web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentativë grabitjeje në Fushë-Krujë/ Autorët plagosin me armë pronarin e stanit

7 Maj 2020, 08:37, Kronika CNA

Një tentativë grabitjeje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, në Fushë-Krujë.

Mësohet se disa persona kanë tentuar të vjedhin disa bagëti të imëta rreth orë 02:25 në një stallë, por pronari 44 vjeçar me iniciale A.B. i ka pikasur.

Autorët për të shpëtuar nga ai e kanë qëlluar me armë zjarri. 44-vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për identifikimin e autorëve.

Deri më tani raportohet se janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje./ CNA.al





Lajmet e fundit nga