Nga Astrit Patozi/ Një leksion perfekt për t’u ruajtur nga virusi
Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur...
Nga Tanush Çaushi
Ne investojmë që në fëmijëri në arsim.
Ne investojmë në trajnimin e punonjësve.
Ne sigurohemi që të ngremë strategji kërkimi shkencor dhe zhvillimi dhe në këtë mënyrë bëjmë inovacion.
E rindërtojmë këtë infrastrukturë,të cilën ne e dimë se tërheq bizneset.
Barack Obama
Duke marrë shkas edhe nga situate e fundit a pandemisë së shpallur dhe risqeve të tjera që na kanosen, po i rikthehem përsëri duke këmbëngulur për rolin e kërkimit shkencor, jo vetëm në zhvillimin e vendit por edhe në përballimin e situatave emergjente dhe pandemive.
Sigurisht, nuk presim që Shqipëria të jetë në ballë të luftës për pandemitë. Kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin Universitet ? Qeveri ? Biznes mund ta përdorim për të ngritjen dhe përmirësimin e sistemeve të emergjencave civile dhe vlerësimit të Riskut dhe Menaxhimit të tij.
Po jua risjell artikullin tim të përditësuar në shërbim të situates ku jemi.
Atë ditë që lexova këtë, u alarmova nga disa statistika zyrtare që po shfletoja në lidhje me Kërkimin Shkencor në Shqipëri. Krenaria për intelektualizmin shqiptar u zbeh në mënyrë të menjëhershme se zhgënjimi më pushtoi të tërin:
Dhe ja pse. Në programin e mirënjohur të financuar ?Horizon 2020? financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të strategjisë së inovacionit për kërkimin shkencor me një vlerë 78 Bilion euro, Shqipëria renditet e fundit përsa i përket projekteve të fituara.
Vetëm 35 projekte me vlerë 2.4 mln euro. Dhe çudia me vijën me goditje: Maqedonia ka fituar 105 projekte me vlerë 11.5 mln euro e Mali i Zi 52 projekte me vlerën 4.2 mln euro.
Në fakt nuk u ndieva aspak krenar që renditemi të fundit edhe në raport me shtete me numër popullsie më të vogla se ne dhe që marrin të njëjtin ajër ballkanik.
Kureshtar fillova të hulumtoja statistikat dhe literaturën për të gjetur shkaqet e këtij rakitizmi në fushën akademike duke bërë lloj-lloj pyetjesh e tentuar për të gjetur justifikime.
Përpiqesha të gjeja një rrugë lehtësimi dhe një fije kashte për të shpëtuar mbytjen e inteligjencës kombëtare.
Gjëja e parë që më shkoi në mend ishte se ndoshta nuk kemi traditë në Universitet dhe jemi të vonuar. Universiteti i parë në Shqipëri (Universiteti i Tiranës) daton në vitin 1957, pra kemi një traditë 62-vjeçare si Universitet. Dhe s?janë pak! Në vitin 1991 lindi Universiteti Politeknik i cili u nda nga Universiteti bab i Tiranës.
Në anën tjetër edhe Akademia e shkencave është themeluar që në vitin 1972 ndonëse ende nuk kemi produkte shkencore dhe udhërrëfyes për Çështjen kombëtare shqiptare, apo studime me gjurmë në Gadishull pale më në kontinent!
Atëherë mos kemi pak Universitete dhe duhet të shtojmë numrin e tyre?
Sipas Statistikave në Shqipëri ka 15 Universitete Shtetërore dhe 24 Universitete private. Ndërkohe që në Maqedoni numri është më i vogël: 16 Universitete private dhe katër shtetërore.
Pyetja pasuese më thotë: mos numri i studentëve është i vogël?
Numri i studentëve të regjistruar ne arsimin e larte në Shqipëri vetëm në periudhën 2014 ? 2019 është 139,043 (INSTAT). Dominon arsimimi në shkencat ekonomike 24% e ndjekur nga shëndet dhe mirëqenie dhe më pas inxhinieritë. Në raport me popullsinë e përgjithshme nuk mund ta konsiderojmë të vogël. Përkundrazi. Siç thuhet shpesh në mjedise të ndryshëm tek ne arsimi i lartë është bërë thuajse i detyrueshëm, njëlloj si arsimi 9-vjeçar.
Po Doktoraturat mos jepen me pikatore dhe numri i graduatëve është tepër i vogël për meritantët e shumtë të tyre?
Edhe këtu llogarite nuk më ndihmojnë. Ne baze te statistikave, numri i doktoraturavë 3481 Doktorë Shkencash vetëm ne vitet 2007-2017. Numër tepër i madh për një popullsi kaq pak të vogël! Mandej Dr shkencash ne vendin tim bëhej shumë thjeshtë: mjafton të zbresësh një temë ?shkencore? nga interneti, ta lidhësh bukur e ta shoqërosh me ndonjë tryezë dhe hopa Doktor me vezë!
Eh, të gjitha përgjigjet ishin të kundërta! Po cilat janë arsyet që e kanë krijuar këtë gjendje dhe si mund të dalim nga ky batak?
E para mendoj se është niveli i ulët i financimit shtetëror për kërkime shkencore që historikisht ka qenë në nivele të ulëta ose të papërfillshme. Edhe pse në bazë të vendimit të fundit parashikohet 5% e grantit të arsimit, kjo shifër nuk është e mjaftueshme për të zgjuar interesin për punë kërkimore-shkencore.
Pra, një vlerë më e lartë financiare e akorduar për këtë qëllim, do të rritë motivimin e Universitetit dhe Doktorantëve të Shkencave për punë kërkimore shkencore.
E dyta mendoj se mungon bashkëpunimi midis universitetit dhe biznesit, pra dhe legjislacioni duhet të vihet në shërbim të kësaj. Një punë kërkimore që i shërben një Biznesi të caktuar(fushës ku ai operon), në terma afatgjatë i shërben edhe zhvillimit të vendit. Duhet të hidhen hapa për të arritur në një bashkëpunim të tillë si nga ana e Universitetit ashtu edhe nga ana e biznesit.
Si menaxher për ta arritur këtë objektiv mund të shërbejë edhe Ministria e Arsimit.
Duhet të kuptojmë që është thelbësore që të aktivizojmë financime nga ana e Biznesit për kërkimet shkencore.
E treta ka të bëjë me lehtësimin fiskal që duhet bërë për këtë qëllim. Nëse sipas ligjit aktual shqiptar industrisë i njihet si shpenzim vetëm 4% e një financimi të mundshëm që mund t?i bëjë një kërkimi shkencor, në Itali kjo përqindje është 80%.
Pra, le ta rrisim këtë përqindje të paktën deri në 50%. Kjo do të bënte që një armë e fuqishme do të vihej në përdorim siç është ajo e financimit të kërkimeve shkencore nga ana e Biznesit dhe e Industrisë.
E katërta ka të bëjë me hartimin e një strategjie për kërkimin shkencor në bashkëpunim me biznesin. Duke marrë parasysh nevojat e vendit, prioritetet ekonomike dhe sociale si dhe nevojat e biznesit, duhet të arrihet në një vlerësim të gjendjes ekzistuese të kërkimit shkencor dhe të hartohet strategjia sesi mund të dalim nga kjo situatë. Kjo duhet të realizohet duke marre parasysh që të gjithë faktorët politikë, ekonomikë, intelektuale si edhe përvojën e deritanishme të suksesshme kërkimore ? shkencore.
E pesta është në formën e një propozimi qe ka të bëjë me ngritjen e ?Qendrës së Inovacionit Shkencor? si një institucion shtetëror i kombinuar me atë privat, me financim të përbashkët. Kjo qendër duhet të ngrihet me baza financimi publik dhe privat dhe të arrijë që të konkurrojë në programe europiane dhe ndërkombëtare.
Duke qenë se numri i doktoraturave në Shqipëri është i lartë dhe kërkesa ka, (pavarësisht edhe fiktivitetit të një pjese prej tyre) është rasti që të krijojmë, mbështesim dhe financojmë këtë institucion të ri.
Përvoja e bashkëpunimit Biznes-Universitet në botë ka bërë që të ketë fitim shumë të madh të dypalësh, por ka shërbyer kjo edhe si zhvillim për shoqërinë.
Kështu rreth 10% e zbulimeve të reja janë bërë në sajë të këtij bashkëpunimi. Në Shqipëri ky lloj bashkëpunimi mund të shfrytëzohet për bashkëpunime më të thjeshta shkencërisht si p.sh. sisteme të informatizimit të kostos, financës, studime për produktet e reja dhe teknologjitë e reja.
E gjashta: Ngritjen e një Agjensie për vlerësimin e Riskut dhe Menaxhimin e tij përfshirë dhe sistemin shëndetësor dhe epidemitë dhe risqet e tjera që I kanosen botës.
E nisa këtë artikull me një fjalim të shkurtër të ish Presidentit Barack Obama për ta mbyllur me mesazhin e tij të shqipëruar në terma ekonomikë dhe prosperiteti:
?Le të krijojmë një Infrastrukturë të re kërkimi shkencor dhe ta bëjmë këtë infrastrukturë në formën e një ure lidhëse midis strategjisë politike ? biznesit / industrisë dhe universitetit pasi kjo treshe është një armë e fuqishme që do të na shërbejë si katalizator për zhvillimin e shpejtë të vendit, mbrojtjen shëndetësore, ekonomike dhe sociale të vendit dhe për të ardhmen e banorëve të kësaj toke ku jetojmë?.
Videoja e vajzës së prekur nga koronavirusi u dashka ndjekur...
Nga Andi BushatiOpozita dhe mediat kanë denoncuar sot një ma...
Nga Roland QafokuKa një sjellje ndryshetë publikut ndaj medi...
Nga Luan Rama * Edhe pse mendohej që shpejt a vonë koronavir...
Nga Ilir LevonjaAty pak më parë po ndiqja paralel lajmet mbi...
Nga Ylli PataLajmet nga Italia, ku disa specialistë thonë se...
Edhe ti mund të vetëizolohesh pa shkuar në spital…Tërmeti i ...
Nuk ka nevoje per panik.Bota nuk do permbyset. Por ne u perm...
Nga Altin KaralliKryeministri ynë është përpjekur në këto di...
Lajm i mirë, mbyllja nga koronavirusi e ka bërë botën më të ...
Nga Mentor Kikia Beteja më e vështirë e qeverisë dhe shtetit...
Qeveria Kurti- Mustafa po shkon drejt rrëzimit, pasi LDK nuk...
Edi Rama, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, po përpiq...
Meqë tani qenkemi në luftë, dikush mendon se duhet patjetër ...
Lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Urs...
T’i mbaj njerëzit në shtëpi që të mos përhapet epidemia? Mir...
Sot nuk ka budallallëk më të madh sesa të kritikosh masat re...
Ditar nga Burgu 313, janar 2002Dritarja e qelisë pa xhama. S...
Koncesioni i Chek Up-it duhet te riadresuar urgjentisht per ...
Si e vërtetoj nisur nga libri im SHOQERIA PIRAMIDALE?Veç një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...