“I paguanin qiranë dhe i financonin krimet”/ Gazetari flet për jetën e në Tiranë të anëtarit të bandës së Lushnjes
Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili, i cili ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë një ditë pas arrestimit të të shumëkërkuarit Orges Bilibili, i cili u prangos ditën e djeshme në Tiranë.
Sipas Report tv, Orges Bilbili jetonte në Tiranë në një banesë me qira së bashku me një person tjetër, për të cilin burime nga policia thonë se është shpallur në kërkim. Bilbili, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale, kishte me vete pasapostën e personit që jetonte me qira, me inicialet A.K, tashmë i shpallur në kërkim. Shoqërimi i tij është i domosdoshëm për t’u marrë në pyetje në lidhje me njohjen që ka pasur me Orges Bilbilin por edhe për të zbuluar nëse thjesht ai e ka strehuar apo ka pasur lidhje me veprimtaritë e paligjshme të Bilbilit. Në banesën ku Orges Bilbli jetonte me qira policia ka gjetur edhe një armë zjarri pistoletë, tip Beretta.
Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili u arrestua në një kohë kur vendi është në shtetrrethim. Ai lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete. Ai u spikat në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili ka nxjerrë armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e ka marrë situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë.
Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, e cila së bashku me Bilbilin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.
Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.
Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.
Gazetari Elton Qyno është shprehur se Orges Bilbili, i cili ...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar në spital q...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denonximin e një ...
Një 47-vjeçar nga Shqipëria është vënë në pranga nga policia...
Gazetari investigative Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me plago...
Policia ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me një përplas...
Zbardhet identiteti i personit që nuk iu bind që t’i tregont...
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur në zon...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostra...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme pran...
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, me q...
Shërbimet e Policisë bëjnë të ditur se vijojnë kontrollet në...
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet s...
Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit d...
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme...
Policia e Shtetit është në front të luftës gjatë këtyre ditë...
Ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës Florenc Llanaj, i arr...
Prokuria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet ndaj ndaj Ministr...
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...