web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Bomba" e Safet Gjicit: Nëse nuk stërvitemi deri më 5 maj, le të mbyllet kampionati

1 Maj 2020, 16:36, Sport CNA

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici ka dhënë një intervistë për Super Sport, ku ka folur rreth çështjeve të ndryshme, që prekin Kukësin. Ndër të tjera ai tha se nëse nuk lejohet stërvitja brenda 5 majit, atëherë ky kampionat të mbyllet me renditjen aktuale.

KORONAVIRUSI NË KUKËS- Gjithë vëmendjen e kemi përqendruar të jeta e njerëzve e në Kukës ka pasur disa raste. Mbi një javë nuk kemi asnjë rast dhe ata, që janë prekur janë drejt shërimit. Edhe futbolli si aktivetete e tjera duhet të ketë vëmendjen e vet.

RIATDHESIMI- Klubi është marrë me lojtarët që janë jashtë Shqipërisë. Procedurat kanë vazhduar për t?i rikthyer e nëse do të kemi miratimin për stërvitje, ekipi do të grumbullohet. Shkurtaj është kthyer dhe klubi ka folur me lojtarët e tjerë për t?i rikthyer në Shqipëri.

STËRVITJA- Ne nuk dimë një datë të saktë për stërvitje, pasi këta lojtarë që do të vijnë duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë. U kam thënë lojtarëve që të grumbullohen e nëse kampionati do fillojë apo jo është punë e federatës dhe qeverisë.

TITULLI- Nuk mund të merremi më futbollin kur kemi një situatë jo të zakonshme. Bashkia bashkëpunon me klubin dhe kam informacion si zhvillohen ngjarjet në klub. Kemi një skuadër shumë të mirë edhe pse kemi pasur shumë dëmtime e për këtë arsye u shkëputëm nga vendi i parë. Tirana është në vend të parë me meritë, por 9 pikë nuk janë as shumë, as pak sepse janë edhe 30 pikë në lojë. Do të jetë një situatë të vështirë, pasi kemi dy muaj pa stërvitje, por fusha do të japë verdiktet se kush do të fitojë titullin kampion.

STADIUMI- Si çdo fushë tjetër pandemia ka penguar edhe ndërtimin e stadiumit. Punimet kanë ecur edhe pse jo me ritme të shpejta, siç ishte para se të fillonte pandemia. Kishim menduar se stadiumi do të ishte gati më shpejt, por shpresojmë të jetë gati në muajin gusht. Stadiumi nuk është i mbuluar, por tribuna kryesore është e mbuluar, ndërsa pjesa tjetër është e hapur. Nëse këto klube do të bëjnë historinë e Kukësit, pse jo mos të bëhet një stadium në Gjirokastër apo edhe Sarandë edhe pse disa drejtora na quajtën ekip provincial.

RINISJA- Mesa di unë FSHF-ja ka bërë punën e saj sesi mendon të hapi çështjen e futbollit dhe stërvitjet. Nuk e di nëse ka pasur takim me qeverinë. Duhet një protokoll sepse ne themi që mund ta bëjë FSHF-ja, por qeveria vendos nëse do ta lejojë rifillimin e sezonit. Unë besoj se nëse do të hapet pjesë pjesë, besoj nga java tjetër do të fillojë të lirohen disa aktivitete. Edhe ne si klube duam një kohë që të përgatitemi, pasi lojtarët kanë kohë pa u stërvitur. Nëse nuk bëhen të fillojë stërvitja deri në 5 maj, unë mendoj të mbyllet ky sezon kështu, pasi nuk kemi kohë për t?u përgatitur.

DEKLARATA E REXHINALDOS PËR MOSPAGIMIN- E para njëherë unë nuk jam te financat e klubit. Nëse ka të tilla gjëra, duhen bërë në kohë jo pas një viti. Nuk merret presidenti me këto çështje. /vipsport.al/





Lajmet e fundit nga