Pas vizave e “braktisën”, këtë vit turistët nga Kosova i rikthehen sërish Shqipërisë
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e qeverisë, që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues.
?Pasi u njoha me përmbajtjen e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.377, datë 8 maj 2020, botuar me urgjencë në Fletoren Zyrtare nr.83, datë 8 maj 2020, përcjell me forcë këtë mesazh drejtuar autoriteteve shqiptare.
Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar.?-shkruan Meta.
Më tej, ai paralajmëron Bashkinë dhe Qeverinë, të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar.
Po ashtu, Meta thekson se çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të.
?Vijimi i kësaj veprimtarie shtetërore për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar në këtë moment, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane, sidomos në kushtet kur objekti i Teatrit Kombëtar në datën 24 mars 2020 është listuar në objektet e trashëgimisë europiane, duke shënuar kështu udhëtimin europian të kësaj qendre të kulturës shqiptare dhe identitetit tonë kombëtar.
Organizata Europa Nostra e mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian e ka vlerësuar këtë godinë, duke kërkuar ndërprerjen e çdo veprimi mbi të nga institucionet shqiptare.
Ti kundërvihesh një mbështetje të Bashkimit Europian në Ditën e Europës, është sinjali më i keq i bashkëpunimit dhe mbështetjes së vlerave për të cilat kemi 30 vjet që përpiqemi të përqafojmë.
Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të.
Mbetem shpresëplotë në një reflektim që na bashkon në këto kohë të vështira që po kalon vendi.?-shkruan Meta.
Shoqëria civile dhe artistët kanë dalë sot në protestë në Sh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Ditën e Euro...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Kamzës...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kësh...
Shtohet lista e klubeve të interesuara për mbrojtësin e Komb...
Me rastin e Ditës së Evropës, presidenti Ilir Meta i ka drej...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadh...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar në lidhj...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të f...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është shpreh...
Rreth një muaj më parë, CNA.al denoncoi skandalin në lidhje ...
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma është shprehur sot se Refo...
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka folur sot në lidhje me ...
Regjisori Robert Budina ka reaguar ashpër në lidhje me Vendi...
Mbrëmjen e sotme, ish deputetja e PD, Grida Duma, është e ft...
Mbrëmjen e sotme, ish deputetja e PD, Grida Duma ka folur në...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme, ka ri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...