Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Trajneri i malagës në Spanjë Segunda, Sergio Garcia Pellicer ka dhene se fundi nje interviste per “Sport Ekpsres”. Ky i fundit stërvit mesfushorin Keidi Bare dhe sulmuesin Armando Sadiku. Të dy këta futbollistë janë pika kyçe e ekipit spanjoll, por edhe e shpresës së madhe të Shqipërisë, për t?u kualifikuar në kompeticionet e ardhshme dhe për të përsëritur suksesin e Francës. Sa i përket Bares, vlerësimet kanë qenë më të larta. ?Punon sikur të mos e ketë një të nesërme?, është shprehja e përdorur nga trajneri Sergio, që vulos më së miri përkufizimin për ?pitbullin tonë?. Ndërsa kur flitet për Sadikun, thuhet se bën një punë të mirë edhe në lojën pa top, për të futur në presion kundërshtarët dhe për të krijuar hapësira për shokët e ekipit.
Përshendetje trajner dhe është kënaqësi t?ju kemi për një media shqiptare. Atëherë Malaga për ne është një skuadër me histori dhe që vendin e saj e ka në elitën e futbollit spanjoll, tek më të mirat. Vitet e fundit ka një rënie, do e shohim sërish këtë klub si dikur?
Atëherë fillimisht ne lumturohemi kur dëgjojmë se në Shqipëri mendojnë se Malaga është një nga ekipet më të mira në Spanjë. Po është e vërtetë që për shumë vite të historisë së klubit ne kemi qenë në elitë. Për shkakun e tifozëve që ne kemi, jemi një nga më të mirat në Spanjë. Tani janë periudhat e tranzicionit në të cilat çdo vit duhet të vendosësh themelet, në mënyrë që pak nga pak të rikthehesh në atë ekip që ishim në vitet e kaluara. Tani le të merremi me realitetin ku ndodhemi, të arrijmë objektivin për të shpëtuar nga rënia dhe më pas për të ëndërruar që të mbërrijmë sërish në nivele të larta. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjëndje që të hedhim themelet e një Malaga tërheqëse.
Pas Realit të Madridit dhe Barcelonës, në fakt Malaga po na kthehet ekipi i tretë spanjoll më i pëlqyer në Shqipëri?
Nuk e dija, po e përsëris që për ne është një kompliment që na ndiqni kaq shumë në vendin tuaj. Po e imagjinoj, që sigurisht kjo ka ardhur nga ndikimi i dy lojtarëve tuaj që ndodhen në skuadrën tonë.
Po padyshim, Armando Sadiku dhe Keidi Bare. Sa të rëndësishëm janë për projektin tuaj?
Ata janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin për shkak të karakteristikave të tyre, përveç kësaj performanca e tyre është shumë e mirë dhe veçanërisht sepse ata kanë një mentalitet fituesi, që garojnë në maksimum dhe këtë gjë e përçojnë edhe në grupin e lojtarëve të tjerë.
Keidi Bare më në veçanti shihet si e ardhmja e Shqipërisë. Është lojtar me shumë kualitete, por mund ta quajmë edhe si ?futbollist të vështirë për ta menaxhuar? për nervat në lojë apo jo?
Keidi është një lojtar që çdo trajner do ta dëshironte në ekipin e tij, për shkak të karakteristikave dhe personalitetit të tij. Bare luan sikur të mos e kishte një ?nesër?. Është agresiv me dhe pa topin në një sens të mirë të lojës, ndonjëherë ndodh që të shkojë në kufirin e situatës që të merrni edhe ca kartona të tjera, por me kohën dhe me përvojën do rregullohen. Marrëdhënia jonë është e shumë e mirë, flasim gjithmonë dhe shumë e lehtë për mua.
Por nuk do të jenë për shumë kohë me ju. Getafe po përflitet se është afër mesfushorit tonë dhe nga ana tjetër Sadiku duhet të rikthehet nga huazimi te Levante?
Normalisht që do të ketë zëra për lojtarë të mirë, por mendimi ynë është vetëm që të gjithë ne të garantojmë maksimumin tonë. Nuk duam të mendojmë për të ardhmen, sepse na largon nga qëllimi që kemi. Të punosh për të tashmen, për të përmirësuar të ardhmen. Kjo është moto që kemi te Malaga.
E për ta përmbyllur, do të dëshironim një përshkrim të karakteristikave të dy futbollistëve të Shqipërisë që ju i stërvisni, cilat janë ato?
Sadiku është një sulmues me një kapacitet të parë për të punuar edhe pa qenë në kontakt me topin. Taktikisht është i zgjuar dhe kur bëhet fjalë për të bërë presionin e parë, gjithmonë e ndihmon ekipin pa top. Pastaj në pjesën sulmuese e kemi referencë, për lojën në ajër, është dinamik që shokët e ekipit të përfitojnë nga hapësirat që Sadiku lë brenda zonës dhe është një sulmues që përfundon saktë dhe sulmon hapësirat.
Bare është një mesfushor që mund të luajë si një mesfushor mbrojtës, me shumë aftësi për të qenë edhe në zonën e rivalit, për të punuar shumë dhe rikuperuar në mbrojtje. Është dinamik, vazhdimisht furnizon linjat e tjera me pasimet e sakta, ndërsa ne mendojmë se ai mund të luajë si një ?8? për shkak të kushteve të tij fizike dhe teknike, për të qenë më agresiv në fushën e rivalit. /Sport Ekspres/
Francesco Totti ka befasuar gjithë sportdashësit italian me ...
Armand Duka kërkon që të marrë një përgjigje zyrtare nga ana...
Të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar prej afro 2 mu...
Klubi i Kukësit iu përgjigj ashpër deklaratave të sekretarit...
Bundesliga nuk do të rifillojë të paktën deri datë 16 maj, d...
Ermir Lenjani nuk e di ende se si do të jetë e ardhmja e tij...
Në mars të këtij viti Partizani ka mbushur 10 vite me status...
Arturo Rexhinaldo ka luajtur për disa ekipe në Shqipëri, si ...
Sulmuesi shqiptar, Emir Sahiti i ka dhënë fund çështjes se m...
Mbrojtësi i majtë shqiptar, Hysen Memolla në janar ndryshoi ...
Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Ko...
Futbollisti spanjoll i Monakos, Cesk Fabregas bën me dije se...
Nderim Nexhipi është i sigurtë se Kukësi ka ende shpresa për...
Kampionati francez është mbyllur përfundimisht për këtë sezo...
Në një statistikë të publikuar së fundmi, me asistuesit më t...
Futbollisti i Tiranës Tefik Osmani ka ndezur sërish replikat...
Fenerbahce janë duke shpresuar të sjellin në Turqi sulmuesin...
Pyetja se kur mund të fillojë sërish futbolli po shtohet gje...
PSG bëri çmendurinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në fut...
Pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, Tirana vendosi ta ng...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...