Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Do doja shumë mos të mos me duhej kurrë të shkruaja për turizmin në këtë situatë. Aktualisht industria e brishtë e turizmit në Shqipëri është në momentin e saj më të vështirë, i cili vjen pas një tragjedie shumë të rëndë të tërmetit të 26 Nëntorit.
Përpjekjet përherë e në rritje të sipërmarrësve të guximshëm shqiptarë, të cilët zgjodhën të investonin të ardhurat e tyre në turizëm, të shumë agjencive ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore në nivel qendror e vendor u tronditën sërish nga COVID-19, shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 11 Mars.
Ndërkohë që Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara parashikon 20% ? 30% rënie të hyrjeve të turistëve ndërkombëtare.
Sigurisht, angazhimi im i gjatë në turizmin e aventurës më ka mësuar me të papriturat. Ato kanë ardhur jo vetëm prej ngjarjeve natyrore, por shpesh shkaktuar prej veprimeve të pamenduara dhe të kundërta të individëve të ndryshëm. Kur i kthehem pas gjithë eksperiencës sime kam pasur disa momente shumë kritike për t?u menaxhuar. Mund të duket habi, por në ato më të këqijat ka qënë shpresa që më ka mbajtur në këmbë, se gjërat do rregullohen e do shkojnë në vendin e vetë. Ajo ka qenë domethënëse në kapërcimin me sukses të sfidave. Me qëllimin për të parë jo vetëm problemet por edhe mundësitë gjatë kësaj rënie ekonomike, rendis më poshtë 9 hapa për t?u ndjekur në këtë periudhë të trazuar:
1. Kryeni vlerësimin e brendshëm të sipërmarrjes suaj.
Ju duhet të bëni një vlerësim të financave tuaja, operacioneve, burimeve njerëzore, komunikimit dhe marketingut. Prisni shpenzime të panevojshme. Mundoni të krijoni një plan financiar që e mban gjallë biznesin, duke patur në konsideratë që gjërat mund të bëhen edhe më keq se skenari më negativ në mendjen tuaj.
2. Kontrolloni politikat tuaja të kancelimeve dhe bëhuni më fleksibël.
Ju takon ju të vendosni nëse mund të përfitoni dhe krijoni një marrëdhënie afatgjatë me turistët tuaj për t?i ofruar mundësi për anulimin pa penalitet, duke i inkurajuar të zhvendosin prenotimet në datat e ardhshme. Konsideroni gjithashtu t?i lejoni ata të transferojnë prenotimet e tyre tek të tjerët si një dhuratë. Komunikoni në mënyrë të vazhdueshme me turistët duke i informuar hap pas hapi me masat që po merren dhe ndryshimet që ndodhin. Pavarësisht optimizmit që na karakterizon ne të komunitetit të turizmit, ky është momenti të tregoheni të ndershëm dhe realist me klientët tanë. Për momentin Shqipëria dhe një pjesë e botës janë komplet të izoluar dhe kjo që duket se s?ka për të ndalur në një të ardhme shumë të afërt.
3.Mos pushoni njerëzit nga puna. Përpiquni të mbani afër stafin tuaj.
Ne jemi industra e mikpritjes dhe eksperiencave. E di që gjëja e parë që shkon ndërmend për të ulur kostot është të pushoni stafin. Në këtë botë dixhitale i vetmi aset strategjik që na bën kompetitiv janë burimet tona njerëzore. Le t?i mbrojmë punëmarrësit tanë sa më shumë e mundur. Është e vështirë, por biznesi ynë është një hiç pa njerëzit tanë.
4. Promovoni. Promovoni. Promovoni.
Pavarësisht situatës tragjike mos pushoni së reklamuar dhe promovuar destinacionin tuaj. Shikoni nëse mund ta zhvendosni marketingun për t?u përqendruar te turistët që janë më afër jush. Njerëzit do të vazhdojnë të udhëtojnë dhe të krijojnë eksperienca, por do të udhëtojnë në distanca më të shkurtra. Nëse nuk keni një treg vendas shikoni nëse mund të krijoni një të tillë. Unë e di se jo të gjithë operatorët mund ta bëjnë këtë, është mjaft e vështirë t?i shesësh një shqiptari eksperiencën e të gatuarit të tavës së kosit, por gjeni një mënyrë të krijoni produkte që të mbështeteni në tregun vendas dhe atë përreth shtetit tuaj.
5. Vazhdoni edukimin tuaj dhe të skuadrës suaj online
Bota dixhitale sjell për ju kurset online sipas nevojave tuaja dhe të skuadrës suaj. Aktualisht janë hapur falas shumë trajnime nga institucionet më të mira ndërkombëtare. Referojuni atyre dhe krijoni një plan edukimi në distancë për t?u ndjekur në javët në vazhdim.
Për shembull unë sot ndoqa një leksion nga Harvard Business School Online lidhur me menaxhimin e krizave këtu: https://info.online.hbs.edu/free-leadership-lesson-part-1?utm_medium=social&utm_source=facebook&utm_campaign=shackleton&sf119697410=1&fbclid=IwAR2M1DlYBqD2jërS9LQbV9MlDiMEr4dPrusFUORhAT2AYZNxtQY2BDca1sQ
Shumë leksione të tjera falas të mundësuara prej 190 universiteteve në mbarë botën i gjeni këtu: https://www.classcentral.com/report/new-courses-october-2018/
Gjithashtu Swiss Entrepreneurship Program po vendos në dispozicion shumë seminare në internet. Informacion gjeni këtu: https://www.facebook.com/SWISSEPAlbania/.
6. Mos ulni çmimet.
Mendoj se turizmi shqiptar ka qënë gjithmonë i nënvlerësuar. Tani nuk është koha për ta përkeqësuar këtë situatë. Mos hyni në një luftë kush i ul çmimet më shumë. Thjesht mos e bëni këtë! Ruani çmimet tuaja dhe nëse numrat e klientëve tuaj po bien, rritini çmimet duke shtuar eksperienca dhe përvoja në turet tuaja.
7. Konkurrentët tuaj tani duhet të jenë miqtë tuaj
Nuk është koha t?i shohni të ngjashmit tuaj si konkurrentë. Ata duhet të jenë parterët më të cilët bashkoni forcat për të kaluar këtë krizë. Bëni komunikime të shpeshta dhe telefonata/videotelefonata të përditshme. Zbuloni se si mund të bashkëpunoni për të zvogëluar kostot mes jush dhe për t?i shërbyer klientëve me standardin më të mirë. Sigurohuni që të gjithë sipërmarrësit në turizëm të hedhin të njëjtën valle apo t?i japin lopatës njësoj. Mundohuni të jeni në zë i vetëm jo vetëm për biznesin tuaj, por për Shqipërinë si destinacion.
8. Përgatituni tani për krizën tjetër. Reflektoni çfarë keni mësuar.
Covid-19 nuk është një sfidë e izoluar. Mund të ketë faza shtesë të epidemisë aktuale dhe epidemi të reja në të ardhmen. Edhe pse kriza po shpaloset, përgjigjet dhe ndikimet duhet të dokumentohen që të rishikohen më vonë dhe të nxirren mësimet. Situatat në zhvillim të shpejtë ekspozojnë dobësi organizative ekzistuese, si pamundësia për të marrë vendime të vështira, të cilat përbëjnë mundësi për përmirësim.
9. Shikoni për mundësitë.
Të gjitha krizat dhe situatat kaotike fshehin mundësi. Njerëzit janë më të hapur për partneritete, kështu që mund të studioni mundësinë të krijoni një bashkëpunim të ri me kushte më të favorshme së më parë. Gjeni cilat destinacione dhe tregje janë më të sigurta dhe tani keni kohë të punoni për produkte të reja. Shumë njerëz të talentuar do kenë nevoje për punë, kështu që ky është momenti të krijoni një rrjet bashkëpunimi me më të mirët në industri./Monitor
Kryeministri Edi Rama vijon të ritheksojë thirrjet për rezis...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se në këtë kohë të vështirë...
Që prej ditës së sotme, me urdhër të kryeministrit Edi Rama,...
Policia ka nisur kontrollet në rrugët e Tiranës për të verif...
Mbyllet tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit.Mësohet...
Studiuesi Faruk Ajeti ka folur sot për situatën që ka krijua...
Duke nisur nga sot, të gjithë këmbësoret do të duhet të marr...
Pas mbërritjes së 10 mjekëve dhe 20 infermierëve nga Shqipër...
Do jeni shumë joshës me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe ...
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativis...
Ka mundësi te jeni shume kërkues dhe shume strikte ndaj part...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu denonco...
Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka reaguar nga izolimi për ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një thirrje të fortë mesdi...
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat...
Në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi për shkak të koron...
Ditën e djeshmë në pikën doganore të Kapshticës kanë hyrë 1...
Ndryshimi i orës këtë vit na gjeti ndryshe nga herët e tjera...
Prej orës 13:00 të ditës së djeshme deri në 05:00 të mëngjes...
Sot, më 29 mars në orën 2 të natës, akrepat e orës lëvizin 6...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...