Koronavirusi në Itali/ Autoriteti i OBSH: Harrojini plazhet dhe koncertet
Italia është shteti i cili është prekur më shumë nga koronav...
Kritikët në BE e organizatat e shoqërisë civile shohin në ligjin e ri për situatën e jashtëzakonshme në Hungari një rrezik akut për demokracinë. Europarlamentarët i tremben edhe një efekti imitimi.
Sipas motos, sulmi është mbrojtja më e mirë, Viktor Orban ka sulmuar i pari Bashkimin Europian për kritikat e mundshme ndaj ligjit të ri për gjendjen e jashtëzakonshme. Në një intervistë për radion ai tha të hënën: “Ua kam thënë grindavecëve nga BE qartë, tani nuk është koha që të na dilni me çështje juridike si ata që i dinë gjërat më mirë.? Pas krize mund të diskutojmë, ka thënë Orban. “Nëse nuk na ndihmoni dot, se për këtë nuk mundeni, atëherë mos nga pengoni që të mbrohemi.?
Komisioni Europian u përgjigj i përmbajtur ndaj kësaj kritike. Zëdhënësi i KE, Eric Mamer tha se po ndihmohet sa është e mundur. Hungaria mund të marrë fonde nga fondi 5 miliardësh i posaçëm për Coronën për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor.
Kritika nga të gjitha anët
Kritikat nuk vonuan. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës në Strasburg, Marija Pejcinovic Buric reagoi me paralajmërimin, se vendet anëtare duhet të ruajnë thelbin e parimeve demokratike. Një gjendje e jashtëzakonshme e papërcaktuar në kohë dhe e pakontrolluar nuk e siguron këtë.
Ligji i ri hungarez e ndëshkon deri edhe me burg përhapjen e lajmeve “gjoja? të rreme për Coronën edhe nga ana e gazetarëve. Frika që ekziston është se me këtë ligj, çdo lloj raportimi i padëshiruar mund të sanksionohet apo pengohet. Edhe Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë, OSBE protestoi kundër këtij ligji, se nuk i përmbush standartet ndërkombëtare. Edhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut apo të shoqërisë civile kanë shprehur kritika për ligjin e miratuar të hënën (30.03).
Komisioni përkatës i Parlamentit Europian ka paralajmëruar, se masat që merren në luftë kundër Coronës, nuk duhet të shkelin të drejtat bazë, shtetin ligjor dhe parimet demokratike. KE duhet të verifikojë, nëse Hungaria i plotëson kushtet në bazë të marrëveshjeve europiane. Me nenin 7 të marrëveshjeve, BE mund të të fillojë procedurën kundër një shteti që shkel parimet e shtetit ligjor. Por për shkak se vendimi pas një procedure të tillë duhet miratuar nga të gjitha vendet anëtare, procedura është bërë e paefektshme. Një procedurë e tillë kundër Hungarisë ka filluar që në vitin 2018, edhe Polonia kërcënohet nga kjo procedurë, kështu këto dy vende mund ta mbështesin njëra-tjetrën në Këshillin e BE.
Rreziku i imitimit
Zëvendëspresidentja e Këshillit të Europës, Katharina Barley është e shqetësuar, se edhe krerë të tjerë mund ta imitojnë Orbanin me ligjet e gjithëfuqishme për gjendjen e jashtëzakonshme. ?Hungaria është një lloj avangarde për nacionalistë të tjerë dhe populistët në BE. Ata që duan të jenë autokratë në Poloni, Lituani apo kudoqoftë mund të ndjekin shembullin hungarez.” Nëse Orban ka sukses me këtë, të tjerët ndjehen të inkurajuar. ?BE ka pritur shumë gjatë”, kritikon Barley.
Frika e opozitës hungareze
Edhe eurodeputetja hungarezeja e Koalicionit Demokratik, Klara Dobrev shpreh shqetësimin, se Viktor Orban kërkon të përdorë krizën për të zgjeruar pushtetin e tij. ?Këtu nuk bëhet fjalë për krizën e Coronës, por konceptin e Orbanit për demokracinë iliberale. Ai kërkon që të shkatërrojë opozitën e vogël që ka mbetur, duke pretenduar, se socialistët e pengojnë në luftën kundër Coronës.”
Kurse Daniel Caspary, deputet konservator në Parlamentin Europian shprehet më butë ndaj këtij hapi të Orbanit. Vërtet që anëtarësia e partisë së Orbanit, Fidesz tek Partitë Popullore Europiane, është pezulluar përkohësisht, por nyja lidhëse nuk është prerë përfundimisht. Sipas Caspary ligji për gjendjen e jashtëzakonshme është më pak një tentativë për pushtet të plotë, se një përpjekje për të demonstruar aftësi vepruese në kohën e krizës Corona.
?Shqetësues” për Casparyn është që gjendja e jashtëzakonshme është e pakufizuar, por nga ana tjetër parlamenti hungarez mund ta shfuqizojë atë në çdo kohë. Por për ta bërë këtë kundër vullnetit të kreut të partisë së tyre, do duhej që të ngrihej kundër një shumicë e deputetëve të Fidesz. Për Caspary edhe kërcënimi me ndëshkim për ?raportim ta palejuar” për Coronën është përgjigja e gabuar ndaj një problemi të vërtetë./ DW
Italia është shteti i cili është prekur më shumë nga koronav...
Si e infektuan gjysmën e Evropës një qendër skijimi në perën...
Fuqia punëtore nga Europa Lindore është shtyllë e fuqishme e...
Ka shkuar në 106 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosov...
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 5 milionë euro për ...
Italia vijon të ketë shifra të larta të prekurish dhe viktim...
Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, do të...
Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë dhe numri...
Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 7340 ku vetëm në 2...
Ka shkuar në 41 numri i viktimave në Greqi, ndërsa të infekt...
Në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga koro...
Për momentin ekspertët kryesorë të ekonomisë gjermane e shoh...
Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, gazetarja e njohu...
Shifra të frikshme vijnë nga Spanja ku vetëm në 24 orët e fu...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka publikuar një ...
Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka ...
Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, ...
Koronavirusi vijon të përhapet në mënyrë të frikshme në poth...
Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në...
Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzore në shumë vende të...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...