Kryeministri britanik, Boris Johnson preket nga Covid-19
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është preku...
Mbrëmjeve beogradasit duartrokasin për mjekët, infermierët, policët. Mbrëmjen e së dielës ?Duartrokitjet në 8? ishin rezervuar për të mbështetur shtetin, me të cilin Serbia ka qenë në luftë para tridhjetë vjetësh.
Atë mëngjes kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi ishte goditur nga tërmeti. Sarajevasit iu bashkuan shpejt beogradasve në mbështetjen e tyre. Duartrokitjet u pritën mirë në Kroaci dhe në rajon. Kjo ishte hera e parë në 30 vjet, që Beogradi shprehu një mesazh kaq të fortë dhe transparent të përkrahjes për Kroacinë. Mesazhe të ngjashme të ndërsjella mbështetjeje, por jo kaq të forta ka pasur në dekadën e fundit në raste përmbytjesh apo eventesh sportive. Në Serbi e mbështetën ekipin e Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit, ndërsa në Kroaci mbështetën tenismenin Novak Djokoviçin në fitoret e tij në Grand Slams.
Solidariteti ka mundur indiferentizmin
Po ashtu pas tërmetit një karikaturë nga Sarajeva. Vu?ko (ujku, simbol i lojërave olimpike të Sarajevës të vitit 1984) mbante Zagi-n (fokën, simbolin e univerzijadës së Zagrebit të vitit 1987) duke e ndihmuar të dilte nga rrënojat. Ata që janë më cinikë do të thonë se të dyja ngjarjet kanë ndodhur para shpërbërjes së Jugoslavisë. Por, shumica nuk janë cinikë. Karikatura u bë virale.
Fasada e bashkisë së Sarajevës u ndriçua me mesazhin ?nga Sarajeva për Zagrebin” me zemrën në mes. Në të dyja vendet këto mesazhe u pritën me shumë emocion. Qarkullon një shaka ballkanase, që thotë se virusi Corona nuk ka asnjë lloj shansi në Bosnjë-Hercegovinë, sepse atje liderët do ta ndajnë në tre viruse nacionale, kështu që do ta dobësojnë dhe do ta mundin më lehtë. Viruset natyrisht nuk duan t?ia dinë për ndarjet etnike, por i detyrojnë drejtuesit të veprojnë ndryshe.
Një shembull nga Mostari, qyteti që është simbol i ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës. Në Mostar ka dy spitale. Njëri në pjesën perëndimore trajton kryesisht kroatë, ndërsa tjetri në pjesën lindore trajton kryesisht myslimanë. Spitali në pjesën perëndimore regjistroi një grua shtatzënë të infektuar me virusin Corona, dhe spitalet menjëherë u morën vesh. E gjithë gjinekologjia nga perëndimi u transferua në lindje, brenda pak ditëve u bë desinfektimi dhe gjinekologjia u kthye sërish nga lindja në perëndim të Mostarit. Një foshnjë e ?perëndimit” e lindur në ?lindje”, e cila një ditë ndoshta mund të bëhet temë e një rrëfimi interesant gazetaresk.
Virusi vrau urrejtjen
Qoftë edhe përkohësisht. Në Dobrinjë të Sarajevës disa qytetarë kanë lënë ushqim në hyrje të ndërtesës, që ta marrin ata që kanë nevojë. Pa limite për nacionalitetin. E njëjta gjë ndodhi në qytetin e Zenicës. Vullnetarë të rinj në të gjithë rajonin i çojnë ushqim të moshuarve, studentët e mjekësisë shprehin gatishmërinë për të punuar në spitale, dhe vajzat e reja mbajnë fëmijët e punonjësve të mjekësisë dhe të policisë, të cilët duhet të shkojnë të punojnë. Sportistët e suksesshëm dërgojnë donacione për njerëzit dhe spitalet në rajon, jo vetëm për vendin e tyre. Miralem Pjani?, futbollist i ?Juventusit?, veshi fanellën e ish-bashkëlojtarit të tij Mario Mandzukiç nga Kroacia, dhe e postoi fotografinë në instagram.
Mori më shumë se 130.000 pëlqime. Papritur nacionaliteti u bë i parëndësishëm. Madje as mediat nuk kanë më kohë të theksojnë konfliktet, sepse tani të gjithë shkruajnë për të njëjtën temë dhe dërgojnë të njëjtin mesazh. Ndiqni këshillat e ekspertëve, qëndroni në shtëpi, lajini duart rregullisht e të ngjashme.
Ku mbeti intoleranca?
Organizatorët e aksionit “Duartrokitje në 8? në Beograd kanë shkruar në mesazhin e tyre se virusi do të kalojë, por ajo që ata dëshirojnë të mbetet, është solidariteti. ?Kujdesi dhe mbështetja nuk njohin dallime etnike, fetare, apo politike”, thonë me të drejtë. Sa kohë do të zgjasë ky muaji i mjaltit? Nëse virusi korona i ka detyruar njerëzit në Ballkan të bëhen solidarë si të gjithë të tjerët në botë, a mund të bëhet ky unitet sjellje e vazhdueshme edhe pas krizës?
Mbështetja masive në instagram, facebook dhe në mediat e pavarura për “Duartrokitje në 8?, për karikaturën nga Sarajeva dhe mesazhin në bashkinë e Sarajevës, dëshmon për diçka të re. Për diçka krejt të kundërt me mesazhet politike dhe aksionet, që shtetet ndërmarrin prej vitesh duke arritur me sukses deri në prag të incidenteve.
Nëqoftëse ata që marrrin vendime nuk e kuptojnë energjinë, shpirtin e shpresës së këtyre mesazheve, që lulëzojnë në shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shans i madh për të jetuar në paqe dhe fqinjësi normale do të humbasë. Politikanët duhet të bëjnë së paku një herë një ndryshim, të përpiqen të fitojnë zgjedhjet me mesazhe tolerance e solidariteti, në vend të indiferencës dhe urrejtjes. Të shkosh drejt kësaj 30 vjet pas kolapsit të Jugosllavisë, është shumë, shumë e ngadaltë, por më mirë vonë se kurrë. Nëse është dashur një katastrofë, për t?i çuar ato drejt ndryshimit ? atëherë ashtu qoftë./ DW
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është preku...
Nuk arrin t’u besosh syve e veshëve të tu. Pas dy javësh par...
Bota po përballet me një nga sprovat më të mëdha klinike, që...
Megjithëse vend ii parë ku u shfaq koronavirusi, Kina duket ...
Ndërsa koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi dhe kqa s...
Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kososë, ka ardhu...
Numri i të prekurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ka...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sot...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin vendimin e mini...
Ndërsa shumica e botës praktikojnë distancimin shoqëror, Hol...
Shteti amerikan i Nju Jorkut kaloi një prag të zymtë të enjt...
Ka shkuar në 1696 numri i viktimave në Francë sipasojë e pan...
Sikur të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, shumë vende...
Ka shkuar në 79 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë...
Pas kancelares presidenti sërish u drejtohet gjermanëve të t...
5 trilionë dollarë kanë vendosur të japin liderët botërorë, ...
662 pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e ...
Ka shkuar në 26 numri i viktimave në Greqi, sipasojë e pande...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar presidentin e V...
Universiteti mjekësor John Hokins ka publikuar të dhënat zyr...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...