web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdari zbulon traumën që ka kaluar pas vdekjes së të atit/ “Kam rënë pre e dhunës”

3 Mars 2020, 22:07, Politikë CNA

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ditën e djeshme në Parlament që të shpallet emergjenca kombëtare për dhunën ndaj grave, duke marrë shtysë nga e kaluara e saj.

Hajdari ka zbuluar se pas vdekjes së babait të saj Azem Hajdarit ka rënë pre e dhunës dhe tregoi se kjo ishte një nga arsyet pse u largua nga Shqipëria.

?Është një fakt që s?e fsheh dot, kam kaluar një jetë shumë të vështirë, pak njerëz e njohin jetën time personale. Humba babanë në një moshë shumë delikate dhe kjo të bën të ekspozohesh ndaj gjërave që të rrisin para kohe. Ka qenë viti ’98, një vit shumë i vështirë për Shqipërinë, po ashtu ne kemi pasur kërcënime të ndryshme nga njerëz të ndryshëm.

Patjetër, ka qenë një dhunë nga të gjitha anët. Unë isha fëmijë dhe nuk kisha mbështetje për atë traumë që po përjetoja në ato momente. Dhe nuk kisha mbështetje, sepse kisha një nënë e cila ishte shtatzënë dhe vazhdonte jetën e saj dhe po mundohej të mbahej fort për fëmijët e saj. Kisha një vëlla, i cili ishte më i madh se unë edhe ai po ashtu dhe ai po përjetonte një dramë. Dhe absolutisht asnjë njëri nuk ishte në gjendje të na mbështeste në këtë traumë. Dhe kjo është një dhunë që patjetër fëmija ndjen. Unë isha 11-vjeçare, isha tepër e re dhe shumë shpejt m?u desh të largohesha nga Shqipëria?, rrëfeu deputetja.

Hajdari tha në studion e TV “Euro News” se rasti i saj është ai me të cilin mund të identifikohen shumë vajza të reja.

?Kjo është një histori personale dhe shpesh herë dua të identifikohem me shumë vajza dhe gra. Sot vajzat e reja mund ta përjetojnë dhunën që në djep, kur lind dhe nuk është e padëshiruar dhe varfëria, po nuk është vetëm ajo, është kultura shqiptare që  e dhunon femrën që në momentin që ajo lind. Unë kam jetuar në këtë realitet. Kam qenë në një familje që po përjetonte një gjë shumë të madhe dhe dhuna është ndjerë në qenien time si një fëmijë që nuk kisha mbështetje. Dhe unë e di se shumë vajza mund të identifikohen me mua, se familjet shqiptare kanë aq shumë probleme dhe halle në jetën e përditshme sa e kanë të pamundur të merrem me një fëmijë?, tha ajo, ndërsa tregoi se për këtë gjë ka folur shpesh me nënën e saj, e cila e ka mbështetur, ndonëse ka qenë në një moment delikat.

?Ajo ka qenë një periudhë e vështirë dhe si çdo familje kemi pasur atë momentin tonë të reflektim. Me nënën kam folur shpesh për atë periudhë, sa e vështirë ka qenë për mua. Dhe ajo si nënë, që ishte edhe shtatzënë. Ajo nuk ishte në gjendje që të kujdesej për familjen e saj në ato momente, por bëri çmos që fëmijët të ecin përpara dhe unë ja kam dalë, por jo çdokush mund t?ia dalë në ato momente?, vijoi më tej ajo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga