Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryeministri Edi Rama në një dalje të tij publike në ?Çim Peka Live?, në fakt me regjistrim sepse emisioni ishte i regjistruar, foli për shumë gjëra. Mes të cilave edhe për koncesionet.
Edi Rama sërish gënjeu shqiptarët. Sërish tha të pavërteta dhe si gjithmonë ai përpiqet t?i shpallë si fitore publike në interes të qytetarëve koncesionet e tij korruptive.
Në rastin e inceneratorëve shembujt flagrantë janë edhe më të mëdhenj. Edi Rama tha një fjali ?Këto janë investime që bëhen për pak kohë nga investitorët shqiptarë me fondet e tyre, me paratë e tyre. Shkojnë mbi 1 miliard dollarë dhe pastaj taksat e shqiptarëve i shlyejnë për 15 vit. Në pamundësi të buxhetit të shtetit, këto bëhen nga private dhe shteti i shlyen dalëngadalë.?
Kjo deklaratë e Edi Ramës do të mjaftonte për ta çuar atë përpara SPAK dhe për ta hetuar për korrupsion, sepse ajo që ka ndodhur është fakti se qeveria shqiptare, me koncesionin e inceneratorëve, sot që flasim ka paguar rreth 60 milion dollarë, nga të cilat rreth 50 milion dollarë vetëm për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit.(Lexo këtu)
Këto inceneratorë thuajse janë ndërtuar me paratë e qeverisë. Aq është edhe vlera totale e kontratave që ata kanë afërsisht.
Pra, qeveria ua ka dhënë paratë shpejt e shpejt dhe nuk ka pasur shuma për investime as Mirel Mërtiri, as Stela Gugallja, dhe as Klodian Zoto për të ndërtuar inceneratorët e Fierit, Elbasanit, por edhe Tiranës.
Historia fillon me inceneratorë, të cilët paguhen nga xhepat e shqiptarëve, ndërtohen me taksat e qytetarëve.
Pasi shteti iu jep një letër, subjekte që nuk kanë asnjë qindarkë shkojnë e marrin kredi, e vënë kontratën si garanci dhe fillojnë punën. Pas pak muajsh, qeveria fillon e paguan miliona dollarë për kompaninë.
Pra, ajo që tha Edi Rama se shqiptarët i paguajnë për shumë vite dhe se i paguajnë paratë investitorët, nuk është e vërtetë.
Investitorët janë me zero lek dhe paratë janë marrë kryesisht ose nëpër banka, ose janë gjetur skema të tjera. Rasti i Fierit ka fillimin e investimeve, pasi kanë filluar të jepen paratë. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, kryeministri me deklaratën që bëri duhej të ishte përballë drejtësisë, sepse në asnjë nga proceset e ndodhura për dhënien me koncesion të inceneratorëve nuk ka pasur një garë të vërtetë. Janë disa firma fantazëm të të njëjtëve persona.
Pra, nuk kemi një garë të hapur ndërkombëtare, nuk kemi një ofertë të pakërkuar. Pra, që qeveria të shpallte se do të ndërtoheshin tre inceneratorë dhe pastaj kompani të ndryshme nga bota të vinin dhe të ofertonin vlerat e tyre.
Por, ç?ka ka kërkuar Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pra ?Klodët e inceneratorëve?, u janë dhënë me kontrata koncesionare dhe sot vazhdojnë të marrin miliona e miliona euro.
Në skemë është përfshirë edhe një shtetas italian, Ernesto Granelli, i cili ndërton inceneratorët. Ky i fundit prej disa kohësh nuk shfaqet në Tiranë.
E pas dy skandaleve të inceneratorëve në Fier dhe në Elbasan, më korruptivi është ai i kryeqytetit, ku shfaqet në Tiranë një kompani gjoja hollandeze, porn ë fakt doli se ishte një guackë. Ne kemi treguar me dokumenta se sërish ishte Klodian Zoto. (Lexo këtu)
Për gati 200 milion euro të tjera koncesion ishte pas i njëjti person që ishte edhe te inceneratori i Fierit.
Pra, deklarata e Ramës se këto ndërtohen me lekët e biznesit dhe më pas i paguan qeveria është gënjeshtër. Deri më sot për inceneratorët në Fier dhe në Elbasan ka paguar qeveria mbi 50 milion dollarë. Ndërkohë inceneratorët, nuk kushtojnë të dy më shumë sesa aq.
Pra, lekët që pretedohej se do të paguheshin nga qeveria për 15 vite, thuajse tashmë janë paguar.
Nga ana tjetër, ka një fakt që nuk ka pse çudit askënd. Të tre inceneratorët janë të lidhur me njëri-tjetrin. Janë tek e njëjta dorë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Prandaj Edi Rama ka gënjyer dhe ka bërë një deklaratë që mund ta vërë me ?shpatulla pas murit?, përpara drejtësisë. Por mesa duket Reforma në Drejtësi ka ngecur në vend, nuk bën asgjë, por thjeshtë dhe vetëm merret me gjoba policësh.
Sepse në rast se do të kishim një drejtësi të vërtetë, do të mjaftonte kjo deklaratë e kryeministrit, faturat e paguara nga qeveria, mungesa e garës së zhvilluar, fakti se ishin dhënë në të njëjtën dorë, por edhe milionat e derdhura në xhepat e këtyre oligarkëve pranë qeverisë, për ta çuar kryeministrin tonë, ministrin që e ka firmosur por edhe kryebashkiakun e Tiranës pas hekurave, për një aferë korruptive për të paktën 200 milion euro, e cila sot justifikohet me ndërtimin e inceneratorëve dhe zhdukjen e plehrave nga Elbasani, dhe në të ardhmen nga Fieri apo me ndryshimin që ka ndodhur në Tiranë.
Por, justifikimi i bërë nga kryeministri është thjeshtë dhe vetëm fasada. Si gjithmonë është mjeshtër i saj, sepse për të ndërtuar inceneratorin në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë në rast se do të kishte një garë të hapur ndërkombëtare e në rast se do të kishte një garë të vërtetë, atëherë kostot e paguara nga taksat e shqiptarëve ndoshta do të ishin gjysma e tyre.
Ç?ka do të thotë se kryeministri me vetëdije ka bërë një shpërdorim të taksave publike, ashtu sikundër e ka bërë këtë të fundit edhe me disa koncesione të tjera. Por, ky i inceneratorëve është më flagranti nga të gjithë. Sepse shumë prej koncesioneve filluan të bënin shërbime dhe pastaj të merrnin pagesat, ndërsa rasti i inceneratorëve është fakti kur fillon e merr para nga shteti, pastaj fillon e bën punën.
E ndërsa të tjerët ishin shërbime ndaj qytetarëve, përfshirë këtu Check up, dializën apo sterilizimin, në rastin e koncesionit të inceneratorëve është një nga aferat më korruptive dhe më skandaloze e bërë nga qeveria shqiptare. Kurt ë tjera koncesione apo PPP duket se janë një pikë ujë në oqean, në krahasim më atë që ka ndodhur vërtetë me inceneratorët, që do të paguhen për të paktën 200 milion euro nga taksat e shqiptarëve. Pa folur pastaj për milionat e eurove që do të mbledhë nga biznesi dhe ato ç?ka përfiton nga loja dhe skema me prokurime të drejtpërdrejta siç ishte rasti i 15 milion eurove në Porto Romano./ CNA.al
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel
Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek
Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë
Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë
Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri
Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit
Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente
Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar
Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve
Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtru...
Gjatë një konference të përbashkët me mediat me ambasadorin ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët për...
Shoqëria Civile është mbledhur sot në një protestë, në Shesh...
Gazetari Armir Shkurti në një prononcim për CNA.al ka tregua...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vendimin...
Shoqëria civile dhe artistët kanë dalë sot në protestë në Sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Ditën e Euro...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Kamzës...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kësh...
Shtohet lista e klubeve të interesuara për mbrojtësin e Komb...
Me rastin e Ditës së Evropës, presidenti Ilir Meta i ka drej...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar në lidhj...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të f...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shpreh...
Rreth një muaj më parë, CNA.al denoncoi skandalin në lidhje ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...