web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk kanë marrë pagat e luftës/ 30 punonjës fasonerie protestë para Drejtorisë së Tatimeve në Berat

7 Maj 2020, 07:25, Kronika CNA

30 punonjës të një fasonerie kanë dalë mëngjesin e sotëm të protestojnë para Drejtorisë së Tatim-taksave në Berat.

Ata pretendojnë se nuk kanë marrë ende pagën e luftës dhe për këtë arsye janë mbledhur këtë mëngjes të kërkojnë të drejtën e tyre.

Kjo është protesta e parë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Kujtojmë se fasoneritë kanë qenë një çështje nxehtë debati që kur u shfaqën rastet e para me koronavirus. Disa opozitarë i kanë cilësuar ato si minë me sahat, pasi pretendojnë se janë vatër infeksioni për shkak të grumbullimit të një numri të madh punonjësish./ CNA.al





Lajmet e fundit nga