“Pse nuk bëhen më shumë teste COVID”?/ Bino: Hetimi i rasteve ka nisur që në janar
Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infekt...
Një betejë e ashpër filloi rreth një vit më parë midis grosistit Nadir Çausholli, një personazh i njohur për opinionin publik, pasi kohë më parë ishte prangosur për një skemë korruptive, por më pas me ndihmën e ?drejtësisë? mundi të dalë i pafajshëm.
Por, Nadir Çausholli, biznesmeni i ilaçeve, u kthye në skenë nëpërmjet kronikave të vazhdueshme dhe goditëse të bëra nga Top Channel dhe mediat e tij. Pasi sulmojnë me kronika, më pas kronikat apo edhe Top Story, publikoheshin në gazetën e këtij televizioni apo dhe në portalin e saj.
Në atë kohë Nadir Çausholli u përgjigj ashpër. U fol edhe për ekzistencën e një letre dërguar në ambasadën e SHBA dhe ky nuk ishte i vetmi biznesmen.
Në fakt ky dokument ishte dërguar edhe në një institucion tjetër shtetëror. Dokumenti qarkullonte në formatin word, por kurrë nuk u publikua në media. Letra ndodhet në redaksinë e CNA.al. Për ta bërë më të besueshme akuzën që kishte bërë, Nadir Çausholli çon edhe një kallëzim në prokurori për Top Channel.
Më pas lufta ashpërsohet. Palët akuzojnë njëra-tjetrën, por gjithçka ngelet kështu, deri pak muaj më parë kur në ekranin e televizionit kombëtar filloi të shfaqen reklamat e CFO Pharma të Nadir Çaushollit.
Çfarë kishte ndodhur?
Gjithë ajo betejë, gjithë ajo luftë. Këtu mund të lexoni të gjitha sulmet, akuzat e bëra nga Top Channel dhe mediat e tij kundër Nadir Çaushollit. (Lexo këtu)
Një kallëzim në prokurori, ankesa në ambasadën amerikane dhe gjithçka kalohet me një reklamë, e cila vjen pas tetë apo nëntë muajsh.
Akuzat e Çaushollit ishin të forta. Ne e kishim në dorë këtë dokument dhe nuk mund ta publikonim pa pyetur palët më parë.
Dje nëpërmjet dy mesazheve i jemi drejtuar Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, duke e pyetur në lidhje me këtë dokument dhe qëndrimin e tij si dhe zotit Nadir Çausholli. Beni nuk u përgjigj, ai heshti.
Ky i dyti, pas disa mesazhesh, ku kërkonte që ne të merreshim me punët tona dhe jo të tijat, dhe një gjuhe disi intimiduese, nuk mohoi gjithçka, por justifikohet dhe kërkon të mos dalë e vërteta në skenë. Ai nuk mohoi se letra ishte dërguar në ambasadën amerikane, por vetëm tha se e kërkonte këtë letër me numër protokolli nga ky institucion.
Pra, Nadir Çausholli i CFO Pharma, një dokument që ai vetë e ka çuar në një institucion ndërkombëtar, kërkon që ne t?ia japim me vulën e ambasadës.
Në fakt shqiptarëve do t?iu mjaftonte konfirmimi dhe e vërteta e tij, fare pa vulën e ambasadës, por vetëm me atë që do të konfirmonte dhe deklaronte dje. Por, megjithëse nuk pranoi të thoshte asnjë fjalë më shumë, ai nuk mohoi kallëzimin në prokurori, për të cilin tha se kishte dijeni se ishte pushuar, pasi tha se nuk kishte prova të mjaftueshme.
Ashtu sikundër shpesh herë Nadiri përmendte fjalët ?Merruni me punët tuaja. Unë nuk dua të përmend emra të mediave. Jam shumë mirë në marrëdhëniet me mediat?. Në fakt as ne nuk duam të merremi me punët e Nadirit, as me punët e askujt tjetër, por me të vërtetat që i interesojnë opinionit publik.
Top Channel është një Televizion Kombëtar dhe Zoti Çausholli ka pasur akuza mjaft të forta dhe kallëzim në prokurori, pavarësisht se ato janë pushuar. Ka çuar letra.
Televizioni Kombëtar është pasuri e të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush i mban aksionet.
Zoti Çausholli përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri. Është një grosist i ilaçeve. Ai kurrësesi nuk mund të jetë një njeri që do t?i shmanget pyetjeve të gazetarëve dhe të thotë se s?ka asnjë detyrim t?i përgjigjet opinionit publik.
Por, cili ishte detyrimi që kishte opinion publik ndaj tij që ta dëgjonte, me ato akuza që ai tha?
Cili ishte detyrimi i opinionit të dëgjonte Top Channel me akuzat që thoshte kundër tij?
A janë të vërteta ato që kanë ndodhur mes Nadir Çaushollit dhe Top Channel?
Po Top Story, letra e shoferit të tij cuar në postë për të krijuar një incident midis dy pronarëve mediatikë?
Po akuzat e hedhura nga Top Story për ilaçet që shiteshin nga Çausholli?
Po akuzat e hedhura nga Çausholli?
Gjithësesi palët u përplasen dhe më pas në dhjetor të vitit të kaluar, nën drejtori i Top Channel, Bjorni një nga eksponentët e partisë të dështuar Libra, themeluar dhe shkatërruar nga Ben Blushi, bën një takim dhe gjithçka mbyllet.
Ashtu siç Zoti Çausholli tha në telefonatën që pati me ne, gjithçka duket se ishte një keqkuptim. Një keqkuptim që për opinionin publik ishte një tufë skandalesh dhe akuzash të pandalshme nga Top Channel dhe Nadir Çausholli.
Dhe në fund si qershia mbi tortë Nadiri ?shpërthen?. Ai akuzon mediat, thotë se në Shqipëri ka dy mijë media dhe të gjithë janë gjobaxhinj, janë jo transparent dhe financohen nga politikanë dhe nuk dihet burimi i tyre.
?Në të vërtetë ata më kanë sharë, le të shajnë nga mëngjesi në darkë?- tha Nadir Çausholli, për CNA.al.
Por pa asnjë ngurim Nadir Çausholli tha “Nuk e di unë çfarë letra kam çuar unë”.
?Çdo gjë në media është gjobëvënie, sepse ju të gjithë jeni të mbuluar me financa të dyshimta. Asnjë nga ju nuk është i mbuluar me financa reale. Në Itali ke 5 media, në Shqipëri 2 mijë media, si mbahen? Është gjobvënie, ose gjobvënie politikanësh, ose gjobëvënie pronarësh?. ?tha më tej Çausholli.
Ky është mendimi i vërtetë që ka Nadiri për mediat, por meqënëse telefonatën e mbylli, duke u shprehur kështu, pyetja është: A hyn Top Channel tek këto media? Cilat janë mediat që Nadiri i quan jo transparente, të korruptuara dhe me financime të dyshimta? Televizionet Kombëtare, portalet? Cilat, ato ku reklamon Nadiri? Ato që sulmojnë Nadirin? Apo ato që thonë të vërtetën edhe kur Nadirit i ?përvëlon? apo dhe kur Nadirit i vjen mirë?
I gjithë problemi i akuzave të ngritura nga Çausholli dhe Top Channel, kanë në fund vetëm një përgjigje. Njëra nga palët ose duhet ti pinte me kohë, ose sot të dy palët i kanë ?pirë ilaçet?. Janë të Nadirit apo të dikuj tjetër, këtë ne nuk dimë ta themi. Fakti është që opinionit publik iu ngrit një fortunë, iu dhanë akuza, u pretendua se ishin fakte nga të dyja palët.
Tani, Nadiri kërkon rehatinë e tij, prokuroria ka mbyllur çështjen dhe akuzat siç ndodh zakonisht në Shqipëri, kanë variantin e ?çudia më e madhe tre ditë zgjat?. Por, mesa duket pas nëntë muajsh, palët përdoren ?ilaçin? e tyre dhe tashmë janë të shëruara. Sherri dhe inati është harruar. Nadiri kërkon të vazhdojë i qetë jetën e tij, ndërsa Top Channel kërkon të marrë reklamat, ashtu siç ka filluar në emisionet e tij, sikur nuk ka ndodhur asgjë më parë.
Kjo është e vërteta. Këto janë faktet dhe gjithçka ne morëm nga Nadir Çausholli, ndërsa Ben Blushi ende nuk ka kthyer përgjigje. Ai vazhdon të heshtë dhe nuk po përgjigjet ende për gjithë çka ndodhur. Gjithësesi ne do të publikojmë në ditët në vijim dokumentin e plotë dhe akuzat e ngritura nga Zoti Çausholli, edhe pse ato janë pushuar nga prokurori, edhe pse ato janë mbyllur në institucione. Por, duke përdorur faktet dhe të dhënat e vërteta të cilat ai na i tha në atë kohë dhe tani kërkon të mos përmenden më, pasi i ka kaluar hallet e tij dhe ndoshta ilaçet po japin efektin e duhur për palët./ CNA.al
Top Channel dhjetëra shkrime e kronika kundër Nadir Çaushollit/ Sot transmeton reklamat e tij
Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infekt...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Provokaci...
Kryetari i Partisë Demokratikë Lulzim Basha e quan akt heroi...
Presidenti Ilir Meta i ka dhënë leksion mbrëmjen e sotme qev...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka treguar se m...
Ministri i ngarkuar me përgjegjësitë për koronavirusin, Arbe...
Kryeministri Edi Rama, u shpreh se gjatë këtyre ditëve ka ma...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon qeveris...
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me riatdhesimin e shqip...
Kryeministri Edi Rama shpreh se muaj prill do të jetë vendim...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipë...
Dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar mes dy doganave, ...
Ecuria e reformës në drejtësi ka qënë një nga arsyet që Kësh...
Kryeministri Edi Rama, në një lidhje me emisionin “Provokaci...
Presidenca është veshur ditën e sotme me ngjyrat e flamurit ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ësh...
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin “Provokacia...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ngrit...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se dritat dhe...
Kryeministri Edi Rama ka telefonuar sërish mbrëmjen e sotme ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...