"Ekonomitë tona do të goditen më rëndë"/ Majlinda Bregu: Humbjet e mëdha do jenë në turizëm
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Kriza që ka krijuar pandemia Covid në gjatë gjysmës së dytë të muajit mars nuk ka ushtruar presion mbi rritjen e shpenzimeve buxhetore, pasi pagesat për paketën e parë të ndihmës kanë nisur në fillim të prillit.
Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave në muajin mars 2020 shpenzimet buxhetore ishin 5 për qind më të larta se në marsin e vitit 2019, ose 1,6 miliardë lekë (13,4 mln euro) më shumë.
Për shkak të dobësive në të ardhura, deficiti buxhetor është zgjeruar me shpejtësi në muajin mars. Hendeku ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte -5,9 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 153 për qind në krahasim me marsin e vitit 2019.
Rritja e shpenzimeve në muajin mars u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat u rriten me 135 për qind në raport me marsin e vitit të kaluar. Fondi i shpenzuar për investime kapitale arriti në 8,1 miliardë lekë nga vetëm 3.4 miliardë lekë të shpenzuara në marsin e vitit 2018. Shpenzimet kapitale u përshpejtuan në mars të 2020 pas dobësive të theksuara që ky zë pati në dy muajt e parë ku u alokuan gjithsej 3,1 miliardë lekë.
Të gjitha zërat e tjerë të shpenzimeve kanë qenë më rënie. Rënien me të madhe në vlerë e kanë shënuar shpenzimet për personelin me 2,9 miliardë lekë më pak, ose 9 % më të ulëta se në vitin 2019. Ulja e shpenzimeve në këtë zë u nxit nga masat e qeverisë për përgjysmim e pagave të larta në pozicione drejtuese të administratës. Kjo masë çoi në uljen e shpenzimeve korente me 5 për qind ose 1,6 miliardë lekë.
Shpenzimet për interesat e borxhit shënuan ecuri pozitive, pasi në mars 2020 ishin 9% më të ulta se marsi 2019.
Shpenzimet operative gjithashtu ishin 6 për qind më të ulëta se një e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Gjatë marsit janë ulur edhe shpenzimet buxhetore për sigurime shoqërore dhe shëndetësore me 1,7 miliardë lekë ose 12 për qind më të ulëta se në marsin e vitit 2019.
Shpenzimet për buxhetin vendor shënuar gjithashtu ulje me 17 për qind, teksa shpezimet socuiale që lidhen em pagesat e papunëisë dhe ndihmën ekonomike pësuan rritje me 4 për qind.
Të ardhurat në mars ranë me 19%
Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./ Monitor
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqi...
Në raportin e radhës të stabilitetit financiar, Banka e Shqi...
Shqipëria po përgatitet të rifillojë gradualisht aktivitetin...
Shqipëria dhe Mali i Zi patën progresin më të ulët në sektor...
Ish-ministri i Financave Genc Ruli ka folur mbrëmjen e sotme...
Ish-zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Elton Haxhi,...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se...
Ish ministri i financave Anastas Angjeli thotë se kriza që k...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidh...
Ministri Arben Ahmetaj, i ngarkuar për situatën ekonomike ng...
E marta, që shënoi ditën e parë të punës së kësaj jave, ka n...
Luan Bregasi, presidenti i shoqatës Biznes Albania, ka komen...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon në një komunikim të drejtp...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë paketën e zgje...
Ekonomisti Dritan Shano komentoi sot masat e reja të qeveris...
Sipas këtij ndryshimi, bizneset e vogla nuk do të paguajnë q...
Analisti Neritan Sejamini ka kritikuar ashpër qeverinë për m...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidh...
Ministrja e Financave Anila Denaj, ka sqaruar mbrëmjen e sot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...