Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një vlerësim i Bankës Botërore sugjeron se Shqipëria dhe Kosova do të jenë vendet që do të vuajnë më shumë ekonomikisht nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri, ku eksportet do të jenë veçanërisht të penalizuara.
Shqipëria do të ketë një rënie ekonomie vjetore në masën 5% gjatë këtij viti në rast se pandemia e koronavirusit imponon kufizime të aktivitetit ekonomik deri në fund të qershorit si dhe rënie në masën 6.9% në rast se kufizimet zgjasin deri në Gusht, bëri të ditur një vlerësim i ri i Bankës Botërore.
Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria pritet të jenë vendet më të goditura nga kriza në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia pritet të kenë rënie më të përmbajtur.
Raporti mbështet parashikimin e vet në dy skenarë duke paralajmëruar njëkohësisht se pandemia ka shkaktuar pasiguri shumë të lartë ekonomike, gjë që e bën të vështirë parashikimin e treguesve kryesorë makroekonomikë. Sipas skenarit të parë, kriza e pandemisë kapërcehet para fundit të qershorit dhe të gjitha kufizimet hiqen para fillimit të gjashtëmujorit të dytë. Sipas këtij skenari, rënia ekonomike e Shqipërisë do të jetë 5%, ku problemi kryesor do të shkaktohet nga rënia e eksporteve. Por në rast se kufizimet e shkaktuara nga pandemia mbesin në fuqi deri në fund të muajit Gusht, dhe kjo përbën skenarin e dytë, rënia ekonomike e Shqipërisë pritet të arrijë në 6.9%.
Në të njëjtën kohë, parashikimi për Kosovën është për rënie 4.5 deri në 11.3%.
Njësoj si FMN, edhe Banka Botërore parashikon një ringritje të shpejtë ekonomike gjatë viteve në vijim por paralajmëron se ringritja do të varet shumë nga cilësia e përgjigjes së qeverisjes ndaj krizës.
?Në periudhën afatmesme, shkalla e rritjes ekonomike pritet të ngrihet fuqimisht në rajon, me kthimin gradual në normalitet të veprimtarisë ekonomike, por kjo varet edhe nga kohëzgjatja dhe intensiteti i krizës së tanishme, si edhe nga hapat që do të marrin politikëbërësit për t?iu përgjigjur kësaj pandemie,? thuhet në raport.
Por ringritja varet gjithashtu edhe nga ecuria e ekonomisë në vendet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat, nëse nuk rimëkëmben shpejt pas krizës, do të sjellin edhe kërkesë të ulët për mallrat dhe shërbimet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Mali i Zi, vende që kanë sektor të gjerë turizmi, janë më të rrezikuar në këtë drejtim me një pjesë të sezonit turistik ose ndoshta të të gjithë sezonit të paralizuar.
Banka Botërore thekson gjithashtu nevojën që masat mbrojtëse të ndërmarra nga qeveritë e rajonit të përfshijnë edhe segmente të gjera të popullsisë, të cilat varen nga puna me orar të pjesshëm apo puna informale për të siguruar të ardhura dhe që aktualisht po vuajnë pasojat më të rënda.
?mund të jetë e nevojshme që këto grupe të cënueshme të mbështeten përmes masave të përshtatura sipas kushteve të vendit,? shkruhet në raport. Por ndryshe nga sa sugjeron BB, qeveria shqiptare ka mbajtur një qëndrim moralist ndaj të punësuarve në sektorin informal në ekonomi, me kryeministrin Edi Rama që iu përgjigj thirrjeve për të ndihmuar këtë kategori me sugjerimin që punëmarrësit në të zezë të ?denoncojnë punëdhënësin?.
Kjo dukshëm del jashtë kontekstit të problemit pasi të punësuarit në të zezë jo gjithmonë është çështje zgjedhjeje morale dhe se punësimi i personave pa sigurime shoqërore është problem strukturor dhe politik në Shqipëri. (birn)
Credins Bank ka pranuar shtyrjen e kredive për një vlerë tot...
Banka Botërore publikoi sot një raport periodik mbi Ballkani...
Tregu i këmbimit valutore është qetësuar tre javët e fundit,...
Në muajin mars Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli p...
Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës ...
Ish-ministri Ilir Beqaj propozoi që qeveria të ulë pagat dhe...
Nëser është afati i fundit për t’u ankuar për të gjithë bizn...
Frenimi i aktivitetit ekonomik për shkak të situatës së krij...
Në këtë kohë të paimagjinueshme që po kalojmë, kur paniku sh...
FMN dhe Ministria e Financave parashikojnë se kriza e COVID-...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur l...
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ka fol...
Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi thote se sektori i bujqësisë...
EDITORIAL -Një projekt për realizimin e një amnistie, jo vet...
COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmim...
Ditën e hënë çmimi i naftës të papërpunuar në bursa shënoi r...
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë ...
Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej...
Kriza që përcolli në ekonomi pandemia Covid-19 do ndikojë ne...
Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka paralajmë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...