Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ndërsa ka komentuar situatën e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, i ka dhënë edhe një leksion qeverisë.
Ndërsa qeveria në lidhje me masat e marra iu referohet vendeve Europian, Olli ka zgjedhur ti referohet reagimeve të popujve europianë.
Në një postim në rrjetet sociale, Olli publikon një sondazh të ?Le Monde? në Francë, ku vetem 42% e popullsisë besojnë se qeveria po menaxhon siç duhet situatën.
?Kur ka dyshime në Francë, pse ne duhet të mos kemi! Me humor e shtroj këtë pyetje, pasi kur qeveria do të justifikojë gjithçka iu referohet masave që kanë ndërmarrë qeveritë e ndryshme europiane. Atëherë edhe unë po iu referohem reagimeve të popujve europianë, në rast se nuk ka kundërshtime se jemi të tillë… Pavarësisht se cili është perceptimi im personal për këtë situatë, publikisht jam shprehur pro masave që garantojnë shëndetin publik, pra të mirën publike dhe kam kundërshtuar, e vijoj të kundërshtoj, shpërdorimin e pushtetit në marrjen e masave në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton qartë edhe kufizimet që u bëhen të drejtave e lirive themelore në rast të gjendjeve të jashtëzakonshme, por jo ndalimeve, e theksoj kufizime jo ndalime!?-shkruan ndër të tjera Leonard Olli.
Po ashtu, ai shkruan se mbështet masat që mbrojnë shëndetin e qytetarëve, por thekson se ?Transparenca dhe komunikimi me përunjësi me ne është detyrim kushtetues dhe jo arroganca e kërcënimi, si të ishim qenie inferiore. Transparencë në gjithçka, që nga kura e mjekimit e deri te patologjitë e tjera që kanë te prekurit nga virusi.?.
Postimi i plotë:
Nuk jemi të mençur vetëm kur votojmë e budallenj kur kundërshtojmë!
Në këto ditë të vështira jo vetëm për Shqipërinë po edhe mjaft vende të tjera të botës, sa herë që tentohet të ketë një dialog me qeverinë për të gjë masat e mara, mjaftueshmërinë apo pamjaftueshmërinë e tyre, cenimin e lirive dhe mundësitë që edhe në kohë krize gjerat mund të bëhen me mire, reagimi zyrtar (nga gjithologu) është pak a shumë njëlloj; rrini urtë se ju nuk dini, e dimë ne dhe ekspertët!
Një sondazh i bërë publik në Francë më 1 Prill (Le Monde), konstaton se vetëm 41% e francezëve besojnë se qeveria po e ?përballon mirë situatën e epidemisë?, ose 18% më pak se vetëm dy jave më parë kësaj date. Më shqetësues është fakti, sipas të përditshmes franceze, se 2 në 3 francezë mendojnë se qeveria gënjen lidhur me epideminë në tërësi: 63% besojnë se ?po fshihen elementë të ndryshëm? sipas një sondazhi të Opinion Ëay, të bërë publik më 30 Mars. Sipas një sudimi Odoxa, botuar më 25 mars, 70% besojnë se shteti ?nuk po u thotë të vërtetën francezëve?.
Iu referova këtij shkrimi të Le Monde për të dëshmuar se të kesh shqetësime apo dyshime se si mund të menaxhohet një situatë, një krizë apo edhe një ?luftë? është po kaq normale sa edhe diskutimi i platformave elektorale në zgjedhje. Në fund të fundit, menaxhimi i situatave të tilla do të jetë edhe një referim në kohë zgjedhjesh për aftësinë apo pa aftësinë e treguar, pra është e lidhur ngushtë me njeriun politik dhe kjo nuk mund të mohohet, sado të fshihesh si struci!
Shumë prej nesh në Shqipëri, si kudo në botë, si individë, qenie politike apo edhe opozitë politike kanë reaguar ndaj menaxhimit të krizës nga qeveria, por këtu te ne për shkak të ?luftës? nuk kemi sondazhe të sakta se çfarë mendojnë njerëzit, çfarë mendojmë ne në tërësi, edhe pse në sistemin qe kemi zgjedhur të jetojmë e kemi deleguar pushtetin. Kur ka dyshime në Francë, pse ne duhet të mos kemi! Me humor e shtroj këtë pyetje, pasi kur qeveria do të justifikojë gjithçka iu referohet masave që kanë ndërmarrë qeveritë e ndryshme europiane. Atëherë edhe unë po iu referohem reagimeve të popujve europianë, në rast se nuk ka kundërshtime se jemi të tillë…
Pavarësisht se cili është perceptimi im personal për këtë situatë, publikisht jam shprehur pro masave që garantojnë shëndetin publik, pra të mirën publike dhe kam kundërshtuar, e vijoj të kundërshtoj, shpërdorimin e pushtetit në marrjen e masave në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton qartë edhe kufizimet që u bëhen të drejtave e lirive themelore në rast të gjendjeve të jashtëzakonshme, por jo ndalimeve, e theksoj kufizime jo ndalime! Akte normativë fantazmë, që nuk po e shohin ende dritën e botimit në fletoren zyrtare, edhe sot kur mendohet se pandemia është drejt fundit. Gjoba absurde të deklaruara në TV, por që nuk kanë asnjë bazë ligjore ku mbështeten. Forcat e Armatosura në rrugë, por ende nuk është bërë publik dekreti i Komandantit të Përgjithshëm, që lejon këtë akt. Nuk dihet se çfarë roli pozitiv luajnë makinat e blinduara dhe ushtarakët me gishtin në mitraloz të gatshëm të qëllojnë, që qarkullojnë frikshëm rragëve të kryeqytetit!!!! Nëse ky armik luftohet me armë, mos ndoshta duhet të na armatosni edhe ne???? Në fund të fundit, në kohë lufte ushtritë frymëzohen, nuk dekurajohen! Por ka edhe më. Në mënyrë antikushtetuese, në gjykimin tim, ka ndalime dhe kufizime edhe brenda ndalimeve e kufizimeve që na lejon qeveria, gjithmonë për të mirën tonë. Dhe kjo jo vetëm që krijon më shumë panik e më shumë rrezik, (tregjet e mbushura plot, të moshuarit që nuk marrin thuajse asnjë shërbim real, etj., etj.), por më tepër ndikon shumë rëndë psikologjikisht në përballimin e kësaj situate të paprecedent.
Dhe më besoni, shëndeti mendor, shpirtëror dhe ai ekonomik janë po aq të rëndësishëm sa shëndeti patologjik që mund të dëmtojë ky armik i padukshëm, momentalisht. Nëse dëmet e virusit shumë shpejt do të arrijnë në kufij të papërfillshëm, dëmet e tjera, nëse vijohet me këto metoda paradoksale, do të jenë për një kohë shumë të gjatë prezente. Për këtë duhet menduar edhe më shumë seriozisht, nëse qeveria realisht mendon e vepron për të mirën tonë. Transparenca dhe komunikimi me përunjësi me ne është detyrim kushtetues dhe jo arroganca e kërcënimi, si të ishim qenie inferiore. Transparencë në gjithçka, që nga kura e mjekimit e deri te patologjitë e tjera që kanë te prekurit nga virusi. Sepse nuk mund të kemi një qeveri me mendësi europiane, e popullin e paskemi anadollak e të papërgjegjshëm, sikundër duan të na paraqesin të paudhët, e ku duhet bindemi verbazi. Kështu si të gjithë europianët na jepni të drejtën të mendojmë e të gjykojmë, por edhe të kërkojmë llogari. Se nuk mund te jemi të mençur kur u delegojmë pushtetin për të drejtuar vendin, e budallenj kur kërkojmë llogari dhe respektim të të drejtave tona!/ CNA.al
Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim ...
Përfitimet që merr nga zotërimi i një pasaporte EU ka shtyrë...
Bëhet fjalë për shumë, shumë para dhe të ardhmen e BE. Minis...
Ndërsa Austria dëshiron t’i zbusë gradualisht masat kundër e...
Gazetari Artur Zheji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministri...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar se gjatë ditës s...
Ministri i Diasporës Pandeli Majko i ftuar në emisionin “Ope...
“Katër efektivë të Policisë së Shtetit në Has kanë rezultuar...
Skandali me tenderin me vlerë 206.666 lekë për blerje materi...
Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, në një l...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se aktualisht f...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka filluar përfitimi i ...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndëshkim...
Kryebashkiakja e Shkodrës në detyrë Voltana Ademi ka hedhur ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës s...
Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me News 24 duke folur ...
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka kriti...
Partia Demokratike ka vijuar me akuza në drejtim të qeverisë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...