Ministria e Jashtme gjermane: Në ballkanin perëndimor 200 mijë vetë në rradhë për viza
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Ze...
Më 15 prill 2019 u dogj katedralja me famë botërore e Parisit Notre-Dame. Prej atëhere ekspertët po merren intensivisht me planet për rindërtimin. Por se kur do të fillojë ai nuk është ende e qartë.
Djegia e simbolit të Parisit, katedrales Notre-Dame dhe përpjekjet e zjarrfikësve për të shpëtuar ç’qe e mundur, janë ende në kujtesën e shumë njerëzve. Menjëherë pas djegies Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha në një fjalim në televizion: “Ne do ta rindërtojmë një Notre-Dame edhe më të bukur. Dhe dua që ajo të jetë gati për pesë vjet”. Prej atëhere arkitektë, inxhinierë, arkeologë dhe historianë artit po merren me qëmtimin e dëmeve që ka shkaktuar zjarri në katedralen 850-vjeçare.
Ende asnjë bilanc përfundimtar i dëmeve
Gjeologu Jean-Didier Mertz dhe ekipi i tij i “Laboratoire de recherche des monument historiques” (LRMH), një nga laboratorët më të njohur kërkimorë për monumentet historike në Francë, bëjnë pjesë në grupin e këshillarëve për rindërtimin e katedrales Notre-Dame. Ekspertët merren me elemente të ndryshme që lidhen me monumetet historike si: llojet e gurëve, llojet e druri, të betonit, të metaleve apo të tekstileve, dhe japin rekomandime për restaurimin më të mirë të mundshëm të një ndërtese.
Në LRMH që gjendet në Champs-sur-Marne, rreth 50 kilometra larg Parisit, ata po analizojnë tani gjendjen blloqeve të gurëve të mbetura pas djegies së katedrales. Qëllimi i analizave është jo vetëm të përcaktojë nëse këta gurë mund të ripërdoren, por edhe për të gjetur materiale identike që nevojiten për rindërtimin. Po ashtu Mertz do të dijë më shumë rreth llaçit që është përdorur në atë kohë. “Ne duam të zbulojmë se me çfarë e kanë bërë dikur llaçin e katedrales, e cila ka mbijetuar për shekuj, në mënyrë që ta riprodhojmë atë në të njëjtën mënyrë si para 850 vjesh.” – thotë Jean-Didier Mertz – që shton se ekspertët ende nuk mund t’i japin rezultatet përfundimtare.
Materiale ndërtim me peshë të rëndë
Një problem vërtet të madh për rindërtimin paraqesin panelet pesëmilimetërshe prej plumbi të çatisë, të cilat u shkrinë gjatë zjarrit dhe peshojnë më shumë se dyqind ton.
Por të paktën dritaret e katedrales kanë mbetur në gjendje të mirë dhe mund të rivendosen sërish, thotë Claudine Loisel, eksperte kimiste në LRMH. Megjithatë edhe dritaret përmbajnë plumb. Dhe shtresa e zezë e plumbit mbi xham është aq helmuese sa Claudine Loisel duhet të veshë një kostum mbrojtës dhe të mbajë maskë për fytyrën dhe syze mbrojtëse kur kryen ekzaminimet e saj.
E paqartë është për ekspertët deri tani se sa është dëmtuar prej djegies statika e katedrales, sa mbajnë ende muret e saj dhe ç’masa përforcuese duhet të merren për muret, soletat dhe elementet e tjera.
Ide të dalldisura për rindërtimin e Notre Dame
Pas premtimit të presidentit Macron për ta bërë Notre Dame më të bukur se ç’ishte më parë një sërë arkitektë të famshëm prezantuan idetë e tyre: Notre Dame me një çati prej xhami, Notre Dame me një pishinë në çati, Notre Dame me një kopsht urbane në çati.
Por asnjë nga këto sugjerime nuk do të zbatohet kurrë. Konkursi për rindërtimin do të shpallet në qershor të këtij viti – nëse kriza e Coronës nuk bën që të shtyhet kjo datë.
“Njerëzit nuk ka nevojë të shqetësohen se mbi katedrale do të ndërtohet ndonjë pishinë, teatër veror, apo që Notre Dame do të ketë një çati transparente ose diçka të ngjashme. Unë besoj se katedrales Notre-Dame do t’i jepet një pamje e re duke respektuar shumë rëndësinë dhe historinë e saj.” – thotë Aline Magnien, drejtore e LRMH.
Rindërtimi i katedrales është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Për këtë janë vënë në dispozicion dhe premtuar thuajse një miliardë euro nga rreth 320,000 donatorë. Por sot askush nuk mund të thotë me saktësi se kur do të fillojnë punimet./DW
Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Ze...
Përhapja e sëmundjeve infektive tashmë kryeson listën e kërc...
Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 411 raste të r...
Numri i viktimave në Itali vijon të jetë i lartë. Sipas auto...
Austria ka liruar, sipas planit, masat e rrepta në krizën e ...
778 viktima janë shënuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka publikua...
Në Gjermani banorët në përgjithësi po i respektojnë rregulla...
Pas punësimit të 100,000 punëtorëve muajin e kaluar, gjigant...
Në Shtetet e Bashkuara, ku kurba e të infektuarve dhe viktim...
Akademia Kombëtare e Shkencave – Leopoldina – ka paraqitur r...
Presidenti Donald Trump tha të hënën se ai ka autoritetin pë...
Duke filluar nga sot, Austria nis lehtësimin e masave të izo...
Rreth 300 mijë punonjës janë rikthyr këtë të hënë në punë në...
Ka shkuar në 1,883,119 numri i personave të infektuar nga Co...
Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në It...
Koronavirusi është treguar i pamëshirshëm duke marrë mijëra ...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ...
Autoritetet greke kanë publikuar shifrat zyratare të të prek...
Presidenti amerikan Donald Trump shpërndau në Twitter një th...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...