web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

15 vite burg kush thyen karantinën/ Revoltohet Murrizi: Propagandë për të trembur njerëzit

15 Prill 2020, 18:10, Politikë CNA

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi ka dalë hapur kundër ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet ashpërsimi i masave për personave që thyejnë rregullat e karantinës.

Sipas Murrizit kjo është demagogji dhe propagandë e qeverisë për të trembur njerëzit.

?Çfarë do të sjellë ashpërsimi i Kodit Penal, kur Rama para pak kohësh nxori nga burgjet 600 të burgosur për të mos u infektuar me Covid-19. Çfarë do të zgjidhe ky ashpërsim? Kush e ka penguar mazhorancën prej 7 vitesh që ta ndryshojë?

Kjo është demagogji dhe propagandë për të trembur njerëzit. Ku do t?i çojë, do të bëjë stadiumin në burg. Jam kundër kësaj gjejë.

I kemi mbyllur shqiptarët për një muaj në shtëpi, u kemi thënë se do tu japim paratë luftës, dhe nuk u ka ardhur asnjë lek. Bizneset e mëdha më kanë thënë që jo vetëm nuk kanë marrë lekë, por u janë faturuar taksa dhe drita 9 mln lekë nga marsi i kaluar. Të nxjerrin një listë konkrete se cilët punëtorë nga bizneset e vogla që kanë përfituar, pse e mbajnë sekret??, u shpreh Murrizi në Ora News.





Lajmet e fundit nga