Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shërbimet e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
Me rritjen e fashës orare për lëvizje me sa duket janë shtuar dhe gjobat e ndëshkimet e policisë. Ndërkohë që numri i qytetarëve të gjobitur me nga 10 mijë lekë është dyfishuar apo tre fishuar nga ditët e kaluara.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ?Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19?.
Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. A., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
Në Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Ç., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/l dhe në kundërshtim me Aktin Normativ.
Në Berat është proceduar penalisht shtetasi P. L., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 719 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.
Në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet PKK Kakavijë, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës.
Në Tiranë është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, shtetasi R. K., banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Po në Tiranë është proceduar shtetasi K. L., banues në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për verifikim.
Në Korçë janë proceduar penalisht shtetasit A. H. dhe A. H., banues në Korçë, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit.
Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 9 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 19 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al
Një i burgosur është arratisur nga burgu i Bënçes në Tepelen...
Një çift nga Durrësi ka përfunduar në polici pasi kishin dal...
Zgjatet afati i paraburgimit për nëntë të arrestuarit për ng...
Në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të orga...
Gjendet i pajetë një person në rrugën e Shëngjinit mëngjesin...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar me detaje dinamikën e ngjarj...
Gazetari Artan Hoxha duket se e ka parashikuar rrezikun e gr...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 53 monitorime dhe ko...
Një stan bagëtish është shkrumbuar nga flakët paraditen e so...
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-dre...
Një ngjarje e rënë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku n...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshati Saver në autostrad...
Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata f...
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lus...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëm...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...