Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Një lajm i mirë vjen për Shqipërinë në këto ditë të vështira.
Sipas Euronews Albania, Këshilli Evropian ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.
Kështu shkruhet në tekstin e fundit të projekt-konkluzioneve të Këshillit të zbuluara nga Euroneës Albania.
E siç ishte lajmëruar më parë, propozimi i parë i Presidencës kroate ka ndryshuar me kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman dhe kushtet e shtuara nga Holanda.
Pasi këshillohet Komisioni Evropian për përgatitjen e kuadrit të ri negociues, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme paraprakisht mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare:
1. Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, duke garantuar financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore,
2. Duhet të garantojë zbatimin e vijueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë garantimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën relevante ndërkombëtare përfshirë opinionet e zbatueshme të Komisionit të Venecias,
3. Si dhe të përfundojë vendosjen e strukturave të specializara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por edhe me plotësimin e këtyre kushteve, para se kuadri negociues të miratohet nga vetë Këshilli, vendi duhet të vijojë të japë rezultate në pesë prioritetet kyçe, e sidomos në fushat konkrete si më poshtë:
1. Shqipëria duhet gjithashtu të përforcojë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë nëpërmjet bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së dhe nëpërmjet planit të veprimit për adresimin e rekomandimeve të Task Forcës për Veprimet Financiare (FATF).
2. Vendi duhet të përballet me fenomenin e aplikimeve të pabaza për azil dhe të garantojë riatdhesimin.
3. Si dhe të ndryshojë ligjin për median në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Komisioni ftohet si të hartojë një raport për këto çështje, përfshirë përparimin në lidhje me gjurmët e provave, kur të paraqitet kuadri negociues me vendin.
Sipas dokumentit, kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria i ka adresuar me sukses prioritetet kyçe, e më konkretisht :
1. Nisja e hetimit të gjykatësve dhe prokurorëve të akuzuar gjatë procesit të vetingut për sjellje kriminale;
2. Nisja e procedimeve kundër atyre që akuzohen për blerje votash.
3. Gjurmë të forta provash në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve dhe përmbylljen e proceseve të para kundër politikanëve dhe zyrtarëve publikë të nivelit të lartë,
4. Progres të prekshëm në lidhje me reformën në administratën publike,
5. Zbatimin e reformës për kodin zgjedhor si dhe vendimet përfundimtare për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019,
6. Progres të mëtejshëm në miratimin e legjislacionit të mbetur zbatues për kuadrin ligjor të vitit 2017 për mbrojtjen e minoriteteve kombëtare.
Sipas burimeve të Euronews Albania debatet mes vendeve anëtare javën që kaloi kanë qenë mjaft të gjalla dhe kanë zgjatur më shumë seç pritej.
Teksti i zbuluar nga Euronews Albania ka lënë ende të pakënaqur disa vende mbështetëse dhe disa kundërshtare, ndërsa afati për ndryshime të mëtejshme ishte dita e sotme, pasi në rast të kundërt Franca ka kërcënuar se nuk do të marrë pjesë në video-konferencën e ditës së martë kur ministrat e çështjeve evropiane duhet të marrin vendimin, para miratimit nga Samiti i të enjtes.
Nuk dihet ende data e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, ndërsa ecuria e procesit do të varet thelbësisht nga aftësia për plotësimin e kushteve.
Izolimi për shkak të përhapjes së koronavirusit, ka bërë që ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun Erion V...
Mediat raportuan pasditen e sotme për një zjarr të rënë në n...
Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh për Italinë e cil...
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, ka ironizuar masat e marra nga...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për qytetarët, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar me tone urdhërue...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ftuar në studion e lajmeve ...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reagu...
Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka kritikuar ashp...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka dalë ...
Për shumë fëmijë, shkolla është një vend ku mësohet e mund t...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me opozitën teksa fol...
Demokratja Albana Vokshi ka reaguar sërish për vdeon e publi...
Kryetarja e opozitës Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë shq...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar sërish për pl...
Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh sensib...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar postimin e Kishës Ortodoks...
“Le Iene” i ka kushtuar një artikull gafës së kryeministrit ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...