Koronavirusi “gjunjëzon” ekonominë/ Rënia e çmimit të naftës ka goditur eksportet tona
COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmim...
EDITORIAL -Një projekt për realizimin e një amnistie, jo vetëm fiskale, por edhe kapitali, është rikthyer sërish në tavolinë, pasi u propozua fillimish në shkurt. Drafti u la në heshtje pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, por tashmë duket se po shihet edhe si një zgjidhje për të tërhequr para në këtë situatë të vështirë, kur të ardhurat buxhetore priten në rënie të ndjeshme.
Ndërsa amnisti fiskale janë bërë disa herë, kjo do të ishte hera e parë që do të tentohej një amnisti e plotë kapitali, pasi ajo u realizua pjesërisht në vitin 2011.
Nisma është pritur pozitivisht nga shoqatat e biznesit, teksa në 30 vitet e fundit bizneset kanë fryrë në bilancet e tyre zërin e detyrimeve, si një mjet për të fshehur të ardhurat dhe ky deklarim mund t?i çlironte ata nga një evazion shumëvjeçar.
Një draft final nuk është bërë ende publik, por ndërkohë dilema të shumta ngrihen lidhur me këtë amnisti ambicioze:
-Së pari, rreziku i çdo amnistie është dëmi moral kundrejt të gjithë bizneseve që kanë paguar rregullisht taksat, apo individëve që kanë deklaruar të gjithë të ardhurat. Këto biznese mund të dekurajohen, pasi amnistitë janë bërë të zakonshme pothuajse çdo katër vjet, duke zhbërë vullnetin e qeverisë, që deklaron se pas çdo amnistie nuk do të ketë më tolerancë ndaj evazionit.
-Së dyti, e lidhur me të parën, mungesa e seriozitetit të amnistive të mëparshme nxit bizneset evazore që të vazhdojnë të qëndrojnë në hije, edhe pasi u janë falur një herë apo më shumë gabimet, në pritje të amnistisë së radhës, që përgjithësisht kryhet përpara zgjedhjeve të qeverisë qendrore.
-Së treti, evazioni fiskal është i lidhur ngushtë dhe me korrupsionin, i cili fatkeqësisht ka qenë në rritje vitet e fundit, siç tregoi raporti i Transparency International, ku u përkeqësuam me 7 vende, duke u renditur të fundit në Europë (vendi i 106). Sipas Indeksit të Ndërmarrjeve të Bankës Botërore, 36% e firmave shqiptare raportuan në 2019-n se kishin përjetuar të paktën një herë një pagesë ryshfeti, shumë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe Europës dhe ndër më të lartat në botë.
Për sa kohë që korrupsioni vijon të jetë kaq i lartë dhe nuk ka sinjale domethënëse për uljen e tij, amnistitë rrezikojnë të jenë një dështim. Në vitin 2019, të ardhurat totale buxhetore, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave ishin 27.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie, në krahasim me 27.6% të PBB-së që ishin në vitin 2016, periudhë kur u realizua dhe amnistia e fundit fiskale, në një tregues se amnistia nuk ka shërbyer për të ulur evazionin. Edhe FMN ka gjetur në studimet e veta se pas amnistive, në vendet në zhvillim nuk është konstatuar ndonjë rritje e rendimentit fiskal.
-Së katërti, por që është më e rëndësishmja, ka një debat të madh nëse do të arrijnë të ndahen paratë e krimit, nga ato të evazionit fiskal. Shumica e ekspertëve, por dhe e vetë bizneseve mendojnë se pretendimet se mund të identifikohen burimet e sakta janë thjesht një utopi.
Informaliteti i lartë në vend, që deklarohet rreth 30% e prodhimit të brendshëm bruto, korrupsioni i shtuar, mungesa e kontrollit real fiskal në vite (i lidhur me korrupsionin) kanë mundësuar që paratë e krimit të hynin lehtësisht në biznes, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e origjinës reale të parave. Shembulli më i mirë është ndërtimi. Vitet e fundit, ky sektor ka marrë një hov të lartë përkundrejt kërkesës së dobët që vjen nga popullata, që po largohet, dhe rritjes së të ardhurave që kanë qenë minimale.
?Monitor? ka identifikuar më herët një sërë kompanish që pa pasur asnjë historik apo të ardhura financiare po ndërtojnë pallate. Për më tepër që të dhënat zyrtare të fuqisë financiare të sektorit të ndërtimit nuk justifikojnë bumin e madh të ndërtimit. Shtigjet ligjore për të kanalizuar paratë e pista në biznes janë të shumta, si përmes huave fiktive, deklarimeve të parapagimeve të blerësve apo sistemit barter për furnitorët. Tashmë është shumë vonë që të ndahet se sa pjesë e parasë të trafiqeve ilegale, që lulëzuan vitet e fundit, ka hyrë në ekonominë formale.
-Së pesti, amnistia e parave, sot po ?fshihet? pas nevojës për t?u dhënë një shans emigrantëve për të legalizuar paratë e tyre që i kanë fituar jashtë, duke punuar në të zezë. Pavarësisht vullnetit të mirë që mund të ketë qeveria shqiptare, praktikisht duket e pamundur të joshësh emigrantët të sjellin paratë e tyre në Shqipëri për shkak të implikimeve që mund të ketë kjo në shtetin ku ata i kanë siguruar të ardhurat nga puna. Nëse emigranti do të formalizonte paratë në Shqipëri, ata do të mund të kishin probleme për deklarim të rremë të të ardhurave në vendin ku punojnë.
Qeveria deklaron se kjo amnisti do të shërbejë si vit zero dhe pas realizimit të tij një epokë e re e luftës kundër evazionit dhe informalitetit do fillojë. Një premtim, që do të kishte shumë më gjasë të funksiononte nëse do të realizohej në vitin 2013 dhe jo 7 vjet më pas kur informaliteti rezulton në rritje dhe paratë e krimit kanë depërtuar më tej në ekonomi!/ Monitor
COVID-19 po shkakton probleme të shumta ekonomike teksa çmim...
Ditën e hënë çmimi i naftës të papërpunuar në bursa shënoi r...
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici e ka cilësuar amnistinë ...
Komisioni Europian propozon një paketë ndihme ekonomike prej...
Kriza që përcolli në ekonomi pandemia Covid-19 do ndikojë ne...
Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj ka paralajmë...
Eksperti i Ekonomisë, Besart Kadia në një lidhje me emisioni...
Ministri i ngarkuar për situatën ekonomike nga koronavirusi,...
Eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu, shprehet se situata e...
Ish-ministri i Financave ka folur për ekonominë shqiptare, e...
Koronavirusi, që është kthyer në epiqendër të zhvillimeve gl...
Nga Sherefedin ShehuQeveria po servir paketë pas pakete në v...
Është gati procedura për dokumentacionin dhe masën e përfiti...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi këtë të premte s...
Në janar të vitit 2020, Ministria e Financave parashikonte, ...
Dhoma e Fasonistëve i ka drejtuar një kërkesë për ndihmë qev...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi sot se pandem...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë e tallja me bizneset është ...
Kriza që ka krijuar pandemia Covid në gjatë gjysmës së dytë ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...