Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër për deklaratat e zëvendës-kryeministrit Erion Braçe, i cili paralajmëroi biznesin e madh të mos largojë punonjësit, pasi në të kundërt do të detyrohen të paguajnë dëmshpërblim.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i thotë Braçes se biznesi nuk është gjakpirësi i popullit, por kali që tërheq karrocën e ekonomisë.
Në deklaratë thuhet se zv.kryeministri për t’i dalë në mbrojtje të punëtorëve, po fryn fort për ndezjen e një konflikti social.
“Këto qëndrime duatrokiten fort në Shqipëri dhe vende të tjera të varfëra, ku sundon mendimi se dikush është i varfër, ngaqë dikush tjetër është i pasur. Aq më shumë kur ato vijnë nga një zyrtar i lartë. Sepse, në Shqipëri, ende, sipërmarrësi apo kapitalisti, ashtu si në komunizëm, shikohet si ?gjakpirës?, ?shfrytëzues?, ?i pashpirt?. Pra fiks si barbar, ashtu siç thotë edhe z.Brace.
Ne jemi të shtrënguar të reagojmë pas këtyre deklarimeve, për shkak se kjo tashmë nuk është një lajthitje, apo një deklaratë mitingjesh politike, por është një qëndrim i përsëritur i zotit Braçe.
Ne jetojmë në të njëtin vend dhe jemi pjesë e të njëjtës shoqëri si dhe zoti Braçe. Por realitetin e njohim shumë më mirë se ai.
PO, është e vërtetë se ka sipërmarrës që kanë abuzuar me punën e zeze. Kjo ka ndodhur dhe ndodh kur vetë shteti eshtë bashkëpunëtor me këtë model sipërmarrjeje.
Është e vërtetë se ka patur e ka sipërmarrës që i keqpaguajnë dhe nuk deklarojnë punëtorët, por gjithmonë me bekimin e ?padronit? bashkëpunëtor, që janë institucionet ligjzbatuese publike.
Po ashtu, është e vërtetë se shumë sipërmarrës të ndershëm thyejnë kokën përballë konkurencës të atyre sipërmarrësve që favorizohen nga zyrtarët e korruptuar,
Ne si përfaqësues të sipërmarrjes së ndershme, kemi mbështetur çdo nismë të qeverisë shqiptare në luftën kundër informalitetit. Jemi kundër çdo modeli sipërmarrjeje që shkel ligjin dhe cënon liritë e të drejtat e njeriut”, thekson Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Sipas saj, Braçe po nxit urrejtje dhe revoltë, ndërsa i kërkon numrit 2 të qeverisë ta mbështesë biznesin, pasi nuk ka nevojë për thirrje revolucionare.
“Problemi është se zoti Braçe nuk flet si zëvendës kryeministër, sepse Zv/Kryeministri flet me emra, flet me fakte, flet me numra, me shifra dhe mban qëndrime, propozon ligje dhe akte nënligjore për të mbrojtur të dëmtuarit nga sipërmarrësit dhe zyrtarët e korruptuar. Z.Braçe bën akuza kolektive kundër sipërmarrësve, duke ngritur një frymë urrejtjeje dhe revolte, jo vetëm të panevojshme, por shumë të dëmshme për situatën që po përjeton Shqipëria dhe mbarë njerëzimi. Zoti Braçe, na drejtohet duke na thënë: Urdhëroni, bëjeni atë biznes pa punëtorë. Jo, zotëri, biznesi nuk bëhet pa punëtorë.
Por, urdhëro edhe Ti zoti Braçe, bëje ekonominë pa sipërmarrjen private. Megjithë dëshirën e ndokujt për të rieksperimentuar në modele ekonomike, çdo shqiptar e di mirë se çfarë solli modeli 45 vjeçar i komunizmit. Sipërmarrja private zoti Braçe është punëdhënësi më i madh. Është edhe kontriburesi më i madh në ekonominë kombëtare dhe në arkën e shtetit. Ndërsa shteti duhet të miratojë ligje dhe të kontrollojë zbatimin e tyre, për të rregulluar marrëdhëniet e punës mes biznesit dhe punëtorit, si dhe mes biznesit dhe shtetit.
Kaq zoti Braçe! Nëse kjo nuk ka funksionuar, nuk është faji i biznesit të ndershëm, por i shtetit me bashkëpunëtorët e informalitetit dhe evazorëft fiskalë. Sot biznesi ka nevojë për tu mbështetur që të mos rrëzohet nga kriza, dhe nuk ka nevojë për thirrje revolucionare që ?proletarët? tiu vënë flakën magazinave. Sepse biznesi nuk është balena e dhjamur, që kur ngec në breg, të gjithë sulen të shkisin çtë munden për të mbushur stomakun para dimërimit”, nënvizohet në deklaratë./ CNA.al
Memorie.al publikon dëshminë e studiuesit dhe koleksionistit...
Një vlerësim i Bankës Botërore sugjeron se Shqipëria dhe Kos...
Credins Bank ka pranuar shtyrjen e kredive për një vlerë tot...
Banka Botërore publikoi sot një raport periodik mbi Ballkani...
Tregu i këmbimit valutore është qetësuar tre javët e fundit,...
Në muajin mars Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli p...
Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës ...
Ish-ministri Ilir Beqaj propozoi që qeveria të ulë pagat dhe...
Nëser është afati i fundit për t’u ankuar për të gjithë bizn...
Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krij...
Në këtë kohë të paimagjinueshme që po kalojmë, kur paniku sh...
FMN dhe Ministria e Financave parashikojnë se kriza e COVID-...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur l...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka fol...
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi thote se sektori i bujqësisë...
EDITORIAL -Një projekt për realizimin e një amnistie, jo vet...
COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmim...
Ditën e hënë çmimi i naftës të papërpunuar në bursa shënoi r...
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë ...
Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...