web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si lindi 8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

8 Mars 2020, 08:08, Sociale CNA

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve që humbën jetën nga zjarri që ra në një fabrikë në Nju Jork.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.
Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës. Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.

Ishin të paktën 100 gra, përfaqësuese të një sërë vendesh europiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkës nën kryesinë e Klara Cetkinit,që vendosen që çdo vit, 8 Marsi, të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës. Vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.





Lajmet e fundit nga