Vrasja e dy vëllezërve në Durrës/ Arrestohen dy autoret e dyshuar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetitt, Ardi Veliu ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur se është bërë e mundur zbardhja e dy ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura së fundi në Durrës, ku si pasojë u ekzekutuan 4 persona.
Veliu tha se në lidhje me vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar.
?Siç jeni në djeni, më datë 27.04.2020, në segmentin rrugor Shën Vlash-Nishtulla, ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër.
Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me ekspertët më të mirë të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Si rezultat i punës profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, u bë i mundur grubmbullimi i provave që çuan në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Për këtë, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, RENEA, FNSH Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës, mbi bazën e provave të grumbulluara nga puna hetimore, u finalizua operacioni policor i koduar “Shën Vlash ?, në kuadër të të cilit u bë zbulimi, identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve: A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës;?-tha Veliu.
Po ashtu, Veliu tha se në vijim të veprimeve, në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, nga Forcat Speciale ?Renea? u bë e mundur gjetja e armëve të zjarrit të përdorura për të kryer krimin, ndërsa në Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta shtetas.
Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit theksoi se është zbardhur edhe ngjarja e rëndë e datës, datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën ?Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.
?Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje, por për aryse hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera.
Zbardhja e këtyre ngjarjeve erdhi si rezultat i një bashkëpunimi, koordinimi dhe profesionalizmi mes disa strukturave, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.?-tha Ardi Veliu.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka...
Një familje në Tiranë ka rënë pre e grabitjes, nën kërcënimi...
Një 35-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar p...
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacioni antikana...
Goditet nga Policia Kufitare një rast i kontrabandës me mall...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas tr...
Një makinë ka përplasur dy këmbësore pasditen e sotme pranë ...
Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për autorin e plagosjes...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:40 në fshatin ...
Policia e Korçës ka vënë në pranga nje 30 vjeçar këtë të enj...
Ekipi i 30 mjekëve dhe infermirëve shqiptarë priten të rikth...
Autoritetet e Greqisë kanë kapur 93 kg marijuanë në kufirin ...
Eshtë arrestuar autori i dytë i ngjarjes së dy ditëve më par...
Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kapën...
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që trondit...
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke. Ngjar...
Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin...
Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës, në fshat...
Një “fllad pranveror” duket se po fryn në marrëdhëniet mes k...
Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi Vlorën m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...