Koronavirusi/ Grida Duma flet për jetën në karantinë, apel qytetarëve
Ish deputetja e PD-së Grida Duma, ka bërë apel për të gjithë...
Doktor Blerimit para tre muajsh i trokiti te kabineti i tij përgjegjësi i qendrës shëndetësore.
-E mbushe moshën, duhet të dalësh në pension se nuk të paguaj dot nga sot e tutje. Ti e kupton, shteti kështu e ka rregullin.
-E di, e di. Po kam 40 vjet punë këtu e se si do më duket të mos vij më çdo mëngjes, – psherëtiu Blerimi.
-Ah, sa mirë të të kishim akoma nga që mjek veç ti dhe unë mbetëm. Të tjerët ikën në Tiranë ose në Gjermani.
Mblodhi veglat e ca blloqe recetash, palosi përparësen e bardhë e eci drejt shtëpisë. Rrugës e përshëndetnin të gjithë se qyteza aq banorë kish, por edhe që thuajse të gjithë i kishte vizituar. Ua dinte dhimbjet dhe historinë e sëmundjeve.
Gruaja e priste e gëzuar.
-Javën që vjen ikim te Sokoli në Amerikë. E kemi nxjerrë vizën qysh vjet dhe mbetëm këtu. Na ka marrë malli për djalin.
Besimi tundi kokën dhe po shihte kot nga televizori. Sa mbaruan drekën i ra celulari.
-Po nuk punoj më, dola në pension, -i fliste dikujt.- Po mirë sille te ambulanca e po shoh.
-Ishte Gaqo, ka nipin me temperaturë të lartë. Po iki ta vizitoj, – i foli gruas.
Dhe kështu si padashur thuajse çdo ditë shkonte te puna e vet. Te ajo dhomë, me atë rutinë, me ato halle të njerëzve. Veç tani nuk paguhej, kjo ishte e veçanta. Po nuk mërzitej. Mjafton që u zgjidh halle njerëzve, mendonte.
Vajtjen në Amerikë e shtyu pa datë. Javët po ecnin shpejt, nuk kuptonte se kishte dalë në pension. E ndjente kur shkonte te barakja e postës të tërhiqte pagën. Ishte pak, shumë pak, po djali niste ca dollarë me wester union. Dhe jetonin normal. Të qetë e te dobishëm për njerëzit. Deri sa një ditë shefi hyri si vjedhurazi te dhoma e vizitave dhe i foli me sytë përdhe:
-Duhet mos e ndezësh këtë furnelën elektrike. Nuk kemi buxhet për të.
-Po fëmijët mbërdhijnë se zhvishen kur i vizitoj.
-E di, e di, por…-dhe doli.
U nxeh e vendosi të nesërmen mos të vinte fare, të rrinte në shtëpi. Ashtu bëri deri nga ora dhjetë. Pastaj luajti vendit e doli të ç?pinte këmbët. Ato e çuan nga ambulanca. Te dera po e prisnin në radhë mbi tetë veta. Burra, gra, më shumë fëmijë. Shkoi me vrap dhe nisi punën. Po furnelën e ndezi.
E ngrohu dhomën.
Të nesërmen ishte dita e marrjes së pensionit. Sa futi në kuletë ato pak lekë shkoi te dyqani i Mitit. Bleu një sobë me gaz, një bombol dhe e çoi te klinika. Bëri provë, u gëzua si atëherë kur blenë televizorin, që shtruan darkë me shoqërinë se ishte ngjarje e madhe.
Në shtëpi e shoqja po e shihte nga duart. Priste pensionin se e dinte ditën. Po Blerimi ia priti:
-Do na i vonojnë ca ditë. Ka pasur corona virusi e qarkullimi, e di vetë ti se e ke parë te lajmet.
Ndjente kaq lumturi sa soba i dukej më e rëndësishme se televizori. U shtri sa të dremiste pak, pasdite do bënte vizita, por dhe do i shkruante sms të birit.
Na i dërgo një javë më parë paratë e muajit se bleva një sobë për ambulancën.
Ish deputetja e PD-së Grida Duma, ka bërë apel për të gjithë...
Partia Demokratike deklaron se pas mjekëve dhe infermierëve ...
Megjithëse qeveria ka bërë apel vazhdimisht për të kufizuar ...
Kryeministri Edi Rama ka treguar një masë tjetër të marrë në...
Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkon të merren urgjentish...
Edhe Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka drejtuar një...
CNA.al ka paralajmëruar disa herë një problematikë në lidhje...
Në këto ditë të vështira, ku Shqipëria po përballet me betej...
Dita e Verës, si asnjëherë më parë i ka gjetur shqiptarët të...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një tjetër njoftim të rënd...
Kryeministri Edi Rama, ka dalë sërish në një lidhje live ku ...
Pas kryeministrit Edi Rama edhe Ministria e Financave dhe Ek...
Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka hedhur dyshime të forta ...
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh sensibilizue...
Policia Kufitare ka njoftuar mbylljen e kufirit drejt Malit ...
Partia Demokratike ka publikuar nje video te kryeministrit R...
Kryeministri Edi Rama ka paralamëruar masa të forta ndëshkue...
Bashkia e Fierit i ka bërë thirrje urgjente shoferit që ka t...
CNA.al, paralajmëroi mbrëmjen e djeshme, se shumë qytetarë n...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...