FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Do të ishte një listë e gjatë në rast se ne do të vendosnim vetëm emrat e personave të larguar nga Top Channel apo përplasjeve që ka pasur një prej aksionereve të këtij televizioni, Vjollca Hoxha me stafin, me miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish bashkëshortit të saj të ndjerë, Dritan Hoxha.
Lista është e gjatë dhe ende nuk ka përfunduar. Së fundi ?viktimat? kanë qenë bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës. Me ata e filloi dhe me ata po vazhdon ndërkohë që rrugës janë me dhjetëra e qindra gazetarë, regjisorë, aktorë, kameramanë,e të tjerë, e të tjerë njerëz të larguar nga puna.
Në pak vite në drejtimin e Top Channel zonja Hoxha mban një rekord tjetër. Ky institucion, pra ky televizion kombëtar ka rekordin më të madh të gjyqeve që ka pasur ndonjëherë, padi për çështje biznesi të thjeshtë por edhe përplasje aksionerësh dhe gjyqe për fatura të papaguara.
Në Gjykatën e Tiranës dhe në Prokurori ka me dhjetëra çështje të ngritura, që nga aksionet e Top Channel pra përplasja me aksionerët e shumicës Albert Sino dhe Aurel Baçi të cilët mbain 60 përqind të totalit të aksioneve të këtij televizioni, të cilat Vjollca Hoxha, nuk ua njohu, por shpejt e shpejt me një manovër dhe me disa procese gjyqësore tepër të dyshimta dhe tepër skandaloze kanë tentuar t?ia u marrë të gjitha. Por këta ishin të parët më pas shumë prej tyre u larguan. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Dritan Hoxhës, Enkel Joti ish drejtor i përgjithshëm i Top Channel historik në atë detyrë. Një tjetër bashkëpunëtor, Alban Jaho ka ikur së fundi nga drejtimi i Digitalb, një tjetër emër i njohur në shoqërinë e tyre është Ed Poda ndryshe njihet si Edi i Lorit por tashmë është i larguar nga bizneset pas përplasjeve me Vjollcën.
Por debate dhe gjyqe nuk ka patur vetëm për Top Channel, ka pasur edhe për Digitalb. Ato kanë plasur së fundi dhe Vjollca Hoxha kërkon të mos njohë disa aksione por edhe në këtë rast duket se jo si në rastin e parë çështja me gjyqet me prokuroritë dhe shantazhet me kronika televizive nuk i pinë ujë.
Ka dhe të tjerë emra, ka dhe të tjerë personazhe që njihen si miqtë dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Dritan Hoxhës, njërëzit që bashkë me të ngritën epokën e artë të Top Channel dhe Digitalb të cilën Vjollca Hoxha duket se po e rrënon me gjyqe dhe përplasje. Asnjë nga këta në foto nuk ekziston më në biznese apo bashkëpunime me Vjollca Hoxhen, disa janë në gjyqe, të tjeret janë larguar fare. Ata që bashkë me Tanin ndertuan Top-in janë “viktimat” e Vjollcës
Sot ndodhen në gjykatë, mosnjohje detyrimesh , borxhe të fshira e të tjera si këto pa folur me tej për cirqet e Vjollcës me Blushin e saj në blerjen e shitjen e 51% të aksioneve të Valtelino Caffe kompanisë që mban emrin tregtar Lori Caffe e cila tashmë ka për pronar dy aksionerët kryesorë të kompanisë së inceneratorëve në Shqipëri dhe Eva Blushim bashkëshorten e Ben Blushit. Kjo e dytja një nga këshilltaret kryesore që kujdeset për dosjet, proceset gjyqsore, bëmat dhe gjëmat, prokuroritë dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.
Por, ndoshta ka ardhur koha që dikush të pyesë ?pse?.
Ndoshta dikush nga fëmijët, tashmë të rritur të shohin të vërtetën në sy dhe t?i thonë vetes:
Çfarë ka ndodhur me Top Channel?
Cila është e vërteta e këtij televizioni?
Çfarë po bën Vjollca Hoxha me Ben Blushin me kompanitë e Dritan Hoxhës, me shitjen e Lori caffe , me aksionet e Digitalbit me akisonet e Top Channel?
Çfarë po bën Vjollca Hoxha, pse janë hequr nga puna me dhjetëra aktorë, regjisorë, gazetarë dhe drejtues të këtij televizioni?
Pse gjithë këto gjyqe nëpër gjykata dhe prokurori, përplasje të panëvojshme?
Pse sot Top Channel ka të njëjtët aksionerë dhe ortakëri së bashku me ata të Lori Caffe dhe koncesionin e qeverisë të inceneratorëve?
Pse të gjtiha këto pikëpyetje, zhurma, bëma dhe gjëma të Vjollca Hoxhës në këto vite?
Ndoshta ka ardhur koha që dikush të analizojë, të shohë të vërtetën më sy dhe ta thotë atë me zë të lartë, ndoshta sa është ende në kohë pa u rrënuar ende fare sepse nesër do të jetë vonë. Kjo thirrje e jona ndoshta mund t?i duket qesharake dikujt pasi mendon se Top Channel, është një perandori, por dhe shumë perandori kanë rënë dhe shumë njerëz e dinë dhe shohin. Tani ka ardhur koha që dikush të reflektojë, ta shohë dhe të reagojë. Mjafton të pyesë pse ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur dhe në fund të kuptojë cila është situata.
Këtë nuk mund ta bëjë më Vjollca Hoxha me Ben Blushin, këtë mund ta bëjnë vetëm ata që e duan Top Channel, fëmijët e Dritan Hoxhës./CNA.al
Përhapja e koronavirusit në shumë vende të botës ka sjellë f...
Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka uruar Ditën Ndërkombë...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcellë një me...
Publikohet historia e panjohur të ish-majorit të Sigurimit t...
Një ditë më parë, një 50-vjeçare e kthyer nga Italia, u fut ...
Publikimi i letrës së Ilir Metës drejtuar Komisionit Europia...
“Mos u kruani me Fjoralba Priftin” , ky është mesazhi që jep...
Në fillim të muajit shtator 2017, gjyqtarja e Gjykatës Admin...
Dy fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi dyshohet të jenë pr...
Banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë pro...
Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se është...
Publikohet historia e panjohur të përkthyesit të njohur, Rob...
Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar në lidhje me situatën e ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
Pronari i UET, Henri Çili ka zbuluar shumën që do kërkojë pë...
Pronari i UET-së Henri Çili ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Pronari i UET, Henri Çili prej mesditës së sotme ka “pushtua...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat e kandidimit p...
Sot në fletushkën e tij që e përdor për interesa klientelist...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me op...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...