Skandali me gjyqtaren/ Kërkon pagë pa qenë në punë, “fiton” gjyqin me kolegët në kohë rekord
Në fillim të muajit shtator 2017, gjyqtarja e Gjykatës Admin...
?Mos u kruani me Fjoralba Priftin? , ky është mesazhi që jep gjykatësja e Apelit Administrativ në Tiranë, pas një raportimi bërë në CNA.al.
Duke harruar detyrën e saj si një shërbyese e publikut dhe e paguar me taksat e shqiptarëve, zonja Prifti është shqetësuar së tepërmi për një raport publikuar nga CNA.al sot në mesditë në lidhje me një çështje gjyqësore.
Nuk ka qenë një çështje gjyqësore midis palësh, pra nuk është një gjyq i ndonjë biznesi, nuk është ndonjë gjyq i ardhur nga palë të treta, nuk është ndonjë raportim që ka të bëjë midis shtetit dhe biznesit apo midis biznesit dhe biznesit, por është një çështje e saj personale.
Ne kemi raportuar se zonja Prifti ka qenë e përfshirë në një skandal sepse për rreth 6 muaj i ka kaluar të gjitha shkallët e Gjykatës Administrative për të siguruar rrogat e saj. Për rreth tre muaj ka mundur ta mbyllë në Apel dhe në të njëjtën kohë i ka marrë dhe çështja administrative që është çuar në Gjykatën e Tiranës.
Të dy shkallët kanë kaluar për vetëm 6 muaj, për të marrë 2 rrogat e dy muajve. Sot rreth orës 16:15 minuta kemi marrë disa mesazhe dhe telefonata nga zonja Prifti të cilat për etikë nuk po i bëjmë publike por, gjithashtu kemi të siguruar edhe një audio regjistrim.
Ajo shfaqej e nervozuar pse ne kemi shkruar skandal dhe kërkonte që të mos ngrihej një shqetësim i tillë, pasi ky, sipas saj, ishte një lajm i porositur vetëm për faktin se duhet të ishte nder që paguhej gjyqtarja për rrogat e munguara të 2 muajve.
Përgjigjen e mori direkt në telefon, por tani po e merr edhe publikisht.
Zonja Prifti duhet të mësojë së pari të komunikojë me mediat, pasi koha e gjyqtarëve shantazhues, kamikazë dhe të fortë në telefon ka marrë fund njëherë e mirë.
Na vjen keq që është nervozuar dhe ka humbur kontrollin derisa arrin të shprehet në këtë mënyrë.
?Askush nuk kruhet dhe nuk mund të kruhet me Fjoralba Priftin?, ishin fjalët e saj.
E ndërsa ne i thamë se CNA.al, sot që flasim ka publikuar mbi 250 dosje gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe do të vazhdojë të publikojë edhe pjesën e tyre që kanë në dispozicion.
Ne kemi bërë detyrën tonë si media, i kemi thënë shqiptarëve se kush është ky sistem drejtësie, sidomos tek pjesa e Gjykatës Administrative, ku ne do të luftojmë më fort. Nuk janë vetëm çështjet penale dhe civile, janë edhe ato administrative ku llokmat e milionave janë kthyer në një problem të madh për qytetarët.
E një qytetar që të kalojë një çështje në Gjykatën Administrative i duhen 3 deri ne 5 vjet, ndërsa një gjykatëse si zonja Fjoralba Prifti, nuk i duhet më shumë se 6 muaj.
Pushohen njerëzit nga puna, dhe ende nuk kanë marrë rrogat, ende s? ka vendim fare për ta , kanë çështje bizneset me tatimet me doganat, kanë çështje institucionet, kanë çështje qytetarët e thjeshtë por, Gjykata Administrative e kthyer në një makth do vite e vite të mbarojë punë, ndërsa zonjës Prifti i mjaftuan vetëm 6 muaj që nga fillimi deri në përfundim në Apel.
Sot, zonja Prifti u shqetësua shumë, shkrimin ndaj saj e quajti porosi.
Në fakt porosia e vetme është kjo që ne do t?i themi: Ky është publikimi i parë, ne do të publikojmë edhe pasurinë e saj, problemet, gjithçka ka të bëjë me të.
Ajo është drejt vettingut ashtu si disa kolegë të tjerë të saj të cilët ne i kemi denoncuar, ditë pas dite, dhe nuk do ndalemi duke i denoncuar.
Do ua themi të vërtetat përballë, do ua themi të vërtetat publikut. I kërkuam të shkojë të na denoncojë në Gjykatë, në Prokurori, ku ajo të mundë por u përtyp, nuk dinte çfarë të thoshte.
E ulur diku në një tavolinë duke drekuar, na tha thjesht dhe vetëm se nuk mund të kruhet kush me Fjoralba Priftin.
Nuk e dinim që Gjykata Administrative paska dhe të fortë të cilët kërcënojnë mediat dhe emri i saj është Fjoralba Prifti.
Ne nuk do të ndalemi, nesër,pasnesër dhe çdo ditë ashtu si për kolegët e saj dhe çdo gjyqtar tjetër që ne kemi mundur të sigurojmë deklarimet e pasurisë, kemi mundur të sigurojmë bëmat dhe gjëmat e tyre do t?i publikojmë pa asnjë mëdyshje.
Askush nuk na frenon dot në të vërtetën tonë, për gjithçka, përgjegjësinë e mbajmë përpara ligjit dhe vetëm ligjit.
Por, jo atij ligji që për qytetarët do 5 vjet të zbatohet një procedurë, ndërsa për zonjën kalon për 6 muaj.
Tani, zonja Fjoralba Prifti duhet të mësojë se ne nuk kemi frikë as nga ajo as nga prositësit e saj, as me hallet e mëdha që ajo paska, duke na thënë ne disa akuza.
Nuk e dimë çfarë halli ke moj zonjë se çfarë probleme të kanë shqetësuar kaq shumë dhe të kanë stresuar e nervozuar. Nuk të ndalim dot, nuk të ndryshojmë dot, nuk kemi çfarë të të bëjmë.
Faktet janë fakte. E vërteta e dimë që dhemb, ajo është më e dhimbshme se çdo gjë tjetër. Përgjegjësinë do e mbash vetë, jo përballë nesh por përballë qytetarëve dhe përballë vettingut dhe ne do të qendrojmë aty deri ditën e fundit sa ty dhe shumë të tjerë si ty të mos jenë në zyrat e shtetit dhe të mos paguhen më nga taksat e qytetarëve, pasi kërcënojnë live gazetarët dhe me dhëmbët e tyre nuk mund të kafshojnë dot asgjë pasi koha e tyre ka përfunduar. Është koha e të vërtetës dhe ne si media do bëjmë detyrën tonë. Kërcënimet, shantazhet dhe broçkullat që ju na thoni në telefon për ne janë një hiç.
Fjoralba të fala! Vettingu do të jetë ai që do të japë drejtësinë për ty. Ne do të qendrojmë atje përballë jo vetëm me skandalin e sotëm, por dhe me bëmat dhe gjëmat që ke bërë ti gjatë kohës që ke qenë në detyrë.
Të tjerat do t?i themi ditë pas dite!/CNA.al
Skandali me gjyqtaren/ Kërkon pagë pa qenë në punë, ?fiton? gjyqin me kolegët në kohë rekord
Në fillim të muajit shtator 2017, gjyqtarja e Gjykatës Admin...
Dy fëmijë emigrantësh shqiptarë në Greqi dyshohet të jenë pr...
Banorët e Zall-Gjoçaj, Melth dhe fshatrave të Matit kanë pro...
Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj tha se është...
Publikohet historia e panjohur të përkthyesit të njohur, Rob...
Ambientalisti Sazan Guri ka reaguar në lidhje me situatën e ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madho...
Pronari i UET, Henri Çili ka zbuluar shumën që do kërkojë pë...
Pronari i UET-së Henri Çili ka folur mbrëmjen e sotme lidhur...
Pronari i UET, Henri Çili prej mesditës së sotme ka “pushtua...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat e kandidimit p...
Sot në fletushkën e tij që e përdor për interesa klientelist...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me op...
Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili po mban një konfere...
Pronari i UET, Henri Çili ka bërë me dije se do të apelojë v...
Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili ka dalë sot në një dek...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ashpër në...
Banorët e Unazës së Re thonë se do të vazhdojnë të bëjnë rez...
Drejtoresha e e Drejtorisë Arsimore në Fier ka deklaruar se ...
Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka folur sërish për arre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...