web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku flet për testet/ "Masat kanë dhënë efekt në Shqipëri dhe Greqi"

9 Prill 2020, 14:26, Lifestyle CNA

Mjeku anestezist- reanimator Vasil Llajo, nga Athina ka treguar se në Greqi gjendja është e stabilizuar për momentin.

Llajo tha se ashtu si në shtetin fqinj edhe në Shqipëri masat e qeverisë kanë dhënë rezultat, ndërsa theksoi se në të dyja vendet ka persona të pabindur.

“Besoj se marrja e masave drastike në të dyja vendet ka dhënë rezultat. Bile modeli grek është përmendur dhe nga Washington Post dhe Al Jazeera si një model për t?u kopjuar dhe për t?u vendosur në vende si Spanja apo Italia që i morrën me vonesë dhe po vuajnë pasojat. Këtu masat janë më specifike se në Shqipëri. Edhe këtu ka të papërgjegjshëm dhe dalin nga shtëpia për mos u ngujuar në shtëpi dhe qeveria ka marrë masat duke nxjerrë në rrugë Policinë”, u shpreh ai në një lidhje me rubrikën “Opinion” në News24.

Ndërkohë, për testet mjeku theksoi se është ndaluar shitja e tyre në farmaci dhe se testet e shpejta nuk preferohen.

“Dua të diferencoj diçka. Testi diagnostifikuas bëhet me metodën e PCR, ai është testi që dominon. IKG apo IKM janë teste implementare, nuk diagnostifikojnë. IKG është test i nevojshëm për vlerën e diagnostifikimin. është test për të diskutuar. Në Greqi është debati të lihet dhe 2 javë testi i iKG për të parë si ka reaguar popullata në imunitet, përqindja e popullatës që ka reaguar me imunitet, apo për të parë nëse mund të ketë dhe një valë të dytë të COVID-19 në vjeshtë. Atëhere një test tampon negativ nuk do të thotë që nuk ke qenë i sëmurë, por në atë fazë nuk je me COVID-19.

IKG është e para në personelin shëndetësor për të parë nëse e kanë pasur apo jo, dhe e dyta në popullatë për të parë imunitetin dhe masat e nevojshme. Testet e shpejta nuk preferohen për shkak se pozitiviteti dhe negativiteti është i madh. Ndalohet shitja e testeve të shpejta në farmaci në Greqi por unë rekomandoj që për 2-3 javë të fillojnë këto teste. Të fillojnë këto teste. Metoda Elisa nëpër laboratore do të ishte e pranueshme”, tha ai./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga