web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjela mesazh për Italinë/ "Është si vendi ynë, ata do ta fitojnë këtë betejë"

22 Mars 2020, 21:12, Politikë CNA

Avokati Spartak Ngjela ka dhënë një mesazh për Italinë e cila ka shënuar shifra të frikshme viktimash të shkaktuara nga koronavirusi i rrezikshëm, që ka marrë mijëra jetë njerëzish.

Ngjela thotë se Italia është si vendi ynë, pasi pretendon se pa të do të ishim të verbuar nga sëmundja e egër çnjerëzore e diktaturës.

Ai sensibilizohet me shtetin fqinj dhe deklaron se me bindje se italianët do ta fitojnë këtë betejë.

“Italianët po vuajnë masivisht nga një sëmundje vrastare. Italia është në një tension tërësor, se po lufton me vdekjen. Italia për ne shqiptarët është si vendi ynë. Pa Italinë mediatike, ne shqiptarët e pasluftës të Dytë Botërore do të ishim të verbuar nga sëmundja e egër çnjerëzore e sistemit hoxhist. Pa emigracionin aktual shqiptar të punësuar në Itali, rreth 500 mijë, gjendja jonë ekonomike si mirëqenie do të ishte në mjerim. Po nuk është vetëm kaq: talenti i madh i popullit italian ka krijuar në histori substancën artistike të qytetërimit perëndimor, stilin e madh të qytetit evropian dhe poezinë e madhe botërore. Italianët do ta fitojnë këtë betejë, dhe këtë ia urojmë nga zemra ne shqiptarët”, shkruan avokati në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga