Koronavirusi pengon punëtorët europianolindorë të vijnë në perëndim
Fuqia punëtore nga Europa Lindore është shtyllë e fuqishme e...
Si e infektuan gjysmën e Evropës një qendër skijimi në perëndim të Austrisë dhe një ndeshje futbolli në Milano.
Nga Enver Robelli
Në këtë kolumne bëhet fjalë për dështimin e autoriteteve në Itali dhe Austri për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Asnjë qeveri nuk ka fuqi e mundësi të ndalë përhapjen e koronës, por disa mundësi për ta ngadalësuar kanë ekzistuar. Dhe nuk janë shfrytëzuar. Shumë redaksi të mediave evropiane këto ditë i kanë ngarkuar gazetarët më të mirë për të hulumtuar se çfarë ka ndodhur në Ischgl, një qendër skijimi në perëndim të Austrisë. Sipas dëshmive të deritanishme, Ischgl ishte një vatër prej nga u përhap epidemia e koronavirusit në mbarë Evropën, madje deri në Islandë.
Ischgl është një fshat malor në Luginën Paznaun (Paznauntal), lartësia mbidetare 1377 metra. Fshati ka 1600 banorë, 11?800 shtretër, 239 kilometra pista skijimi, 1000 topa për prodhim bore artificiale, 45 teleferikë. Ischgl është njëfarë Palma de Mallorca e sporteve dimërore. Për çdo vit, industria e turizmit në këtë rajon rrotullon 250 milionë euro. Këtu vijnë njerëz nga mbarë Europa për të skijuar, por edhe për të pirë, për t?u dehur, argëtuar, kënduar, me një fjalë, skijimi në Ischgl nganjëherë është veprimtari sekondare, prioritet është koha që quhet ?Après-Ski?, pra pas skijimit turistët ?u hipin skive? nëpër bare. Pihet Jägermeister i përzier me Red Bull, shumica e turistëve, siç shkruan revista gjermane ?Der Spiegel?, para se të pushtojnë baret kanë pirë gjatë ditës nëpër kasolle lart te pistat.
Në Ischgl janë të gjithë bashkë: irlandezë e islandezë, gjermanë e danezë. Këtu në fillim të marsit u infektuan turistë nga shumë vende të Evropës. Me virus në trup ata u kthyen në vendet e tyre, për shembull në Islandë dhe atje e përhapën virusin. Përkundër paralajmërimeve nga kryeepidemiologu islandez, autoritetet austriake të rajonit të Tirolit reaguan tepër vonë. Turistët dhe shoqata austriake për mbrojtjen e konsumatorëve kanë paralajmëruar padi kundër autoriteteve në Tirol. Ato akuzohen se për arsye komerciale qëllimisht e kanë zvarritur mbylljen e pistave, teleferikëve dhe restoranteve.
Ndërkohë, tërë treva e Tirolit (nga data 18 mars) është nën regjimin e karantinës. Por, me gjasë, kjo masë ishte tepër e vonshme. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë në një intervistë televizive se në fillim të marsit është paralajmëruar nga ?disa kryeministra të huaj jashtë Evropës? mbi rrezikun që buronte nga Ischgl si vatër infektimi. Kurz deklaroi se ka ushtuar presion që të ndërmerren masa të ashpra. Bare me emra kreativë apo më pak kreativë si ?Stalla e lopëve?, ?Kasollja e shampanjës? apo ?Schatzi-Bar? (bari i shacave) u bënë përhapës të virusit në mbarë Evropën, sipas virologëve.
Një vatër tjetër e përhapjes së koronavirusit në Evropë ka qenë ndeshja e futbollit mes Atalanta Bergamo dhe FC Valencia. Kjo ishte një e teta e finales së Champions League. Ndeshja u luajt në stadiumin ?San Siro? të Milanos më 19 shkurt. Tri ditë më vonë, në Itali vdiq pacienti i parë me koronavirus dhe numri i të infektuarve nisi të rritej shumë shpejt. Një ?bombë biologjike? ? kështu e ka quajtur kryetari i Bergamos ndeshjen e futbollit mes ekipit italian dhe atij spanjoll. Në stadium kanë qenë mbi 44 mijë shikues.
Sa larg duket tani 19 shkurti. Atëherë nuk kishte ?distancë sociale?, me gjasë kjo do të jetë fjalia e vitit, ndoshta edhe e kësaj dekade e këtij shekulli ende të njomë. 44 mijë vetë duke brohoritur në stadium, shumica italianë, të cilët pas ndeshjes u kthyen në shtëpi, në Bergamo dhe rrethinë. Ndërkohë, pamjet nga Bergamo janë tronditëse. Kamionë të ushtrisë që bartin kufoma, fotografi ku shihen arkivole të panumërta, lajme se në Bergamo në çdo gjysmë ore po varroset dikush. Gazeta ?Corriere della serra? citon mjekun e narkozës Christian Salaroli nga një klinikë në Bergamo, i cili thotë: ?Ne vendosim sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme ? si në çdo gjendje lufte.
Nëse dikush është në moshën mes 80 dhe 95 vjet dhe për shkak të pneumonisë së dyanshme atipike ka probleme të mëdha të frymëmarrjes, ne i rezervojmë shtretërit për kujdes intensiv për ata pacientë që kanë më shumë shanse mbijetese?. Ajo çfarë mjeku për arsye etike nuk e thotë, por nënkuptohet: ata që kanë pak shanse për të mbijetuar, nuk merren parasysh, lihen të vdesin. Dhe vdesin të vetmuar, familjarët nuk lejohen të jenë afër, në çastet e fundit mjekët nganjëherë vendosin një lidhje përmes telefonit apo iPad-it mes pacientit dhe anëtarëve të familjes. Vdekje në kohën e koronës. Larg njerëzve më të dashur. Mijëra tragjedi. Shumë dhembje e pikëllim. Dhe shumë njerëz që ende po e nënçmojnë rrezikun nga koronavirusi.
Fuqia punëtore nga Europa Lindore është shtyllë e fuqishme e...
Ka shkuar në 106 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosov...
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 5 milionë euro për ...
Italia vijon të ketë shifra të larta të prekurish dhe viktim...
Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, do të...
Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë dhe numri...
Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 7340 ku vetëm në 2...
Ka shkuar në 41 numri i viktimave në Greqi, ndërsa të infekt...
Në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga koro...
Për momentin ekspertët kryesorë të ekonomisë gjermane e shoh...
Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, gazetarja e njohu...
Shifra të frikshme vijnë nga Spanja ku vetëm në 24 orët e fu...
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka publikuar një ...
Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka ...
Qeveria e Malit të Zi i ka kërkuar ndihmë mjekësore NATO-s, ...
Koronavirusi vijon të përhapet në mënyrë të frikshme në poth...
Legjenda e operës Placido Domingo është shtruar në spital në...
Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzore në shumë vende të...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi...
Tetë persona kanë humbur jetën këtë të diele në Philippine, ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...