Shkarkimi nga Kuvendi/ Kurti: Ishte një rënie e domosdoshme për një ngritje të nevojshme
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar n...
E ndihmojnë të gjithë Italinë, përveç Europës? Jo: Kina, Rusia, Kuba dhe Vjetnami dërgojnë maska mbrojtëse, BE-ja përgatit paketën më të madhe të ndihmës në histori. Gjermania trajton pacientë me Corona nga Italia.
Pllakata në Milano tregon Kinën duke i shtrirë dorën Italisë: ?Armiku është virusi, jo njerëzit”. Para pak javësh kinezët i shanin dhe nënçmonin. Ata konsideroheshin si shkaku i virusit Corona, që shkaktoi një katastrofë kombëtare në Itali. Ndërkohë Kina konsiderohet si shpëtimtare në rrezik. “Ekspertët kinezë kanë mbledhur shumë përvojë, që tani i nevojitet urgjentisht Italisë”, i deklaroi DW-së, Marcello de Angelis, zëdhënësi i Kryqit të Kuq italian. Në luftën kundër pandemisë Kina deri tani ka arritur suksese të konsiderueshme. Ndaj ne duam të bashkëpunojmë në nivel ndërkombëtar me ekspertët kinezë.”
Mirënjohje Kinës, kritikë Europës
Pasi u ngadalësua përhapja e virusit në Kinë, ky vend mbështet tani 82 vende me teste, aparatura respirimi dhe veshje mbrojtëse. Javën e kaluar Kina dërgoi 300 mjekë dhe tonelata material mjekësor në Itali.
Po Europa? Krahasuar me Kinën ndihma nga fqinjët europianë për Italinë duket ende modeste. “Në fillim të pandemisë ne ishim të zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i BE-së”, thotë për DW, Elisabetta Gualmini, anëtare e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Europian.
Por ndërkohë situata ka ndryshuar urgjentisht. “Shfuqizimi i Paktit të Stabilitetit duket si një revolucion, kjo do ta ndryshojë historinë e procesit të integrimit europian”, parashikon Gualmini. Ajo nënvizon, se ?nëse duhet përballuar kriza më dramatike ekonomike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore atëherë është më mirë të kesh Europën mbështetje, se sa të jesh vetëm.”
Ndihmë për imazh
Qysh tani është e qartë: Përmasat politike të ndihmës për zonat e katastrofës së Coronas i tejkalojnë ato të furnizimit të emergjencës për mjekësinë. Ndihma ka kaluar në nivelin e një instrumenti strategjik të politikës së jashtme. Një lloj gare në dobi të opinionit italian dhe ndërkombëtar duket se ka nisur.
Përshëndetje të përzemërta nga Moska: From Russia with love
Mjaft pozitiv e ka inskenuar presidenti i Rusisë Vladimir Putin mbështetjen ruse. Në fundjavë “Svesda”, televizioni i Ministrisë Mbrojtje të Rusisë tregoi, se si ngarkoheshin kamionët nga baza ushtarake në avionët transportues drejt Italisë. Me këta kamionë mund të dezinfektohen sheshet publike. Automjetet janë pajisur me flamuj rusë dhe italianë. Mesazhi: “From Russia with love”.
Edhe Kuba ka dërguar mjekë në Itali. Në fundjavë mbërritën në Lombardi 52 mjekë kubanezë. Kuba ka ndihmuar edhe Kinën me ekspertizë e madje ka fituar reputacion në mbarë botën me angazhimin ndaj krizës së Ebolas në Afrikën Perëndimore në vitin 2014.
Edhe Vietnami mbështet Italinë me teste për Coronan
Europa e Gjermania fillimisht e humbën këtë garë. Por tashmë ndihmat kanë nisur intensivisht. Të mërkurën (25.03) në Romë dhe në Milano mbërritën dy avionë transporti të armatës italine me shtatë tonë mjete mjekësore nga Gjermania, ndër to edhe aparatura respirimi që nevojiten urgjentisht.
“From Germany with love”?
Për këtë nuk u raportua në media. As në rrjetet sociale nuk u postuan imazhe me komentin “From Germany with love”. Vetëm ministri italian i Mbrojtjes Lorenzo Guerini falenderoi “miqtë dhe aleatët gjermanë për mbështetjen në këto momente të vështira”.
Në opinionin italian dominon imazhi, që Gjermania e ka lënë në baltë. Më 12 mars në kohën e gjendjes kombëtare të emergjencës u shfuqizua ndalimi i eksporteve, që ishte vendosur në rutinë, për materialet mjekësore. Kjo bëri që maskat mbrojtëse të porositura nga Italia të konfiskoheshin.
“Në fakt ky është një shembull negativ, që tregon se në krizë secili vend mendon fillimisht për vete”, thotë Sven Biscop në bisedë për DW. Drejtori i Thinktank belg “The Royal Institute for International Relations Egmont” është i sigurt, se kjo do të ndryshojë. “Të gjitha vendet do të jenë të varura prej ndihmës nga BE, për të përballuar krizën ekonomike”, thotë Biscop.
Ndërkohë Gjermania po punon për rikuperimin e imazhit negativ të krijuar. Pasi landi i Saksonisë deklaroi se do të trajtojë pacientë të prekur nga virusi Corona nga Italia, edhe Bavaria dhe Renania Veriore – Vestfalia (NRW) ofruan një shërbim të tillë. Në NRW do të sillen dhjetë pacientë me avionë të ushtrisë italiane. “Kjo është një mbështetje e vogël”, tha kryeministri i landit Armin Laschet për mediat. ?Por ne duam të sinjalizojmë, që ju nuk jeni vetëm”, shtoi ai./ DW
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar n...
Italia është vend ii cili tashmë po përballet me situatën me...
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit për mocionin e mosbesi...
Ndërsa e gjithë Italia është gjunjëzuar nga koronavirusi, nj...
Qeveria e Albin Kurtit është rrëzuar mbrëmjen e sotme nga Pa...
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku tha se ësh...
Sipas të dhënave zyrtare nga universitetit mjekësor John Hok...
Sipas të dhënave zyrtare nga Universitetit Mjekësor John Hok...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rezultuar negative edh...
Në SHBA, numri i të prekurve me koronavirus e ka kaluar shif...
Është rritur bilanci i personave të infektuar me Koronavirus...
Greqia ka regjistruar vetëm ditën e sotme 78 raste të reja t...
Vijon të rëndohet bilanci i viktimave në Itali sipasojë e pa...
Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Maqedoninë e Ve...
Kriza globale e krijuar nga epidemia e koronavirusit vazhdon...
Në Itali shënohet një shifër alarmante të të prekurve me kor...
Koronavirusi në Britani i ka marrë jetën edhe një vajze 21-v...
Prej ditësh profesor Andrea Crisanti vret mendjen: “Nuk arri...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...