web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha mesazhe të forta qytetarëve, stafit mjekësor dhe policëve/ 7 pyetje për qeverinë

14 Mars 2020, 17:57, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkon të merren urgjentisht masa për t’i paraprirë përhapjes së koronavirusit.

Basha thotë se për ta arritur këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim, pasi thekson  se secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri.

Kryedemokrati i bën sërish thirrje qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm dhe syçelët, si dhe të zbatojnë të gjitha këshillat e mjekëve. Lideri i PD-së thotë se edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e saj dhe jo atë të mjekut.

“Kufizimet e forta kërkojnë jo kërcënime me gjoba dhe shthurje gjuhe, por zgjidhje të forta, fonde shtesë dhe masa të posaçme mbështetëse. Fatkeqësisht, ditët kalojnë dhe qeveria ende nuk ka një plan masash të integruar për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve. Çfarë përgatitjesh po bëhen për një skenar më të vështirë, nëse qëndrimi në shtëpi do të duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi duhet të merren masa edhe si do të garantohet furnizimi i tyre i pandërprerë me ushqime dhe ilaçe. Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do t’i sigurojnë shumica e tyre të ardhurat për ushqime dhe mjete higjeno-sanitare?

Kur me të drejtë ju kërkojmë njerëzve të rrinë në shtëpi, si do ti paguajnë faturat qytetarët në kushte të mungesës së të ardhurave nga mosshkuarja në punë, duke qenë se pjesa më e madhe e bizneseve do jenë të mbyllura? Kur ju kërkojmë fëmijëve të rrinë në shtëpi, pse hezitohet për PAKETËN E INTERNETIT FALAS ?”, shtron pyetjet kreu i opozitës.

“Pse nuk alokohen direkt fonde nga buxheti për këto zëra? Pse nuk alokohen fonde për të ngritur SOT pavione shtesë? Çfarë masash po merren për të rritur urgjentisht numrin e kiteve dhe paisjeve testuese? Po për paisjet respiratore dhe të trajtimit të të sëmurëve nga virusi, kur vetë qeveria paralajmëron dy herë në ditë se pritet rritje e numrit të të infektuarve?”, vijon më tej ai.

Basha thekson se qeveria duhet të veprojë e tu vijë në ndihmë njerëzve dhe jo të marrë përsipër rolin e Institutit të Higjenës, ndërsa ka dhënë mesazhe dhe për stafin mjekësor, forcat e policisë, etj.

“Edhe njëherë nga zemra shpreh mirënjohjen më të thellë për personelin e ISHP, mjekët e urgjencës, anestezistë, reanimatorë, pneumologë epidemiologë, mikrobiologë e virologë, specialistë të shëndetit publik, farmacistë, infermierë, shoferë ambulancash dhe sanitarët, të cilët janë në vijën e parë. Falenderim për të gjithë stafin mjekësor që sot po punon me përkushtim edhe pse është i ekspozuar ndaj virusit Covid 19, duke u kujdesur për të gjithë ata që kërkojnë asistencë mjekësore e në veçanti të sëmurët kronikë.

Heronj sot janë ata, por nesër është edhe ai që mban thasët e miellit, edhe punonjësit e furrave të bukës, edhe elektricisti që mirëmban rrjetin elektrik, punonjësi i ujësjellësit, pastruesit dhe mbledhësit e plehrave, riparuesi i ashensorëve, mijëra shitës perimesh dhe artikujsh ushqimorë, shoferë që bëjnë furnizime, mijëra punonjës administrate, policie dhe të FA, e gjithë ajo pjesë e shoqërisë që kryen aktivitete të domosdoshme për funksonimin dhe mbijetesën e shoqërisë në këto ditë të vështira”, shkruan Basha në rrrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga