Shifër alarmante nga Italia/ Mbi 5 mijë punonjës të stafit mjekësor të infektuar me COVID-19
Në Itali shënohet një shifër alarmante të të prekurve me kor...
Kriza globale e krijuar nga epidemia e koronavirusit vazhdon të thellohet në botë. Organizata Botërore të Shëndetësisë paralajmëron se Shtetet e Bashkuara mund të shndërrohen në epiqendrën e ardhshme të epidemisë.
Spanja ia kaloi Kinës dhe renditet tani pas Italisë me 3434 të vdekur, pasi sot u regjistruan 738 viktima të reja nga COVID-19.
Ministria spanjolle e shëndetësisë tha se mbi 5000 vetë janë shëruar nga COVID-19.
Epidemia ka vënë nën presion të rëndë infrastrukturën shëndetësore të Spanjës, sidomos në zonën e kryeqytetit, Madrid ku janë regjistruar gjysma e të vdekurve dhe një e treta e të infektuarve.
Italia, e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, por e para për totalin e vdekjeve nga COVID-19, po i forcon edhe më shumë masat e rrepta, në përpjekje për ta vënë situatën nën kontroll. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi rritjen e gjobave nga 220 në 3000 euro për ata që dalin nga shtëpia pa arsye të lejueshme.
Por në Kinë, ku u shfaq fillimisht epidemia e koronavirusit autoritetet kanë hequr ndalim-qarkullimin në provincën Hubei, epiqendra fillestare e infeksionit.
Kina po përjeton përmirësime të mëdha në numrin e rasteve totale, pas një periudhe masash të forta për të penguar kontaktet fizike mes popullatës në mënyrë që të mos lejohej përhapje e virusit. Zyrtarët kinezë të shëndetësisë njoftuan sot 47 raste të reja, të gjithë persona të ardhur nga vende të tjera.
Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margaret Harris tha dje se me shtimin e ritmeve të diagnostikimit po shtohen edhe rastet e konfirmuara. Zonja Harris tha se dje 85 për qind e rasteve të reja u identifikuan në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.
Virusi është shfaqur tashmë në çdo skaj të globit. Në botë numërohen tani mbi 436 mijë raste me COVID-19 dhe më shumë se 19 600 të vdekur.
Zelanda e Re njoftoi sot 50 raste të reja, numri më i madh i personave të diagnostikuar pozitivë për koronavirus në këtë vend brenda një dite.
Kryeministrja Jacinda Arden shpalli gjendjen e emergjencës duke thënë se në vend do të vendosej ndalimi i lëvizjeve për katër javë për të penguar një përhapje më të madhe të infeksionit.
Libia ishte një ndër vendet e pakta pa raste të konfirmuara, deri dje kur identifikoi personin e parë pozivit për koronavirus./VOA
Në Itali shënohet një shifër alarmante të të prekurve me kor...
Koronavirusi në Britani i ka marrë jetën edhe një vajze 21-v...
Prej ditësh profesor Andrea Crisanti vret mendjen: “Nuk arri...
Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende t...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në seancën ...
Princi Charles ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.Tashm...
Prej gati një ore, Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për të...
Që kriza Corona do të shkaktojë një rënie të fuqishme të ren...
Senatorët e SHBA-së dhe zyrtarët e administratës së presiden...
Ekspertët e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë shprehën a...
Në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të prekur nga koro...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do që ameri...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK)...
Një infermiere 34-vjeçare italiane, e cila punonte në njësin...
Në SHBA numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në rreth ...
743 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit p...
Është rritur frikshëm numri i të prekurve me Covid-19 në Gre...
Bashkimi Europian ka miratuar një fond ndihme prej 30 milion...
Japonia është gati të pranojë shtyrjen e Lojërave Olimpike q...
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit ka bërë thirrje qe...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...