Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Një vit më parë, opinioni publik pa disa përplasje mes disa biznesmenëve, por edhe Televizionit Kombëtar Top Channel, i cili prej disa kohësh drejtohej nga ish-politikani Ben Blushi, ish-ministër, ish-deputet, dhe ish-kryetar i një partie të dështuar në zgjedhje.
Nëpërmjet një emisioni, Top Story në televizionin kombëtar, publikonte denoncime, për të cilat pretendonte se ishin të vërteta, në lidhje me një grosist ilaçesh në Shqipëri. Por, probleme pati dhe denoncime edhe për pronarin dhe administratorin e një rrjeti spitalesh private në Tiranë.
CNA.al këto ditë ka zbardhur me detaje me akuzat e hedhura nga palët ndaj njëra-tjetrës, por edhe mënyrën sesi ata kanë reaguar. (Lexo ketu)
Në atë kohë, Nadir Çausholli, pronari i CFO Pharma reagoi mjaft ashpër. Me kallëzime penale në prokurori, me letra drejtuar ambasadës së SHBA dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Ne patëm një komunikim me Zotin Çausholli, i cili thoshte se tashmë i kishte zgjidhur problemet me mediat dhe se situata në Top Channel ishte një keqkuptim. Pra, një keqkuptim, për të cilin nga njëra anë Top Channel thoshte se kush ishte Nadir Çausholli, ilaçet që tregtoheshin prej tij, abuzimet, e të tjera.
Për më tepër publikonte edhe një letër, ku shoferi i Zotit Çausholli i dërgonte një letër Ministrisë së Financave për të kontrolluar një tjetër pronar televizioni.
Përplasje të forta, të cilat janë zgjidhur në dhjetor të këtij viti dhe tashmë CFO Pharma është një nga sponsorat zyrtarë të Top Channel. Kjo ?luftë? u mbyll me paqe, si shumë luftera të tjera.
Por, opinioni publik për disa muaj me radhë dëgjoi “ulërima” kundër Nadir Çaushollit, apo akuzat e këtij të fundit kundër Topit.
Nadir Çausholli nuk e mohon përplasjen, por kërkon qetësi, ashtu sikundër Top Channel ka ndalur çdo lloj sulmi apo akuze ndaj pronarit të CFO Pharma, i cili me një letër iu drejtua ambasadës së SHBA-ve. Nje letër, e cila në atë kohë u shpërnda në mjaft media nga njerëz të afër të Zotit Çausholli, nga njerëz që zakonisht dërgojnë reklamat në media.
Dokumenti ishte një akuzë e fortë, por sot Zoti Çausholli, atë shkresë, me kokën e kompanisë së tij dhe të shpërndarë prej njerëzve të tij, e kërkon me vulën e ambasadës, por harron se ka edhe një kallëzim në prokurori, i cili është pushuar, pasi ai nuk është se ka ndihmuar për zbardhjen e së vërtetës, apo edhe letra në një institucion tjetër siç është Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku thuhet se janë të njëjtat detaje që i janë çuar edhe ambasadës së SHBA-së.
Më pas një tjetër biznesmen pati përplasje me Top Channel, me Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin.
Ai është Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan. Mësohet se ky i fundit ka pasur një takim në atë kohë me zyrtarë të Ambasadës, në lidhje me të njëjtën problematikë që kishte shfaqur në opinionin publik edhe biznesmeni, grosisti ii laçeve, zoti Nadir Causholli.
Në atë kohë, Spitali Amerikan financonte një emision shëndeti, i cili drejtohej nga një prej menaxherëve të Spitalit Amerikan, ?Hipokrati?, i cili kishte sponsor zyrtar Spitalin Amerikan. Më pas ky emision mbyllet dhe fillojnë përplasjet. (Lexo këtu)
Gjithësesi, Nadiri në një letër dhe Klodi në një takim, në atë kohë personit të cilit i është dërguar kjo letër zyrtarisht në ambasadën e SHBA-ve.
Në atë kohë ka pasur edhe një reagim nga ambasada e SHBA. Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. ?Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen ?Cila është historia që duhet të tregojmë?? dhe jo ?Kujt do t?i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike?,- deklaroi në atë kohë Brian Beckmann, i cili është i personi të cilit Zoti Çausholli i kishte drejtuar letrën për Top Channel.
Pra, merita ka qënë e Ben Blushit, që në 2019, Top Channel, përtej gjithçkaje, pas edhe disa kallëzimeve penale në prokurori, me akuza mjaft të forta, nga ana tjetër edhe letra në Ambasadën e SHBA-ve dhe pretendimet e biznesmenit në lidhje me bashkëpunimin me televizionin Kombëtar Top Channel dhe drejtorin e këtij televizioni, reklamime apo fushata të ndryshme që do të kryheshin në Top Channel, gjithçka duket se është mbyllur.
Këta janë vetëm dy emra, por CNA.al ka siguruar edhe të tjerë personazhe, pas disa investigimeve të kryera për disa muaj, të cilët janë sulmuar drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel. Janë sulmuar në këtë ekran dhe në ato që janë pjesë e Top medias, portale periferike dhe ato që janë pjesë e Top Channel, të cilët për shumë kohë në emër të opinionit publik, në emër të së drejtës së informimit kanë bërë kronika dhe lajme, denoncime të forta dhe vetëm pas pak kohësh shikon sesi shfaqen në këtë ekran reklamat e kompanive që Top Channel ka sulmuar.
Por, ka edhe nga ato raste, siç është a ii Porto Romanos, dhe investimi prej 15 milion euro i bërë nga qeveria, ku televizioni kombëtar ka qënë në mbështetje të inceneratorëve dhe më vonë zbulohet se bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushit, është ortake me pronarët e kompanisë së inceneratorëve dhe së bashku, nëpërmjet një kompanie në Bullgari, kanë blerë 51% të kompanisë Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me Top Channel.
CNA.al do të sjellë në vazhdim edhe të tjera fakte, dokumente ekskluzive dhe denoncime të bëra të paktën për periudhën e vitit 2019, ku vihet re sjellja agresive e këtij televizioni ndaj bizneseve dhe më pas hiqen apo shtohen reklama dhe krijohen marrëdhënie të dnryshme, siç është rasti i Nadir Caushollit, i CFO Pharma, apo Spitalit Amerikan.
Në kohën kur këta dy personazhe, këta biznesmenë reaguan, ka pasur edhe një qëndrim publik nga ambasda amerikane, siç ne e përmendëm më lart.
CNA.al do të sjellë edhe të tjera detaje skandaloze, mjaft të dyshimta të politikave editorial apo të ecicioneve të lajmeve, të ndjekur nga Top Channel./ CNA.al
Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij
Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin
Fajtorë pa faj, gënjeshtarë apo çfarë?/ Top-i apo Nadiri, dikush i piu ?ilaçet?
Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryemi...
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikoll...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ish deputeti i PD, Oer...
Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës...
Kryeministri Edi Rama bën me dije se kantierët kanë rifillua...
Rreth 10 vite më parë, më saktë 15 prill 2010, deputetët soc...
Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një apel të fortë në mbësht...
Analisti Fatos Lubonja ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme m...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngrit...
Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live me qytetarët th...
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë p...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me dek...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se laboratorët p...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zbutur tonet me kryemini...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me “Ora neës” ka folur ...
Doktori i njohur Dhimitër Kraja u kthye sërish në spital të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë sot the...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në ...
Shqipqëria vijon të jetë në qendër të mediave Italiane, pas ...
Pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi për shkak...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...