi në USA sjell 37.000 të vdekur! Po në Shqipëri? Më thoni tani a është më i rrezikshëm Covid -19, apo vafëria? Dhe kush po flet për këtë në sferën politike të Shqipërisë? Mazhoranca Jo?! Opozita jashtë parlamentare, s’e kam dëgjuar?! Por janë duke kërkuar datën e saktë kur ka rënë virusi ( sic festojmë dy ditë lirinë e Republikës, mesa duket do kemi disa data, edhe për ardhjen e Covidit në Shqipëri).
Të vetmit që po e ngrejnë këtë çështje në parlamentin e Shqipërisë janë 11 deputetët e gupit opozitar ?Demokraci dhe Drejtësi?. Madje jo vetëm kemi ngritur këtë çështje, por kemi ofruar edhe bashkëpunim për zgjidhje të krizës! Krizat kanë edhe fitues, edhe pse të shumtit janë humbës. Madje vendet e vogla dhe të varfra kanë mundësitë më të mira për të dalë fituese nga kriza të tilla, pasi nuk kanë shumë për të humbur, dhe kanë gjithçka për të fituar. Por për të bërë këtë kërkohet vëmendje, ndoshta ngritja e një Komiteti Ekonomik Kombëtar,me një strategji të qartë, dhe në fund ekzekutim efektiv i strategjisë. Sa shumë mund të fitonim nëse i parapërgatitemi situatës duke:
1 ?Identifikuar nevojat e ekonomisë globale të pasvirusit, dhe te përqëndrojmë forcat tona në ato sektorë që bota do të ketë më shumë nevojë ( ofertë dhe kërkesë në formën më të pastër,selektive)
2 ? Të bashkëpunojmë ngushtë me ekonomistë dhe bisnesmenë, ( sic ishin mjekët në luftën kundër Covid 19, do të jenë bisneset në luftën për rimëkëmbjen ekonomike) pse jo duke ngritur Komitetin e Ringritjes Ekonomike.
3 ? Të nisim një fushatë të gjerë për të nxitur konsumatorët të konsumojnë produkte shqip,qoftë dhe produktet shpirtërore Shqiptare!
Mësim ky i marrë nga të gjithë fqinjët pas vitit 90′. Sa të thjeshta dhe të mundshme janë të treja këto, dhe sa avantazhe mund të na sjellin, kur kriza të shpaloset plotësisht! Por çfarë po bëjmë aktualisht? Po merremi me “Koshin pas të vjelave” , e lagu se lagu??!!! Kjo valë pandemie kaloi… Prandaj të dashur miq këtë shkrim do ta mbyll, me pikën e fundit për të cilën kam diskutuar, që në fillimet e pandemisë, si formula sekrete, që mund të na shpëtoj nga Covid -19, 1-Psikovirusi, 2-Infodemia, 3-Politikovirusi dhe 4-Krizovirusi Ekonomik. Beteja për të mbijetuar mbi këto kërkon më shumë se 11 Deputet në parlament (të vetmit që po flasin për thembrën e Akilit),Krizoekonovirusi!! Nevojitet që muajt e ardhshëm, për të mundur këto faktorë të mëdhenj të frenimit dhe regresit të vendit tonë, lipset, që të gjithë të jemi të ndriçuar në bashkimin tonë jo politik por Atdhetar!”, nënvizon deputeti./ CNA.al
Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian ka reaguar pas dek...
Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot në një bashkëbisedim ...
Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas ftesës që kryemi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në l...
Institucioni i Avokatit të Popullit ka rraguar në lidhje me ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket i vendosu...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij publike në “Çim Pe...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtru...
Gjatë një konference të përbashkët me mediat me ambasadorin ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për...
Shoqëria Civile është mbledhur sot në një protestë, në Shesh...
Gazetari Armir Shkurti në një prononcim për CNA.al ka tregua...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vendimin...
Shoqëria civile dhe artistët kanë dalë sot në protestë në Sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Ditën e Euro...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Kamzës...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kësh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...