web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letër publike, ambasadores së SHBA, Yuri Kim/ Pse ka frikë SPAK, nga Klodian Zoto apo Ben Blushi?

25 Prill 2020, 12:42, Politikë CNA

E nderuar zonja ambasadore po iu drejtohemi ju me një letër publike, pasi për një kohë të gjatë, për gati tre muaj, redaksia e CNA.al, një agjenci modeste lajmesh, e themeluar gati gjashtë vite më parë, me një staf gazetarësh të vjetër profesionistë, por edhe të rinj, në bashkëpunim me disa kolegë të huaj ka bërë disa investigime në lidhje me politikanë, qeveritarë dhe kompani të cilat kanë përfituar para nga koncesionet e qeverisë shqiptare.

Duke qënë se janë të përfshirë qeveria, Bashkia e Tiranës, oligarkë, media e drejtësia, e pamë të udhës t?iu drejtoheshim ju, se SPAK, duket se e ka zënë brenda kapaku i korrupsionit.

Por, pse po iu drejtohemi ju publikisht me këtë letër?

Po e bëjme këtë letër për ju, pasi SHBA dhe BE, taksapaguesit tuaj dhe partnerët e dashur të Shqipërisë janë ata që u investuan për vite e vite me radhë, jo vetëm me kapacitete njerëzore, me ekspertizën e tyre, por edhe me miliona e miliona euro, për të zhvilluar në Shqipëri, një Reformë në Drejtësi.

Një Reformë, për të cilën u tha se do të vinte në vend të vërtetën dhe të drejtën e gjithçkaje që kishte ndodhur në këto 30 vite në Shqipëri, akuza e të tjera si këtu.

U ndërtua edhe institucioni i shpresës, siç u quajt SPAK. Pritet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe ndërkohë Gjykata Speciale është thuajse gati.

Ne ju shkruajtëm këtë letër, për tiu bërë juve një pyetje: Çfarë ka bërë SPAK në këto pesë muaj?

Ndoshta institucioni juaj dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë kanë të drejtën e tyre morale t?i kërkojnë llogari këtij institucioni. E të thonë a është i drejtë, i vërtetë, apo ka dështuar në misionin e tij. Sepse në pesë muaj nuk po shohim asgjë.

Ne kemi sjellë me fakte dhe dokumente konkrete pasurinë e një politikani, i cili sot është drejtor i një televizioni, sesi vajza e tij ka përfituar një pasur 500 milionëshe, duke e firmosur në kontratë për vetëm 30 mijë euro.(Lexo këtu).

Raste të tilla pasurish të fshehura nga politikanë, ka me dhjetëra. Janë rastet më skandaloze të fshehjes së pasurive në Shqipëri, ku një biznesmeni i lind në zemër që t?i japë një politikani një pronë që vlen 500 milionë lekë, për vetëm 30 mijë euro.

Më tej, ne sollëm kompani të cilat janë ndërtuar në Bullgari dhe më pas kanë ardhur në Shqipëri me miliona euro, kanë blerë në bashkëortakësi me pronarët e Top Channel, brande kryesore të vendit.Televizioni është po ai i akuzuar nga disa biznesmenë për gjobëvënie dhe që ambasada ka folur më parë. (Lexo këtu)

Por, më tej çfarë na rezultoi në investigimin tonë, në shkrimet që do t?i shikoni më poshtë, por që ne do t?i sjellim ditë pas dite në anglisht, vetëm për t?i lexuar ju.

Ne investiguam koncesionin e inceneratorëve, i cili rezulton të jetë në duart e dy apo tre personave, të cilët rezultojnë të jenë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri. Janë po ortakët e bashkëshortes së politikanit që ne përmendëm më sipër, i cili një pasuri 500 milionëshe, e kishte blerë ?për një copë bukë?.

Dhe më pas janë po këta personazhe që kanë marrë inceneratorë në Elbasan, në Fier, dhe në Tiranë. Koncesione disa qindra milion euro. Me kompani fantazëm në Hollandë, të cilave iu ndryshohet emri. (Lexo këtu). Dhe në bashkëmenaxhim me kompani që kanë drejtorë rusë. (Lexo këtu)

Dhe pasi ne shkruajmë dhe investigojmë, askush nuk reagon. As SPAK dhe as prokuroria. Askush nuk investigon, të gjithë bëjnë sikur nuk kanë sy të shohin, sikur nuk kanë veshë të dëgjojnë dhe sikur nuk kanë gojë të flasin. Pa folur për censurën mediatike dhe paratë që paguhen më pas për propagandë, apo për të na sulmuar ne dhe kolegët tanë.

Prandaj e nderuar zonja ambasadore ne iu shkruajtëm juve publikisht dhe nga sot ne do të botojmë edhe anglisht të gjithë investigimin e bërë për inceneratorët. Ku ju do të shikoni me fakte dhe dokumenta konkrete, sesi një kompani u krijua nga hiçi në vitin 2016 dhe pas një viti erdhi në Tiranë dhe firmosi një koncesion 128 milion euro. (Lexo këtu)

Dhe e gjitha kjo e bërë shpejt e shpejt, për të futur brenda në rrjet edhe landfillin e Tiranës, pasi më parë ishin marrë dy inceneratorë. Ai i Fierit dhe Elbasanit. (Lexo këtu)

Qeveria shqiptare iu ka dhënë këtyre kompanive 62 milion dollarë, nga të cilat vetëm inceneratori i Elvasanit ka filluar punë, ndërsa pjesa tjetër është gjithçka një skemë, ku dikush që nuk ka asnjë lek, vjen në Shqipëri, firmos një kontratë koncesionare, e vë atë si barrë në bankë, merr kredi dhe fillon investimin me taksat e shqiptarëve.

Kompani zinxhir në guacka off shore. Ku kërkohen të fshihen gjurmët dhe taksat.

Por, këto duhet të investigohen nga institucione profesioniste. Ne kemi sjellë fakte dhe argumentet tona, me dokumenta ekskluzive dhe të pakontestueshme, për të cilat ende nuk ka filluar të investigojë SPAK. Megjithëse është në dijeni.

Ne mund t?iu japim edhe faktet dhe argumenta se ky institucion është njoftuar dhe ka marrë dijeni në lidhje me këto investigime dhe pjesën e pasurisë së këtyre politikanëve që ne përmendëm më sipër, por nuk po lëviz. Nuk po hap dosje investigimi.

Tani ne kemi një pyetje publike.

A mundet që të paguajnë taksapaguesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian miliona euro dhe SPAK të heshtë?

Reforma është bërë për të pasur drejtësi. Si mundet që të hidhen kaq shumë energji njerëzore, ekspertë, para dhe investime në infrastrukturë për të bërë një Reformë në Drejtësi dhe del një SPAK në fund, i cili ka frikë të hetojë Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Ben Blushin, Erion Veliajn, e kushdo qofshin me emra dhe mbiemra, politikanë apo biznesmenë të përfshirë në afera korruptive me qeverinë.

Qofshin këta të pushtetit apo edhe të opozitës, ku një ?lugë çorbë e prishur?, duke se i ka zënë gojën edhe kësaj të fundit.

Por të shpresojmë se këtë lugë të mos e ketë ngrënë dhe SPAK, që ka mbyllur gojën dhe nuk heton as nuk hedh asnjë hap për skandalet e publikuara në mediat shqiptare.

E në rast se mediat gënjejnë, le të dalin institucionet e drejtësisë e të thonë se u krye investigimi, por ata shpifin dhe mediat të mbajnë përgjegjësi. Por, në rast se media ka thënë të vërtetën dhe ka sjellë fakte konkrete, personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Faleminderit për kohën që na kushtuat dhe urojmë që ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri të ndërhyjë me të gjithë autoritetin diplomatik për t?i dhënë një herë e mirë zgjidhje veshëve dhe syve të mbyllura të drejtësisë shqiptare./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

 

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar

Zbulohet ortakëria e Erion Veliajt, me Klodian Zoton e inceneratorëve

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare





Lajmet e fundit nga