"Hapnin vetëm terror"/ Artan Hoxha tregon si u kthye grupi i Orges Bilbilit nga hajdutë në vrasës me pagesë
Gazetari Artan Hoxha duket se e ka parashikuar rrezikun e gr...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes së pak ditëve më parë në Tiranë, ku u plagos dhe u arrestua Orges Bilbili.
Hoxha tregoi se Bilbili sapo kishte dalë nga banesa së bashku me shokun e tij Anterio Kaloshi dhe polici i kishte kërkuar të ndalonte pasi dyshoi për faktin se kishte vënë kapuç në kokë.
Ai rrëfeu se polici e ka ndaluar për të parë nëse ka leje dalje, por të dy të kërkuarit kanë tentuar të largohen në drejtime të ndryshme dhe Bilbili i ka drejtuar armën efektivit. Sipas tij, në këto kushte polici e ka qëlluar dhe më pas ka kërkuar përforcime.
“Ditën e ngjarjes Orges Bilbili, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi që njihet si autori i tretë i masakrës në Lushnje, kanë dalë të dy nga banesa që kanë pasur shumë pak kohë që e kanë marrë. Policia po i kërkonte në vend tjetër dhe janë përballur me policinë. Këta kanë dalë nga një tunel afër banesës dhe në momentin që kanë dalë në rrugë, Orges bilbili ka rënë në sy për një fakt se ai nuk ka pasur kapele por ka pasur kapuç. Thjeshtë polici ka dyshuar nga kapuçi, Bilbili ka vazhduar nga njëra anë ndërsa Anterio Kaloshi ka ikur në drejtimin tjetër. Në momentin që polici është afruar për të kërkuar lejen dhe Orges Bilbili i ka bërë të qartë të rrijë larg. Ai ka pasur një armë Bereta me fishek në gojë, në atë moment nuk e di në çfarë rrethanash i ka rënë pistoleta dhe polici i ka qëlluar. Polici ka qëlluar fillimisht në ajër. Në fakt polici po ta dinte që kishte të bënte me një person me kriminalitet kaq të lartë duhet të njoftonte dhe të kërkonte ndihmë pasi mund të ishte rrezik për kalimtarët dhe banorët e zonës duke qenë se është një zonë e banuar. Polici e ka qëlluar, predha e ka marrë diku afër mesit sepse dëmtimet Bilbili i ka marrë në pjesën e barkut dhe të zorrëve të trasha. Policia ka kërkuar ambulancën dhe forca të tjera, kur ka shkuar policia në vendin e ngjarjes është parë që personi i plagosur nuk kishte mjet identifikimi. Policia nuk dinte me kë kishte të bënte. Në ambulancë i kanë kërkuar të dinë emrin ose i kanë thënë se nuk të dërgojmë në spital dhe ai duke parë që gjendja e tij shëndetësore e tij ishte rënduar i ka thënë që jam Orges Bilbili i Lushnjes”, tha gazetari.
Hoxha deklaroi se ky grup mund të ketë lidhje të forta me policë, punonjës të drejtësisë apo edhe me politikanë.
“Policia ka gjetur një mjet identifikimi në banesë dhe armë. Bilbili ka qenë në kontroll të rreptë por ende nuk kemi një marrje në pyetje të tij. Do jetë shumë e rëndësishme nëse ai do të bashkëpunojë. Arrestimi i Bilbilit është një sukses i madh dhe për më tepër që u krye nga një polic i vetëm dhe është një goditje e madhe për këtë grup. Ky grup është goditur për herë të parë. Ky grup mund të ketë lidhje të forta edhe në polici dhe drejtësi por edhe në politikë”, nënvizoi ai./ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha duket se e ka parashikuar rrezikun e gr...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 53 monitorime dhe ko...
Një stan bagëtish është shkrumbuar nga flakët paraditen e so...
Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-dre...
Një ngjarje e rënë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë ku n...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në a...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshati Saver në autostrad...
Dosja 184, do të duhej të ishte prova e parë për prokurorët ...
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata f...
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lus...
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëm...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullim...
Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga flakët magazina e një b...
Një magazinë është shkrumbuar nga flakët këtë të dielë në Ka...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi n...
Një i ri është gjetur i mbyur në liqen pasditen e sotme në B...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...