A e kemi kaluar pikun e pandemisë?/ Rama: Jemi rast shembullor por virusi është vërdallë
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emision “Kjo Javë”, t...
Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndërrohet në përplasje politike, pasi udhëheqësit federalë dhe ata shtetërore debatojnë si të gjenerojnë fonde shtesë dhe një numër më të madh testesh. Debati politik zhvillohet në një kohë kur po shtohen thirrjet nga sektori privat për rihapjen e ekonomisë:
Mjekët dhe infermjerët luftojnë për të shpëtuar jetë. Ndërkohë një betejë tjetër po zhvillohet në Kongres, me debatin se kush duhet të ndihmohet me fonde shtesë pasi paketa stimuluese për biznesin e vogël u shpenzua. Republikanët duan që fondet të përdoren vetëm për të mbështetur biznesin e vogël. Demokratët, përfshirë Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duan që fondet të ndihmojnë një spektër më të gjerë të amerikanëve në nevojë:
?Jemi përballë një shansi dhe një nevoje urgjente për të ndihmuar spitalet, mësuesit, zjarrfikësit dhe të tjerë në këtë moment,? tha zonja Pelosi.
Ndërkohë që bizneset e vogla, të cilat nuk përfituan nga raundi i parë i paketës stimuluese presin në ankth, ligjvënësit po negociojnë me Departamentin e Thesarit për një plan të ri:
Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara
?Vazhdojmë të negociojmë me demokratët që t?u sigurojmë bizneseve dhe punonjësve në të gjithë vendin kujdesin që u nevojistet. Mendoj se jemi pranë një marrëveshjeje,? tha Presidenti Trump.
Ky debat politik zhvillohet në një kohë kur bizneset dhe udhëheqësit qeveritarë duan me doemos të rihapin ekonominë amerikane. Shumë demokratë, kritikë të hapave që ka ndërmarrë deri tani Shtëpia e Bardhë, thonë se nevojitet një praktikë më e centralizuar testimi në të gjithë vendin, para se të rikthehet aktiviteti normal.
?Çelësi që hap portën e ekonomisë është testimi, testimi, testimi. Deri tani nuk kemi vepruar si duhet. Presidenti nuk ka ndjekur metodën e duhur për testime, trajtim, identifikimin e personave të ekspozuar dhe karantinë,? tha zonja Pelosi.
Shtëpia e Bardhë është përqëndruar tek testimet në zona me përqëndrim të lartë rastesh. Koordinatorja e grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit Deborah Birx thotë se është më të logjikshme të ndiqet një metodologji strategjike ndaj testimit:
?Asnjë nga testet që përdoren në mjekësi nuk janë në gjendje të diagnostikojnë 100% të personave që janë të infektuar dhe të tregojnë 100% të atyre që janë negativë. Këto janë teste shumë të mira, por nëse përdoren në shtete ku deri tani nuk ka pasur përhapje të madhe të sëmundjes, do të marrësh rezultate fallso si pozitive ashtu edhe negative gjatë analizave?.
Disa guvernatorë, si demokratë ashtu edhe republikanë, po kërkojnë më shumë teste:
“Mendoj se nëse i kërkojnë, duhet t?ua japim, duhet t?i gjejmë testet dhe t?i ndihmojmë. Besoj nuk e keni harruar atë guvernatorin që donte ta kishte plotësisht nën kontroll procesin e rihapjes në një grup shtetesh, por tani këta guvernatorë kërkojnë nga ne, nga qeveria federale që të bëjmë testime. Në fakt testimi bëhet në nivel lokal. Po bien në kundërshtim me veten,? tha Presidenti Trump.
Shtëpia e Bardhë po punon për të prodhuar paketa testimi përmes një partneriteti mes sektorit shtetëror dhe atij privat, tha Dr. Birx.
?Një ekip i ynë po kontakton çdo laborator në Shtetet e Bashkuara, që ka platforma të kësaj natyre. Ka mbi 300 laboratore, po i kontaktojmë që të punojnë me shtetet dhe autoritetet lokale për të garantuar se kanë të gjitha elementët e nevojshëm për të prodhuar numrin e duhur të testeve. Besojmë se kjo do ta dyfishojë numrin e disponueshëm të testeve,? tha Dr. Birx.
Këto përpjekje janë pjesë e analizës së ethshme që po i bëjnë situatës udhëheqës federalë e shtetërorë për të identifikuar momentin dhe mënyrën e duhur për rihapjen e vendit, pa acaruar përhapjen e epidemisë./VOA
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emision “Kjo Javë”, t...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se edhe kategoritë që përfs...
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka komentuar sot masat e qev...
Shqipëria është duke i dhënë një tjetër dorë Italisë për të ...
Një debat ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes Sokol Panos të Nis...
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka ironizuar kryeministrin E...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjendja e emergjenc...
Krahas lehtësimit të masave kundër koronavirusit, kryeminist...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur sot se duke filluar n...
Kryeministri Edi Rama në komunikimin e yij me mediat nga kry...
Dje, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha doli me pesë ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të forta në...
Qeveria shqiptare po shfaqet e kujdeshme në paktetat që jep ...
Kryebashkiaku i Tiranës është një personazh kompleks politik...
CNA.al ka publikuar në ditët e kaluara, një numër të madh ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se në raportin e fun...
Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë tallës dhe gati në komente degj...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka ironizuar kreun e PD...
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me videomonta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...