web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ardi Veliu i pakënaqur nga gjykatat/ "Na kanë befasuar shpeshherë me vendimet"

11 Prill 2020, 16:19, Kronika CNA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka shprehur pakënaqësinë për vendimet e gjykatave për personat e arrestuar nga blutë.

Teksa u pyet në emisionin “Kjo Javë” për lirimin ish-zyrtarit të Burgjeve Bledar Toçin, i cili vrau me armëne  shërbimit Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjas, ai tha se nuk ka komente.

Mirëpo Veliu nuk i kurseu kritikat për gjykatat, teksa tha se shpeshherë i kanë befasuar me vendimet.

“Nuk kam komente në lidhje me këtë pjesë. Është vendim i gjykatës dhe nuk di çfarë të them. Ne normalisht jemi mësuar që të dëgjojmë vendime nga më të ndryshmet të personave që janë arrestuar nga policia, ne jo në të gjitha rastet kemi qenë dakord, mbetet për tu parë në të ardhmen, por ne shpeshherë jemi befasuar nga vendimet e gjykatave”, theksoi drejtori i policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga